Dënim më të ashpër për të akuzuarin e parë Goran Grujevski kërkoi PSP në fjalën e sotme përmbyllëse për lëndën “Fortesa 2” në Gjykatën Penale. Mbrojtja e Grujevskit, madje, kërkon aktvendim lirues, për shkak se, sipas tyre, në këtë rast nuk është kryer vepër penale, shkruan Medial.mk Prokurorja Lençe Ristoska para gjykatës elaboroi se kërkojnë dënim më të ashpër për ish-shefin e DSK-së Grujevski për shkak se ai e ka kryer veprën penale të mënyrën më të pacipë, duke keqpërdorur pushtetin dhe pozitën e tij. Sipas PSP-së, ai ka urdhëruar dhe organizuar shkatërrimin e dokumenteve zyrtare të lidhura me përgjimet…
Author: Adijat
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Kroacisë, realizoi takim me kolegen e tij Marija Pejçinoviq-Buriq, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane. Në takim u hapën temat e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, procesi i zgjerimit dhe perspektiva evropiane e rajonit, si dhe mbështetja kroate për integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO. Bashkëbiseduesit potencuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, si bazë për realizimin e një bashkëpunimi edhe…
Kompania Central Azia metalls (Central Asia Metals PLC), me seli në Londër, Britania e Madhe, edhe zyrtarisht u bë pronar i minierës Sasa nga Makedonska Kamenica, pasi në Bursën londineze sot u përfunduar procedura për blerje të 100 për qind nga Links Resorsis Limited (Lynx Resources Limited), ish-pronari i minierës. Kompania Central Azia metalls e bleu Links resorsis limited për 402,5 milionë dollarë. Paraprakisht, kompania mori leje për përvetësim nga ana e Komisionit për mbrojtje të korrupsionit i Republikës së Maqedonisë. Përvetësimi është kryer sipas rregullave të Bursës londineze, në të cilën kuoton Central Azia metalls. “Jemi të kënaqur që…
Çështja është, pse nuk po gjykohet edhe “banda jonë”? Pse prokurori publik edhe gjykatës nuk i intereson- sipas ligjit e ka të patjetërsueshme- që t’i zbulon të gjithë të implikuarit në aktin terrorist dhe ta pastrojë motivin e tyre, kush ka qenë inspiruesi, bashkëpunëtori, sipas gjasave financuesi dhe përfundimisht kush ka pasur interes material, ose interes tjetër nga ky akt kriminel, terrorist. Pse Prokurorisë dhe Gjykatës nuk u intereson kjo! Kështu shkruan në kolumnën e tij të fundit të botuar në civilmedia.mk, gazetari Sasho Ordanovski, transmeton gazeta Lajm.
Një ngjarje që tregohet nga vajza e quajtur Mila Dosevska ka bërë xhiro nëpër rrjetet sociale ku ajo me shumë dhimbje e tregon ngjarjen që i ka ndodhur me shitësin e qytetit të saj i cili nuk i doli në ndihmë. Dosevska në Facebook shkruan për ngjarjen, që është shpërndarë në mënyrë virale në Facebook. Telegrafi Maqedoni ju sjell të plotë ngjarjen e treguar nga vajza e mitur e cila vuan nga diabeti. ”Unë jam fëmijë me diabet. Kur kthehesha nga shkolla kisha problem pasi më ra niveli i sheqerit në gjak dhe gjendja ime u përkeqësua. Gjyshja ime donte…
Të paktën 20 persona, në mesin e të cilëve edhe 6 shqiptarë janë arrestuar gjatë një super operacioni në Greqi, që merreshin me falsifikimin e pasaportave. Arrestimi është kryer në sajë të ndërhyrjes së Europolit, ku janë zbuluar laboratorë të falsifikimit të pasaportave. Personat në fjalë pajisnin emigrantët me pasaporta false drejt vendeve të BE-së. Sipas mediave fqinje, rrjeti ka vepruar për të paktën tre vjet, duke i pajisur “klientët” me pasaporta të falsifikuara, kryesisht franceze, gjermane dhe spanjolle. Ata largoheshin nga Greqia nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Athinës, atij të Selanikut si dhe nga qytete të tjera të vendit. Destinacioni…
Shfrytëzuesit buxhetor kanë kërkesa më të mëdha për 500 milionë euro. Nëse ishin përmbushur të gjitha dëshirat e tyre për rritjen e pagave, deficiti buxhetor do të jetë tetë, e jo 2, për qind të BPV-së, tha sot ministri i Financave Dragan Tevdovski, duke e prezantuar Propozim-buxhetin për vitin 2018 para anëtarëve të Odës Ekonomike të Maqedonisë. Tevdovski vuri në dukje se për herë të parë projeksioni i arkës së shtetit prezantohet dhe diskutohet haptazi përpara se të miratohej që, paralajmëroi, do të bëhet praktikë. “Për Maqedoninë që të shkojë përpara, duhet të flasim haptazi, të jemi transparentë. nevojitet të…
Njëra nga të akuzuarat në rastin “Fortesa” ka thënë se ajo vetëm ka zbatuar urdhërin e eprorit Goran Grujovski, raporton SHENJA. “Me vite punoj në MPB dhe e bëj punën time me profesionalizëm. E respektoj kierarkinë. Në këtë rast kam vepruar vetëm në bazë të eprorit. Veprën nuk e kam bërë me paramendim. Vetëm kam vepruar sipas urdhrit të eprorit. Nuk kisha mundësi zgjedhjeje. Vetëm punën e kam burimin e ekzistencës. Nuk kam bërë asnjë vepër penale. Kam vepruar në bazë të urdhrit. Kam ekzekutuar urdhrin e eprorit Goran Grujevski. Gjithë veprimet e mija si anëtare e komisionit kanë qenë…
Visar Ganiu nuk do të merr certifikatën për kryetarë të Komunës së Çairit, por do të duhet të përballet në rreth të tretë të zgjedhjeve, raporton SHENJA. Kështu ka vendosur Gjykata administrative e cila ka pranuar ankesën e Lëvizjes Besa për rivotim në vendvotimin 2901. Numri i votave në këtë vendvotim ka shumë gjasa që të ndryshojë edhe rrezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale dhe të përcaktojë fituesin, për shkak të numrit të madh të votuesve të regjistruar dhe dallimit të ngushtë mes dy kandidatëve që shkuan në balotazh. Dallimi mes Visar Ganiut dhe Zeqirja Ibrahimit pas rrethit të dytë të…
Për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “fshehje tatimi” dhe “larje parash”, dje dy shtetas të Maqedonisë dhe një i Malit të Zi janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Malit të Zi, njofton gazeta malazeze “Vijesti”. Ata dje janë marrë në pyetje nga prokurorët special në Podgoricë, të cilët edhe kanë urdhëruar arrestimin e tyre për 72 orë. Mes të arrestuarve janë Dragan Saviq, Grujica Jovanovski dhe Elizabeta Stojanovska. Ata janë të akuzuar se si themelues të disa kompanive kanë fshehur tatim në vlerë prej mbi 100 mijë eurove, ndërsa disa të tjerë akuzohen për…
“Mbrojtja e informatorëve dhe shoqërisë civile” është tema e takimit me organizatat civile në organizim të Institutit për Hulumtime Strategjike edhe Edukim – ISIE në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Maqedoni. Ligjërues në takim është Tom Devajn, drejtor i punëve juridike në Government Accountabolity Project, Uashinngton. Gjatë karrierës së tij Tom Devajn ka punuar me mbi pesë mijë informatorë apo të quajtur në gjuhën popullore “spiunë”. Devajn ka qenë kryeses i fushatës për miratimin apo mbrojtjen e 20 ligjeve kryesore kombëtare apo internacionale për mbrojtjen e informatorëve. Ai gjithashtu ka qenë “ambasador i informatorëve” në më shumë vendeve të…
Me ekipimin e personelit të zgjedhur me anë të procesit të evaluimit dhe selektimit këtë fundjavë në Tiranë edhe zyrtarisht filloi me punë Sekretariati i Fondit për Ballkanin Perëndimor – UBF, qëllimi i të cilit është përkrahja e projekteve të përbashkëta të shoqërisë qytetare, për përforcimin e kontakteve mes njerëzve dhe proceseve të përgjithshme të bashkëpunimit rajonal. Siç kumtuan nga VBF, në ceremoninë e organizuar me këtë rast në hapësirat e fondit në Tiranë, drejtori ekzekutiv Gjegj Mura, tha se një grup i profesionistëve me përvojë nga rajoni ynë janë të gatshëm aktivisht të kontribuojnë për arritje të qëllimit të…