Author: Adijat

Bosnjë e Hercegovinë, do të marrë pjesë në Takimin e 11-të punues vjetor të ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore. Sivjet, takimi është në organizim të Qeverisë së Bosnjë e Hercegovinës, si vend kryesues me Grupin e përhershëm punues për zhvillim rural rajonal për vendet nga Evropa Juglindore SWG. Siç informojnë nga MBPEU, ministrat e Bujqësisë të EJL-së dhe shefat e delegacioneve do të mblidhen në Jahorinë që të bisedojnë për ardhmërinë në sektorët për bujqësi dhe zhvillim rural në rajonin e EJL-së dhe ta elaborojnë procesin e bashkëpunimit rajonal në ato fusha. Në suaza të takimit ministror në Jahorinë,…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e mbrëmshme miratoi Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Qëllimi i këtij propozimi ligji të ndryshuar është që të sigurohen kushte për zbatimin e Ligjit për Prokurorinë Publike për ndjekje tëveprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimit joligjor të komunikimeve, njoftoi pres-shërbimi qeveritar. Kabineti qeveritar ka sjellë vendim që t’i propozohet Kuvendit miratim edhe i propozim-ligjeve për shfuqizimin e Ligjit për këshill për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmim të përgjegjësisë për gjykatës dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshill gjyqësor.…

Lexo më Shumë

Në sallonin e shitjeve “Toyota” sot u promovua vetura e re “ Lexus LC”  e cila sjell një epokë të re teknologjike për vet brendin. Vetura e prezantuar sot nga “Lexus” mban çmimin 124 mijë euro, çmim i caktuar sipas standarteve europiane, por e mira kushton. Se çfarw ofron kjo veturë për këtë çmim, e shpjegon më së miri eksperti i kësaj fushe, Agron Sulejmani. Ky brend njihet në mbarë botën si ofrues komoditeti, kualitet, luks dhe në vete përfshin teknologji bashkëkohore. “Lexus” renditet në vendin e katër në mes brendeve botërore të veturave.

Lexo më Shumë

Rezultate nga hulumtimet dhe analizat për nevojat për ndryshime për personat me nevoja të posaçme në sferat e mbrojtjes sociale, arsim, sigurimin shëndetësor dhe jetë cilësore do të prezantohen sot në Konferencën “Sy për barazi” në organizim të Komitetit të Helsinkut, kushtuar personave me aftësi të kufizuara. Fjalim do të kenë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, ambasadori britanik në Maqedoni, Çarls Geret dhe drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkut për të drejtat e njeriut Urania Pirovska, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësues prej ministrive kompetente për këto sfera për të cilat janë zbatuar hulumtime. Konferenca është…

Lexo më Shumë

Me qëllim të avancimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Austrisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Sektori tregtar i Ambasadës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë organizojnë takime afariste Maqedoni-Austri. Takimet bilaterale do të mbahen në kuadër të misionit tregtar të Odës Ekonomike të Austrisë, ndërsa si pjesë e delegacionit do të jenë të pranishëm edhe biznesmenë eminentë austriakë me të cilët kompanitë nga Maqedonia do të kenë mundësi të realizojnë takime të drejtpërdrejta afariste. Sferat e ofruara për bashkëpunim janë: zgjidhje energjetike dhe shërbime në sferën e fotovoltaikëve dhe deponimin e energjisë, projektim…

Lexo më Shumë

Gjendja me përparimin e Republikës së Maqedonisë në proceset eurointegruese, duke u ndalur në implementimin e Planit 3-6-9, si dhe kapërcimin e barrierave politike për afrimin drejt BE-së dhe NATO-s ishin temat e bisedimeve të zëvendëskryetarit të Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në takimin në Bruksel me Gjenoveva Ruiz Kalavera, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian. Siç njoftoi SÇE-ja, në takimin me Ruiz Kalaverën u hapën edhe çështjet për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet IPA, nga ana e Maqedonisë, për çka Osmani tha se është në fazën përfundimtare përgatitja…

Lexo më Shumë

Konsolidimi demografik i shqiptarëve në Maqedoni është bërë tmerri i mediave fqinje. Frika e shtypit serb se në Maqedoni po krijohet dalëngadalë shteti i tretë shqiptar ka sjell edhe analiza e projeksione për shtrirjen etnike të shqiptarëve në këtë shtet. Derisa të dhënat e regjistrimit të vitit 2002 tashmë konsiderohen si tejet të vjetëruara dhe pak të besueshme, shqiptarët me fitoren në Kërçovë në vitin 2013 dhe në Dollnen, në zgjedhjet lokale të këtij viti, kanë krijuar një bllok të fortë që shtrihet edhe në zemër të Maqedonisë. Portali serb ‘srbijadanas’ ka publikuar një hartë të përqindjes së shqiptarëve në…

Lexo më Shumë

Konferencë rajonale për “Përforcim të mbikëqyrjes financiare të parlamenteve nga Ballkani Perëndimor” do të mbahet sot në Shkup. Deputetë dhe përfaqësues nga parlamente nga Ballkani Perëndimor edhe atë nga Maqedonia, Shqipëria, BeH-ja, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia së bashku me përfaqësues nga Banka Botërore, ekspertë dhe përfaqësues rajonal nga Parlamenti Evropian, do të bisedojnë për aspektet e ndryshme të bashkëpunimit rajonal edhe atë se si të avancohet mbikëqyrja buxhetore dhe ligjdhënëse në Ballkanin Perëndimor. Konferenca rajonale është në organizim të fondacionit Uestminster për demokraci, Bankës Evropiane dhe Rrjetit të komisioneve të parlamenteve për ekonomi, financa dhe euro-integrime të Ballkanit…

Lexo më Shumë

Në suaza të projektit “Përforcim i kapaciteteve dhe mekanizmave për mbështetje të procesit reformues të Kapitullit 20 (YESNetwork +)” financuar nga BE-ja sot në Shkup do të mbahet Info ditë për thirrje për ndarjen e granteve të organizatave të shoqërisë civile. Për realizimin e projektit janë paraparë mjete në lartësi prej 3.688.866 denarë, apo 60.000 euro. Shuma maksimale për një grant të zbatuar në nivel lokal arrin 307.405 denarë, ndërsa për grant të zbatuar në nivel kombëtar arrin 614.811 denarë. Të paktën tetë projekte do të mbështeten edhe atë katër në nivel lokal dhe katër në nivel kombëtar. Njëherësh, shtojnë…

Lexo më Shumë

“E kaluara e botës së gjuhëve – sot dhe nesër” është titulluar konferenca e dytë ndërkombëtare shkencore të cilën sot dhe nesër e organizon Instituti për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov” në suaza të Ditëve të hapura të cilat mbahen prej 13 deri më 17 nëntor. Në konferencë janë paralajmëruar 68 pjesëmarrës, 33 më shumë nga konferenca e parë ndërkombëtare vitin e kaluar. Krahas nga Maqedonia, do të marrin pjesë linguistë nga shtatë vende: Kosova, BeH-ja, Polonia, Rusia, Sllovenia, Serbia dhe Kroacia. “Numri prej rreth 70 punonjës shkencor, profesorë eminent, premton program të pasur dhe njohuri të reja shkencore nga maqedonistika,…

Lexo më Shumë

Ballkani dhe Maqedonia nuk janë prioritet për Moskën. Por, ky rajon çdoherë është karakterizuar me jostabilitet dhe paraqet pikë të dobët në sistemin euroatlantik të sigurisë, ndërkaq Rusia këtë e shfrytëzon dhe realizon një lloj presioni, thotë Dimitar Beçev, ekspert për Rusinë, hulumtues në Qendrën për studime sllovene dhe euroaziatike në Universitetin në Karolinën Veriore, dhe bashkëpunëtor në Këshillin atlantik në Uashignton. “Nga ana tjetër, Moska konsideron se Perëndimi po përzihet në sferën e tij të ndikimit, në vende si Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina, dhe aksionet e saj në Ballkan janë përgjigje ndaj rolit të shtuar të qendrave perëndimore në…

Lexo më Shumë

Daniel Server, ekspert për Ballkan dhe profesor në universitetin amerikan Xhon Hopkins, në deklaratë për MIA-n vlerëson se është e mundur që në vitin 2018 të bëhet depërtim në zgjidhjen e kontestit për emrin dhe heqje të bllokimit për pranim të Maqedonisë në NATO dhe fillim të negociatave inkuadruese me BE-në. Duke i komentuar pritjet optimiste nga Shkupi, Athina, por edhe nga Uashingtoni, të theksuara përmes zëvendës-ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së Hojt Ji, Server thotë se zgjidhje mund të gjendet posaçërisht lidhur me pranimin e Maqedonisë në NATO. “Po, zgjidhje, të paktën, për anëtarësim në NATO, është e mundur në…

Lexo më Shumë