Fakulteti Ekonomik shtetëror, Universiteti i Lubjanës, përmes qendrës rajonale në Shkup, për Kosovë dhe Maqedoni, ofron mundësi për regjistrim në studimet Master (Menaxhim dhe Organizim) në Akademinë Ndërkombëtare të Biznesit (IBA). Siç citohet në njoftimin zyrtar, mundësia për aplikim në studimet Master zgjat deri në fund të janarit 2018, ndërsa ligjëratat për gjeneratën e ardhshme fillojnë në shkurt 2018. Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Lublanës, është Fakulteti i parë dhe i vetëm me të ashtuquajturën “Kurorë të trefishtë” në Evropën Juglindore, që ka akreditimet më të larta ndërkombëtare EQUIS, AASCB dhe AMBA. Me këto akreditime Fakulteti bën pjese në një…
Author: Adijat
Qëndrimet e ndryshme midis partnerëve të koalicionit në Qeverinë greke në lidhje me çështjen esenciale nga politika e jashtme, siç është kontesti për emrin, thjesht janë të padurueshme, veçanërisht në rrethanat e tanishme pozitive, që janë krijuar në lidhje të mundësisë për tejkalimin e kontestit, komentojnë sot mediat greke. Qeveria e kryeministrit Aleksis Cipras tregoi optimizëm dhe gatishmëri të madhe që të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme dhe e gjithë kjo përmes aktiviteteve të intensifikuara diplomatike të shefit të diplomacisë Nikos Koxias, transmeton MIA. Këto tentime, siç komentojnë mediat greke, megjithatë hasin në pengesë për shkak të qëndrimit të…
Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mbrëmë e refuzoi iniciativën e disa funksionarëve aktual dhe të mëparshëm për shtyrjen e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë dhe kjo iniciativë nuk do të gjendet në rend dite të seancës së sotme të Komitetit qendror të partisë. KE i VMRO-DPMNE-së dje e ka shqyrtuar edhe informacionin rreth përgatitjeve për mbajtjen e Kongresit të 16-të të jashtëzakonshëm, që duhet të mbahet më 22 dhe 23 dhjetor në Vallandovë. Shumë anëtarë të VMRO-DPMNE-së, midis të cilëve themelues të partisë, deputetë dhe funksionarë të tjerë, të martën, në prag të Kongresit të partisë, në letër publike theksuan se…
Stacioni Policor Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër R.A (20) nga f. Elevci, Komuna e Qendrës Zhupa, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka shantazhuar një të mitur me fotografi komprometuese. MPB bëri të ditur se gjatë tetorit të vitit të kaluar, i denoncuari ka marrë fotografi erotike nga një e mitur me të cilën më herët ka qenë në lidhje dashurie, ndërsa pastaj ka tentuar ta shantazhojë duke i kërkuar fotografi të tilla të tjera. Në momentin e revoltit nga lidhja e ndërprerë, R.A. një pjesë të fotografive, përmes rrjeteve sociale, ia ka dërguar babait të…
Edhe dhjetë ditë zgjat mundësia për aplikim të Thirrjes publike për zgjedhjen e “Shkencëtarit të ri më të mirë” për vitin 2017, mirënjohje që e ndan presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Thirrja publike për zgjedhjen e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2017 është e hapur deri më 31 dhjetor për të gjithë të rinjtë deri në moshën 30 vjeçare, të cilët në punën e deritanishme shkencore kanë arritur rezultate të rëndësishme shkencore. Të interesuarit, dokumentet e tyre duhet t’i dorëzojnë deri te Kabineti i presidentit të RM-së. Kusht për konkurrimin e të interesuarve është që…
Më 18 dhjetor 2017, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Strategjike dhe Edukim në Shkup, si dhe të gjitha universitetet publike në vend kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për universitete pa korrupsion. Deklarata është firmosur nga rektorët e të gjitha universiteteve, ndërsa në emër të Rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti, deklaratën e nënshkroi Prorektori për Shkencë i Universitetit, Prof. dr. Hazir Pollozhani. Ai tha se, Universiteti i Tetovës me kënaqësi e pranoi këtë iniciativë dhe iu bashkangjit asaj. Sipas tij, e drejta për arsimim të lartë…
Pas vrasjes së një personi në Çair, pas 1 ore u raportua për një vetëvrasje, poashtu në këtë lagje, respektivisht në rrugën “Xhon Kenedi”. Disa portale njëherit paraqitën rastin si vetëvrasje dhe se personi ka vdekur, mirëpo portali Shqipmedia nga burime policore dhe familjare njofton se rasti është aksident, por pa pasoja tragjike. Sipas bashkëshortes së F.SH (34) ngjarja e hidhur ka ndodhur kur F.SH del në ballkon që të rregullojë klimën të cilën e kanë vendosur disa ditë më parë por që nuk ka funksionuar si duhet. Kjo ka mjaftuar që nga pakujdesia F.SH të rrëzohet nga kati i…
Gjykimi për lëndën e PSP-së “Toplik” ku i akuzuar është ish ministri i Transportit Mile Janakieski dhe pesë veta për shitjen e një trualli në Sopishtë është shtyer për më 30 janar të vitit të ardhshëm. Arsyeja ka qenë se dy avokatët e Janakieskit sot janë angazhuar edhe në rastin “Trust” dhe se nuk janë në mundësi të vijnë në gjykimin për “Toplik”. Gjykatësja Tatjana Mihajllova, pas debatit mes mbrojtjes dhe të akuzuarve rreth terminit për gjykimin, vendosi që seancën e sotme ta caktojë për më 30 janar, transmeton Medial.mk.
Pika doganore e Qafë Thanës do të bllokohet për një orë gjatë pasdites së sotme. Sipas Drejtorisë së Kufirit e Migracionit në Korçë, në pikën doganore të Qafë Thanës nuk do të kryhet asnjë veprim në hyrje – dalje për shkak të një proteste që do të zhvillojë opozita maqedonase. “Më datë 21.12.2017, jemi njoftuar nga pala maqedonase, se në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, do të ndërpritet puna në hyrje dhe në dalje, nga ora 17.00 deri në orën 18.00, për shkak të një proteste të opozitës maqedonase”, sqaron policia. Kujtojmë se bllokimi i kësaj pike kufitare përkon një…
Që të arrihet zhvillim kontinual në fushën e kulturës, sociale e ekonomike të turqve në Maqedoni, para së gjithash arsimi patjetër të zbatohet në mënyrë cilësore dhe të bazohet në metodologjinë shkencore. Kjo është e mundur vetëm përmes arsimtarëve tanë, thotë Enes Ibrahim, kryetar i Lëvizjes së turqve në Maqedoni. “Me rëndësi është ambiciet tona ti lëmë anësh dhe bashkë me hapa të sigurt të hapërojmë drejt të ardhmes. Dëshira jonë dhe pritjet janë se në të ardhmen nuk do të përsëriten politikat e gabuara dhe veprimet e viteve të kaluara”, ka thënë Ibrahim, transmeton Medial.mk.
Disa pjesë të komunave të Shkupit nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Në periudhën nga ora 8:00 e deri në orën 10:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “1687” në fshatin Bardovc, Komuna e Karposhit, nga ora 8:30 e deri në orën 14:00 konsumatorët e bulevardit “Hristo Tatarçev”, si dhe konsumatorët e vendosur në mes të “Dizajn Fantazi” dhe rrethrrotullimit të ri në Kisella Vodë dhe në periudhën nga ora 9:00 e deri në orën 10:30, konsumatorët e rrugëve “368” dhe “Nevena Georgieva Dunja” në të njëjtën komunë. Pa energji nesër, nga ora 9:00 e…
Në Klubin e deputetëve sot do të mbahet tribunë me temë “Konfirmimi i nevojës për ndryshime të mundshme në Ligjin për media”. Tribuna është në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të Kabinetit të ministrit pa portofol, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski. Organizatorët e tribunës i ftojnë të gjitha mediat, shoqatat e gazetarëve dhe ato mediatike, organizatat civile që mbulojnë çështje mediatike, si dhe të gjithë qytetarët të interesuar për këtë temë, të marrin pjesë në tribunë dhe të marrin pjesë në diskutimin e hapur me mendime dhe propozime të tyre.