Vendim për kufizim të punës së furrës për mbeturina mjekësore në Drislla prej vetëm tetë orësh, midis orës 7 dhe 19, si dhe ndalesë të plotë për punën kur tejkalohen pragjet e alarmimit të ndotjes së Qytetit të Shkupit për stacionin matës Lisiçe, miratoi Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese të deponisë në fshatin Batincë, komuna Studeniçan, i realizuar më një dhjetor të këtij viti. Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, vendimi është marrë në bazë të matjeve të fundit të cilët kanë treguar tejkalim të koncentrimeve mesatare të monoksid karbonit, sulfur dyoksid…
Author: Adijat
55 vjecari me inicialet Z.M nga Cajla e Gostivarit, dje rreth orës 17 ka denoncuar në Polici mashtrimin kompjuterik nga persona të panjohur. Duke shfrytëzuar adresën e tij elektronike dhe profilin në Fejsbuk, persona të panjohur nga dy miqtë e tij, nga të cilët njëri i punësuar në Gjermani, kanë arritur tu marrin 600 euro.
Gjyqi “Syri i Gjarprit” u shty sot më 1 shkurt 2018, për shkak se mbrojtja paraqiti një kërkesë për një kohë të arsyeshme gjyqësore në Gjykatën Supreme, deklaroi avokatja Maja Dojçinovska. Vitin e kaluar, Gjykata e Apelit hoqi vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit dhe e ktheu çështjen në rigjykim. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në vitin 2010 vendosi që të pandehurit në “Syrin e Gjarprit” pa të drejtë janë mbajtur në paraburgim dhe Republikës së Maqedonisë i urdhëroi që të paguajë dëmshpërblim. Gjykata Supreme duhet të marrë një vendim deri më 1 shkurt dhe pastaj ta dorëzojë…
Shoqata “Qendra Hepar”- Manastir e filloi aksionin “ Ndal hepatitit tek gjeneratat e reja, aktivitet i i vendosur në konferencën ndërkombëtare “Marrja e një plani veprimi për arritjen e mbulimit shëndetësor universal për të gjithë pacientët deri në vitin 2030” u mbajt në Parlamentin Europian në Bruksel, përcjell Almakos Presidenti i Shoqatës, Milan Mishkoviç theksoi se fushata e dedikuar për mbulimin e shëndetit universal për të gjithë pacientët deri në vitin 2030 udhëhiqet nga Forumi Evropian i Pacientëve në partneritet me Parlamentin Europian dhe Komisionin Evropian dhe në Maqedoni kjo aktivitet u morr nga “Qendra Hepar” -Manastir . Konferenca në…
Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është nderuar me vizitën e kryeministri Zaev dhe shoqëruesve të tij. Na lidh jeta, fati dhe perspektiva jonë euroatlantike, tha Haradinaj, shkruan Almakos. “Me vizitën e sotme kemi arritur të ndihmojmë që marrëdhëniet tona të përparojnë, sot kemi marr shumë obligime të cilët në të ardhmen shpresoj do të kemi rastin t’i finalizojmë.”- theksoi kryeministri I Kosovës. Kryeministri Zaev shprehu kënaqësinë për këtë takim të realizuar duke theksuar se ka perspektiva të mëdha për të pasur progres, avancim në marrëdhëniet mes vendeve. Unë jam i lumtur tha Zaev që jam kryeministri i parë i Maqedonisë…
Sonte pas kthimit nga Kosova kryeministri Zaev do të ketë takim me partnerët e koalicionit me të filët do të flasi edhe për të vendosur për rikonstruimin e Qeverisë, shkruan Almakos. Ai tha se sot pritet që më takimin e sontëm të vendosët se çfarë do të bëhet. Më pas emra do të futën në procedurë parlamentarë për ndyrshimet në Qeveri.
Emri “Maqedonia e re” është supozim i mediave tha Zaev, duke shtuar se nuk kenë mberritur deri në atë pikë, ajo që do të flasim është të gjejmë zgjidhje të kënaqshme për të dyja vendet. Mendoj se takimi do të përfundojë në zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët, tha kryeministri Zaev gjatë vizitës së tij në shtetion e Kosovës, ku pas takimit me homologun e tij do të ketë takim edhe me kryeparlamentatrin dhe presidentin e Kosovës.
Për rastin “ Lagjja e Trimave” Zaev tha se hetimin ndërkombëtarë do ta kërkojnë për të zbuluar të vërtetën , sepse qytetarët meritojnë të dijnë të vërtetën. Zaev tha se këtë rast nuk e ka provokuar askush as Zaev dhe as Haradinaj, shkruan Almakos. Kjo çështje nuk duhet bërë pengesë në marrëdhëniet tona, kjo është çështje e ndjeshme ku u vranë edhe polic shtoi Zaev. Ndërsa kryeministri Hardinaj tha se nuk ka çfarë të shtojë më shumë se kjo që tha homologu i tij. /Almakos.com
Sonte në Qendrën Informative Kulturore në Shkup në Sallonin 19,19, do të promovohet libri me poezi “DEJA E VJESHTËS” nga Delvina Kërluku. Për librin do të flasin ambasadori i Republikës së Rumanisë në Republikën e Maqedonisë, Viorel Stanila dhe kryetari i SHSHM, Vele Smilevski. Në promovim vargje do të interpretojë aktori Adem Karga, kurse do ta shoqërojë në piano Ariana Kuriu – Grubi.
Ndërmarrja publike e Shkupit “Ujësjellësi dhe kanalizimi” ende nuk mund ta caktojë çmimin e ujit që duhet të zbatohet prej 1 janarit të vitit 2018 për shkak të skadimit të mandatit të Këshillit drejtues të ndërmarrjes. “Për shkak të përfundimit të mandatit të anëtarëve të Këshillit drejtues të NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup, ndërkaq duke pasur parasysh atë se, ende, nuk janë emëruar anëtarë të rinj, procedura rreth propozimit për çmimin e ujit, ende, nuk ka përfunduar”, informojnë nga kjo ndërmarrje publike. Sqarojnë se në momentin kur do të emërohen anëtarët e rinj, procedura do të mund të vazhdojë.…
Banka Shparkase Maqedoni do të nënshkruajë linjë të re kreditore nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim. Linja e re kreditore është e dedikuar për financim të efikasitetit energjetik në amvisëri. Në nënshkrimin e marrëveshjes do të marrin pjesë përfaqësuesi i BERZH-it për Maqedoninë, Anka Joana Jonesku dhe kryetari i KD të Bankës Shparkase Maqedoni, Gligor Bishev
Ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë Bilen Saiji, sot, në ditën e dytë të vizitës në Shërbimin shtetëror letonez për provacion, Mihalis Papsujeviç dhe me drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Edvins Ballsheviç, njoftoi Ministria e Drejtësisë. Ministrat e Drejtësisë së Maqedonisë dhe Letonisë, Bilen Saliji dhe Xhintars Rasnaç dje në Rigë nënshkruan Memorandum për bashkëpunim midis ministrive të drejtësisë së të dy vendeve. “Me Memorandum u dakorduan sferat, format dhe mënyra e bashkëpunimit midis dy institucioneve, duke i ndarë vlerat e përbashkëta evropiane në frymën e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë”, thuhet në kumtesë. Mes të tjerash, në bashkëpunim epërsi…