Qytetarët të cilët janë të regjistruar në Listën zgjedhore, e të cilëve afati i vlefshmërisë së dokumentit për identifikim personal u skadon mes dy raundeve zgjedhore të Zgjedhjeve lokale 2017, në raundin e dytë zgjedhor që do të mbahet më 29 tetor, mund të votojnë vetëm me letërnjoftim apo dokument udhëtimi të vlefshëm, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Qytetarët, siç theksojnë nga KSHZ, të cilët duan ta realizojnë të drejtën e tyre zgjedhore në raundin e dytë për zgjedhjen e kryetarit të komunës, duhet menjëherë të nxjerrin letërnjoftim apo dokument udhëtimi të ri.
Author: Adijat
Mbrojtja e interesave të shqiptarëve, mundësimi i trajtimit të tyre si qytetarë me të drejta të barabarta në Maqedoni, premtohet nga çdo parti politike shqiptare, posaçërisht kur në shprehje vjen përfitimi i votave nga elektorati. Nga BDI që 15 vjet me radhë bëjnë premtime të tilla, periudhë e shoqëruar më shumë situate të pakëndshme për shqiptarët. Ndërkohë që partitë e reja politike kritikojnë pozitën dhe premtojnë kontribut më të madh për kauzën shqiptare, duke përmendur si argument të fortë rolin aktiv që kanë luajtur si opozitë, shkruan Almakos. Artan Grubi, thotë se nëse ka një parti autentike për mbrojtjen e…
Në një politikë ballkanike me dinamikë marramendëse, ku kritikat mes kundërshtarëve zënë pjesën më të madhe në debatet publike dhe programet e fushatave, se sa ofertat e mirëfillta, ndeshen shpesh deklaratat kontradiktore. Pikërisht në këtë dinamikë që karakterizon edhe politikën në Maqedoni, kontribuuese janë edhe koalicionet e shpeshta të kohëve të fundit. Dikur kritikë të ashpër, sot shihen me buzë në gaz pranë njëri-tjetrit, duke mos pasur një argument me baza të forta ,se si atyre që dikur i cilësonin si “ kriminel”, sot ju japin mbështetje, shkruan Almakos. Rasti më i fundit i një situate të tillë, ishte mbrëmjen…
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veripërëndimore (OEMVP) konsideron se sivjet do ta rrumbullaksojmë me maksimum 0,7 për qind rritje ekonomike, kundrejt vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore për rritje prej 1,5 për qind. “Do të jemi tejet të kënaqur nëse Maqedonia e rrumbullakson vitin me rritje ekonomike prej 0,5 deri 0,7 për qind. Konsiderojmë se projeksionet prej 1,5 për qind të Bankës Botërore apo 2,5 për qind të Qeverisë assesi nuk mund të arrihen. Në tremujorin e parë rritja ishte zero, në të dytin -1,8 për qind. Që të arrihet rritje prej 2,5 për qind duhet të dy tremujoret të jenë…
Jam i bindur në fitoren e komunës së Porbishtipit. Duhet punën ta përfundojmë, që të mos kemi ndarje, të krijojmë të ardhme për të gjithë qytetarët, porositi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, mbrëmë, para banorëve të Zletovës, komuna Probishtip. “Jam i bindur se shumë njerëz e presin zgjatjen e dorës tonë. Qeverisja e re lokale, në krye me Dragan Anastasovin do të punon për të gjithë. Nuk do ti ndajmë njerëzit. Në maje të hundës na kanë ardhur ndasitë në Maqedoninë tonë. Vetëm politikanët që nuk janë në gjendje t’i zgjasin dorën popullit, t’i ndjejnë problemet bashkë me qytetarët, përhapin…
Veprimi i grupeve kriminale nuk shkakton vetëm pasoja ekonomike, por ato seriozisht i rrezikojnë edhe sigurinë nacionale dhe rajonale, dhe mu për këtë arsye përkushtimi i përbashkët dhe bashkëpunimi i suksesshëm duhet të jenë prioritete të larta për vendet tona. Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në fjalimin në konferencën përfundimtare ministrore për projektin “Lufta kundër krimit të organizuar: Bashkëpunimi ndërkombëtar në të drejtën penale”, që po mbahet në Trieste. Projekti u realizua në kuadër të IPA 2014, ndërsa si bartës i tij nga ana e KE-së ishte emëruar Ministria italiane e Punëve të Brendshme. Është dedikuar…
Grupi i mesëm këmbësorik i batalionit (GMKB) dhe çeta e renxherëve në përbërje të Armatës së Republikës së Maqedonisë, në ceremoni të përshtatshme ushtarake e cila u mbajt dje në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë zyrtarisht i pranuan certifikatat e NATO-s me vlerësim “gati për të luftuar”. Siç kumtoi sot SHM-ja e ARM-së, rivlerësimi i GMKB-së dhe vlerësimi i ÇR-së, në pajtim me konceptin e NATO-s për aftësi operative-Niveli 2, është kryer gjatë stërvitjes “Shkëlqimi i Maqedonisë-13” në periudhën nga 02 deri më 06.10.2017, në poligonin e armatës “Krivolak”, nga ana e ekipit të certifikuar të vlerësuesve nga përfaqësues nacional…
Mysafir në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5 mbrëmë ka qenë ish-shefi i drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sllobodan Bogoeski. “Unë mendoj se Gruevski gënjen se është përgjuar, si që gënjen se DSK nuk ka kryer ndjekjen e komunikimeve, se atë e kanë bërë shërbimet e huaja, apo dikush ka ngjitur e montuar biseda. Vlerësimi im është se dëshiron të shmanget nga përgjegjësia, si njeri i akuzuar për vepra të rënda, dëshiron të tregohet si viktimë politike dhe të tërheq vëmendjen nga të bëmat. I duhen truke të tilla gjatë zgjedhjeve. Ai edhe sot e kësaj dite jeton në këtë…
Në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, mjetet që hyjnë në emër të remitancave janë shumë më të mëdha se mjetet që hyjnë në emër të investimeve të huaja, shkruan gazeta KOHA. Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2015, remitancat në Maqedoni të dërguara në mënyrë zyrtare paraqesin 2.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto apo afër 300 milionë euro, ndërsa nga ana tjetër janë realizuar investime të huaja në vlerë prej 215 milionë euro. Nëse këtu i llogarisim edhe disa qindra milionë euro të remitancave që hyjnë përmes kanaleve joformale, atëherë llogaritet se prej 500 milionë…
Në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup ka vdekur edhe një fëmijë i porsalindur. Bëhet fjalë për vdekje që vjen nga helmimi i gjakut që ndryshe njihet si sepsa. Fëmija që tanimë ka ndërruar jetë është lindur nga një nën 16-vjeçare. Nëna e re ka lindur binjakë, kurse fëmija i mbijetuar është në kujdes intenziv dhe për të thuhet nga spitali se është në gjendje stabile.
Gjitha departamentet për punë administrative të MPB-së do të punojnë edhe më 28 dhe 29 tetor, me qëllim që qytetarët që nuk posedojnë të mund të marrin letërnjoftime dhe të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale (29 tetor). Gjitha kërkesat e për dhënin e letërnjoftimit (e dëmtuar, e humbur ose e vjedhur) me procedurë ligjore do të miratohen urgjentisht në gjitha departamentet për punë administrative. Siç njoftojnë nga MPB, kërkesat për letërnjoftime do të pranohen dhe miratohen urgjentisht duke përfshirë edhe të shtunën deri në orën 16:30. Menjëherë pas aplikimit për letërnjoftim, Departamenti për Informatikë do t’i përpunojë…
Kriza emigruese është një sfidë komplekse dhe kërkon përgjigje komplekse, koordinative dhe menaxhuese. Kriza emigruese kërkon sinqeritet, përkushtueshmëri të të gjitha vendeve, në të gjithë komunitetin ndërkombëtar, porositi sekretarja shtetërore Magdalean Nestorovka, në Konferencën e Vjenës për partneritet për emigrimin – korniza për emigrim të sigurt dhe të rregullt , në organizim të Qendrës ndërkombëtare për zhvillim të politikave emigruese (ICMPD) e cila u mbajt dje në Vjenë. “Kjo krizë kërkon përkushtueshmëri maksimale të çdo faktori se problemi i fqinjit është edhe problemi yt dhe se asnjë nuk mundet të mbyllet hermetikisht në një kuti qelqi dhe vetëm të vëzhgojë…