Author: Adijat

Vëzhguesit e OJQ “Civil” sot në mëngjes vërejtën fillim të qetë dhe hapje me kohë të të gjitha vendvotimeve në 35 komuna ku mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Përjashtim është vetëm vendvotimi 2433 në shkollën fillore “Dituria” në Saraj, i cili u mbyll në orën 8 e 30. Kohë e votimit në këtë vendvotim sipas ligjit duhet të shtohet aq kohë për sa ishte i mbyllur i njëjti. “Në fillim të ditës së zgjedhjeve nuk janë vërejtur parregullsi më të mëdha dhe më seriozië. Përkundrazi duket se këshilli zgjedhor është në kondicion më të mirë sesa gjatë zgjedhjeve…

Lexo më Shumë

Deri në orën 13 krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve lokale,  ka rritje prej 1% të daljes nsë qytetarëve për të votuar. Në raundin e parë deri në orën 13 kanë dalë 21% për të votuar, ndërsa në raundin e dytë 22% . Krahasuar me paraditen numri i votuesve është rritur, por si edhe në komunat tjera pritet që fluksi më i madh të jetë pasdite. Almakos.com E.SH

Lexo më Shumë

Procesi i votimit në Komunën e Gostivarit vijon i qetë dhe nuk është paraqitur ndonjë parregullsi. Në vendvotimin në shkollën “ Ismail Qemali” të drejtën e votimit e kanë 90021 persona, por deri në orën 13:15 minuta kanë votuar 200 prej tyre, megjithatë numri i votuesve vazhdon të rritet, pasi që edhe në këtë komunë fluksi pritet në pasdite. Disa nga qytetarët dhanë mesazhet e tyre pasi votuan “Votova sepse e kam obligim qytetar. I uroj suksese atij që do të fitojë, dhe kam mesazh për qytetarët, të mos zihen familjarët apo vëlla me vëlla, sepse kryetarët ndryshohen ndërsa qytetarët…

Lexo më Shumë

Disa  nga kandidatët  e partive në komunat me shumicë shqiptare dole për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare, për të votuar. Disa prej tyre u paraqitën duke thënë para kamerave le të fitojë më i miri, e disa të tjerë duke thënë se presin fitore më të madhe se në raundin e parë. Kryetari i Komunës dhe kandidati Nevzat Bejta bashkë me familjen e tij votoi në Gostivar. “Si qytetar i Gostivarit votova së bashku me familjen time. Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, në mënyrë demokratike. Falënderoj për punën e tyre anëtarët e komisionit zgjedhor dhe shpresoj në…

Lexo më Shumë

Katërdhjetë e pesëvjeçari V.N. nga Shkupi mbrëmë në polici ka paraqitur se në shtëpinë e tij në rrugën “Pehçevska”, nga ana e dy kryesve të panjohur është kryer vjedhje e rëndë, me ç’rast janë marrë stoli të ndryshme të arit dhe 50.000 denarë, me çka kryesit janë pajisur me dobi pronësore kundërligjore prej rreth 270.000 denarëve. Ministria e Punëve të brendshme sot informoi se kryesit vjedhjen e kanë bërë në atë mënyrë që kanë hyrë përmes tarracës. Gjatë ikjes nga shtëpia, ata janë hasur me pronarin e shtëpisë, i cili ndërkohë është kthyer në shtëpi. Ai ka tentuar t’i parandalojë,…

Lexo më Shumë

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, deri në orën 10, sipas të dhënave të publikuara nga KSHZ, nëpër të gjitha vendvotimet në nivel shtetëror kanë dalë për të votuar 8,09% e qytetarëve. Ndërkohë krahasuar më orarin e njëjtë të votuesve në raundin e parë, ka një rritje prej 1%, shkruan Almakos. Sa u përket komunave dalje më të madhe ka pasur në Demir Kapi me 22.47 % ndërsa dalje më të vogël të votuesve ka pasur në Studeniçan me 3.99 %.. Ndërkohë në gjashtë komunat e Shkupit ku votohet në raund të dytë, dalje më të madhe të votuesve…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Strugës si dhe kryetari i Aleancës për Shqiptare para pak çastesh ka votuar në vendlindjen e tij Livadhi të komunës se Strugës. “Apeloj deri tek organet kompetente që të kontrrollohet procesi zgjedhor sepse ne na duhet proces i rregullt, në mënyrë që qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre që të vazhdojmë me projektet e ndryshimit në Strugë në mënyrë që Struga të marrë vendin e merituar krah qyteteve të zhvilluara anë e këndë”, deklaroi Sela.

Lexo më Shumë

Disa persona të panjohur, meshkuj, dje e kanë plaçkitur S.M. nga Japonia, derisa ka lëvizur nëpër Urën e Gurit në drejtim të Çarshisë së Vjetër. hajnat i kanë marrë 25.000 denarë dhe 5.000 jenë japonezë. Siç informoi sot MPB, hajnat e kanë hasur S.M., ndërsa njëri prej tyre i ka thënë t’ua tregojë paratë japoneze. “S.M. e ka nxjerrë portofolin në të cilin ka pasur 25.000 denarë dhe 5.000 jenë japonezë, ndërsa njëri prej personave ia ka marrë atë dhe ka ikur”, ceket në Buletinin e MPB-së. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryesve.

Lexo më Shumë

Deri në orën 12:00, në 101 vendvotime në Strugë, nuk ka pasur asnjë incident të raportuar, probleme po parregullsi, thonë nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Strugë. Në këtë komuna është regjistruar 1% me shumë votues se në rrethin e parë të zgjedhjeve Lokale. Ndërkohë që edhe në Çair, konkretisht në shkollë “ Petar Zdravkovski-Penko” nuk ka pasur probleme të regjistruara. Që nga ora 07:00 kur janë hapur vendvotimet dalja deri në orën 12:00 ka qenë e ulët, ndërsa fluksi më I madh edhe sin ë zgjedhjet e kaluara pritet pasdite. Në shkollën e përmendur më lart ka 8 vendvotime, ku…

Lexo më Shumë

Vjedhje e rëndë në një trafostacion me peshë rreth 700 kilogramë, që ishte vendosur në atarin e fshatit të Gostivarit Duf kanë kryer persona të panjohur mes 26 dhe 27 tetorit të këtij viti, me çka janë pajisur me dobi pronësore prej rreth 180.000 denarëve, informoi sot MPB. Hajnat, pasi që e zbritën trafostacionin në pronë të “EVN Maqedoni”, nga shtylla e gjatë rreth njëzet metra, ata e çmiontuan dhe kanë amrrë rreth 100 kilogramë elemente nga bakri (mbështjellës), përderisa pjesën tjetër e kanë lënë dhe kanë ikur. Dëmi i shkaktuar material, siç informon MPB, plotësisht do të përcaktohet dhe…

Lexo më Shumë

Deri në orën 10:00 kanë votuar gjithsej 67.341 persona ose 8,09 % në 1517 vendvotime në vend. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në 35 komunat në të cilat votohet, dalje më të madhe ka pasur në Demir Kapi (22,47%) ndërsa më së paku votues ka pasur në komunën e Studeniçanit (3,99%). Komunat e tjera në të cilat është votuar më së shumti deri në orën 10:00 janë Komuna e Makedonska Kamenicës (17,66%), Zërnovcit (17,33%), Komuna e Shtipit (15,48%), Novacit (15,36%), Kavadarit (14,86%), Probishtipit (13,78%). Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri në orën 10:00 interesim më i vogël për të votuar,…

Lexo më Shumë

Burime brenda radhëve te BDI thonë se Ali Ahmeti tërësisht është tërheq nga drejtimi i BDI-së. Sipas një burimi të lart partiak thuhet se pas zgjedhjeve vendore LSDM-ja dhe BDI -ja do shkrihet në një parti, që do i përfshij emrat e të dyjave dhe atë do e drejtoj Zoran Zaevi. Burimi ynë thotë se pas kësaj Ali Ahmeti do tërhiqet nga politika por duke marr garanca se ai dhe shokët e tij, nuk do përfshihen në “dosjet e krimit” ku përmenden emrat e shumë funksionareve te BDI-së.

Lexo më Shumë