Vasko Naumovski, deputeti i VMRO-së nga Australia nga përbërja e kaluar ka përkrahur nismën për reforma në VMRO-DPMNE. Ai dje është paraqitur në ceremoninë e festës së 23 tetorit të organizuar nga reformatorët në Shkup. Naumovski ka thënë se bashkëngjitet në kërkesat për reforma në parti duke shtuar se Maqedonia duhet sa më shpejtë të hyjë në BE e NATO, transmeton Medial.mk.
Author: Adijat
Bashkimi Demokratik për Integrim ka pasur një koalicion parazgjedhor me LSDM-në që nga rrethi i parë i zgjedhjeve lokale, për t’u bërë ballë oponentëve politik shqiptar, Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët. Mirëpo, kur këto dy parti janë bërë bashkë për rrethin e dytë të zgjedhjeve, BDI-së nuk i mjafton as LSDM-ja, e për t’i fituar shqiptarët, BDI ka lidhur kontratë edhe me partnerin e vjetër, VMRO-DPMNE-në. Këtë e konfirmojnë me gjithë qejf burime të larta brenda BDI-së, të njohura për afërsinë e tyre me partinë e Gruevskit. Sipas tyre, pjesë e marrëveshjes janë komunat kryesore ku garohet në rreth…
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1885057908201719/ ” Në këto zgjedhje Ali Ahmeti dhe BDI-ja do të marrin dënimin kapital të merituar prej shqiptarëve dje t’i humbin shumë keq këto zgjedhje. E di se z.Ahmeti përmes instrumenteve që ka dhe mediave që i kontrrollon dhe përmes disa analistëve publik, dëshiron që të na ndryshojë temën e bisedës. Nuk është me rëndësi a bashkohet opozita, me rëndësi është që populli ta dënojë z.Ahmeti dhe dhe partinë e tij”- tha Menduh Thaçi i ftuar në TVART, përcjell Almakos. Më tej lideri i PDSH-së përmend disa nga krimet, siç tha ai, që BDI i ka bërë.
Depozitat e qytetarëve në bankat dhe kursimoret në vend janë të sigurta, tha Borçe Haxhiev, drejtor i Fondit për Sigurim të Depozitave në Republikën e Maqedonisë, në intervistën për MIA-n në prag të Ditës Botërore të Kursimeve – 31 tetori. “Depozitat e kursimeve për secilin depozitues në shumë deri në 30 mijë euro në kundërvlerë të denarit janë të siguruar në Fond dhe janë të sigurta. Dhe nëse ndonjë bankë ose kursimore ka ndonjë ngjarje të rrezikshme, ata depozitues kompensohen”, sqaron Haxhiev. Të dhënat nga Fondi tregojnë se për momentin shtetasit e Maqedonisë kanë 3,8 miliardë euro kursime në banka…
Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, nesër do të niset për një vizitë zyrtare dyditore në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë qëndrimit në Londër, siç njoftojnë nga kabineti, nesër Ademi do të realizojë takim me Drejtoreshën e EJ nga Zyrja e Jashtme, Fiona Mek Iluham. Gjithashtu, Ministri do të takohet edhe me kryetarin e komunës së Uandsuorth, Lesli MekDonel, një komunë ku jetojnë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Maqedonisë. Pasditen e nesërme ministri Ademi do të vizitojë komunën në Litëlhampton në qytetin Brighton dhe do të takohet me qytetarët e Republikës së…
“Mendoj se është në të mirë të Çegranit dhe Gostivarit në përgjithësi që të mbështetet projekti i Nevzat Bejtës dhe u them me sinqeritetin më të madh që Bashkimi Demokratik për Integrim, i tërë ekzekutivi, grupi parlamentar dhe unë personalisht, Ali Ahmeti i qëndrojmë pas këtij projekti të Nevzat Bejtës”, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti para banorëve të fshatit Çegran, duke nënvizuar me këtë rast që kundërshtarët politik nuk duhet të shërbehen me shpifje dhe lajme të rrejshme. “Rrofshin e qofshin të gjithë ata që merren me politikë por jo me shpifje dhe me lajme të rrejshme. Sepse, unë…
Maqedonia po përballet me një mot të ftohtë dhe reshje të dendura të shiut. Në vendet malore si qendra e skijimit në Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit bora ka rënë me një dendësi mesatare duke bërë të mundur hapjen e qendrave të skijimit. Temperaturat janë nën zero dhe kjo ka ndikuar në nivelin e borës edhe në vende tjera malore.
Kryeministri Zoran Zaev, në këto zgjedhje lokale është parë në terren jo vetëm si përkrahës i kandidatëve të partisë së tij, por përkrahje të fuqishme ka dhënë edhe për kandidatët e BDI-së. Për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, shihet angazhim maksimal nga kryeministri Zaev dhe kryetari i ri qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, të cilët mbështesin jo vetëm kandidaturën e Visar Ganiut, por edhe për projektet që janë të përfshira në Kontratën e kandidatit të BDI-së. Megjithatë, përkrahja e LSDM-së nuk mungon edhe për kandidatët e tjerë të partisë shqiptare në qeveri. Sipas analistit Naser Pajaziti, kryeministri Zaev, e…
Johan Tarçullovski, krimineli i dënuar nga Tribunali i Hagës për masakrën ndaj shqiptarëve të Lubotenit, ka marrë 60 mijë euro ndihmë prej shtetit tetë vite rresht sa ka qenë në arrest. Gjithsej i bie se për 8 vite ai gjithsej ka marrë 480 mijë euro para nga buxheti i Maqedonisë. Nëse merret parasysh se në Luboten janë maskruar 10 shqiptarë, i bie se për çdo shqiptar të vrarë në këtë fshat të Shkupit më 12 gusht të vitit 2001, Tarçullovski është “shpërblyer” me 48 mijë euro. BDI, partia shqiptare e cila ka qenë në pushtet në kohen kur janë ndarë…
Festivali ndërkombëtar i Teatrit bashkëkohor “Skampa ’17”, ka nisur edicionin 19-të që zhvillohet çdo vit gjatë sezonit të vjeshtës në Elbasan. Ky festival që këtë vit shënon edicionin e 19-të të tij, i cili ka startuar dje dhe do të vijojë deri më datë 27 Tetor, njofton ATSH. Trembëdhjetë trupa teatrore, gjashtë shqiptare dhe shtatë të huaja, mes te cilave, trupa të ardhura nga Kina, SHBA, Kili, Rusia, Italia, Zvicra, Kosova etj. janë përzgjedhur (mes 67 aplikimeve të ofruara) të ngjiten në skenën e teatrit elbasanas gjatë këtij edicioni. Nën drejtimin artistik të regjisorit të njohur Adonis Filipi, ky aktivitet…
Kanë ngelur edhe 5 ditë që fushata zgjedhore të përmbyllet. Deri tani pamë premtime të shumta nga kandidatët, komuna të fituara nga raundi i parë por edhe koalicionime në mes partive shqiptare dhe partive shqiptare me ato maqedonase. Por një ndër betejat më interesante po zhvillohet në qytetin e Dibrës. Dibranët kanë qenë dëshmitar e asaj që ka ndodhur në Dibër, për 4 vite kryetari i Komunës së Dibrës z.Ruzhdi Lata arriti që Dibrën ta fus në borxhe të majme si dhe të privazitojë shumicën e vendeve publike nën petkun e familjes së tij. Dibra për 4 vite përjetoi tmerrin…
Karvanët partiake sot nëpër shumë vendbanime e vazhdojë fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të caktuara për më 29 tetor. LSDM-ja dhe koalicioni sot janë në takim me qytetarët në Kisella Vodë, Gazi Babë, Nagoriçan i Vjetër, Dollnen dhe Makedonski Brod, ndërsa VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj të koalicionit në Shtip. Fushata do të zgjas deri më 27 tetor në mesnatë. Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 29 tetor do të votohet në 35 komuna të cilat në raundin e parë nuk fituan kryetar komune.