Author: Adijat

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, në pres konferencën e sotme tha se janë evidentuar disa raste të shkeljes së rendit publik në Shuto Orizarë, ku një person ka paraqitur se dikush e ka sulmuar në rrugën “Metohiska”. Policia siç tha Angellovski, ka dal në terren dhe ka arrestuar një person dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=4QGxMksd2YM Pas zërave se Komandanti i stacionit policor të Zherovjanit, Argjend Osmani po bën presion ndaj votuesve, TV21 shkoi menjëherë në vendngjarje. Personi në fjale hedh poshtë akuzat për presion ndaj votuesve. Ai tha se këto janë vetëm spekulime. Edhe disa nga banorët që pyetëm thanë se procesi i votimit po rrjedh në mënyrë demokratike dhe pa presion. Të drejtë vote në këtë komunë kanë 18000 qytetarë.

Lexo më Shumë

Shumica e vendvotimeve që i xhiruam në komunën e Çairit, ishin hapur me kohë. Dita rrjedh në mënyrë të qetë dhe pa incidente, thonë kryetarët e komisioneve zgjedhore, shkruan Medial.mk. Elena Boshkovska – Kërstevska Kushte më të mira për jetë, plotësimi i premtimeve të dhëna gjatë fushatës parazgjedhore, projekte që i përfshijnë të gjitha segmentet për jetesë normale… Këto janë pritshmëritë e banorëve të Çairit nga kryetari i ri i komunës. “Presim që të ketë ndryshime. Të përmbushin gjithçka që premtuan, në fakt për këtë edhe votojmë…” “Po, votova. Pres ndryshime më të mëdha…” Shumica e vendvotimeve që i xhiruam…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës për Shqiptarë për komunen e Gostivarit Arben Taravari sëbashku me bashkëshorten e tij ka kryer obligimin qytetarë duke ushtruar të drejtën e votës. “Ne do të bëjmë edhe një hap përvec që do të bëjmë ndryshimin e qytetit do të mundësojmë që gjithë qytetarët të frymojnë lirshëm. Besoj procesi do të rrjedh mirë pa keqperdorime dhe kjo do të ishte primati i këtyre zgjedhjeve”, tha Taravari Ka kërcënime,telefonata,ka blerje votash dhe kjo është normale për nje parti e cila me vite ka udhëhequr në këtë mënyrë dhe nuk është dicka spektakolare deklaroi mes tjerash Taravari.

Lexo më Shumë

Kryetari i degës së një partie në Kavadarci ka sulmuar fizikisht aktivistin e një partie tjetër. Në zënkë nuk ka qenë ai i vetëm, por është përkrahur edhe nga kolegët e tij të së njejtës parti. Sipas Kurir një grup i një partie në krye me kryetarin e degës, kanë sulmuar aktivistë dhe vëzhgues të një partie tjetër në vend votim. Sipas të dhënave janë sulmuar disa persona. MPB po bën hulumtim për zbardhen e këtij rasti. Për shkak të heshtjes zgjedhore, InfoShqip pas orës 19 do ta bëjë publik emrin e partive dhe identitetet e personave të përfshirë në…

Lexo më Shumë

Tre persona janë shoqëruar nga policia, nën dyshimin për shkelje të procesit zgjedhor. Forcat e rendit kanë regjistruar tre raste, ku janë fotografuar fletëvotimi, thotë zëdhënësja e ministrisë së brendshme Natalia Spirola Kodriq. Rasti i parë ka ndodhur në vendvotimin që gjendet në shkollën “29 korriku” në komunën e Shuto Orizares. Rasti i dytë për fotografim të votës ka ndodhur në komunën e Kisella Vodës, në vendvotimin 2660, në bashkësinë lokale Cërniçë, një qytetar fotografoi votën. Rasti i tretë ndodhi në Probishtip, thotë policia dhe sqaron se të gjithë të dyshuarit për fotografim të votës, janë shoqëruar në polici. Të…

Lexo më Shumë

Nga Organizata “Civil” të cilët monitorojnë zgjedhjet thonë se kanë regjistruar 29 raste të prishjes së procesit zgjedhor. Ata u ankuan se vëzhguesit e tyre janë penguar në kryerjen e detyrës. Ata tërhoqën vëzhguesit nga një vendvotim në Llaskarcë të Sarajit duke kërkuar nga Institucionet nëse atje ka zgjedhje të lira dhe demokratike.

Lexo më Shumë

. KSHZ doli në konferencën e dytë për mediat për ditën e sotme. Sipas të dhënave të këtij komisioni deri në orën 13:00 dalja e qytetarëve [ër të votuar në nivel shtetërorë është 24.38% Dalje më të madhe si edhe në raundin e parë, ka në komunat me shumicë maqedonase dhe më pak në ato më shumicë shqiptare. Ashtu si në orën 10:00 edhe në orën 13:00 dalje më të madhe të qytetarëve për të votuar ka në Demir Kapi edhe atë me 48.19%, ndërsa dalje më të ulët ka ne Jegunovc me 12.77%. Siç theksuan nga KSHZ, deri tek…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferri votoi në fshatin Forinë të Gostivarit, nga ku deklaroi se qytetarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të bëjnë atë në mënyrë demokratike. “Gjithsesi se shfrytëzuam të drejtën për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. I falenderojmë të gjithë qytetarët për kujdesin, për atmosferën festive që shprehën edhe në raundin e dytë! Dëshirojmë që kjo atmosferë të mbizotërojë deri në përmbyllje të procesit zgjedhor! Përfundimisht qytetarët e Republikës së Maqedonisë tregojnë që kanë dinjitetin, njohuritë dhe kapacitin e duhur dhe demokratik për të shprehur vullnetin e tyre. Më gëzon…

Lexo më Shumë

inistria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka dalë me pres konferencë për procesin zgjedhorë, ku ka informuar se procesi zgjedhor është duke kaluar sipas pritshmërive, dhe se të njëjtat janë të qeta, të lira dhe demokratike. Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie Toni Angellovski, MPB deri më tani ka vërejtur tre raste kur qytetarët kanë fotografuar votën e tyre, dhe një person në Komunën e Shuto Orizarës është arrestuar për sulm fizik. “Deri më tani kemi vërejt tre raste kurë qytetarët kanë fotografuar votën e tyre edhe atë një në shkollën fillore “26 maj” në Komunën e Shuto Orizarës, rasti…

Lexo më Shumë

Votim familjar, prani e personave të paautorizuar dhe fotografim të fletëvotimeve, janë vetëm disa nga parregullsitë që regjistron Asociacioni qytetar MOST në votimin e sotëm të rrethit të dytë në zgjedhjet lokale. Si që ka informuar Zllatko Dimitrioski në vendvotimin 1471 në Debreshtë, komunë e Dollnenit janë evidentuar nëntë raste të votimit familjar, 27 vota janë keqpërdorur në vendvotimin 1472 në fshatin Llazhanë, ndërsa në vendvotimin 0888 në fshatin Vidovishtë të komunës Zërnovc tre votues janë vërejt me sprej në dorën e majtë, në vend se në dorën e djathtë.

Lexo më Shumë