Nga 1 janari lindja e foshnjës në territorin e Shkupit do të paraqitet vetëm në repartin rajonal të Shkupit të Drejtorisë për Evidencën e Regjistrit të Amzës, ish banka Komerciale, ndërsa çertifikata nga evidenca e amzës do të jepet në afat prej pesë ditësh dhe do të mund të merret në zyrat rajonale komunale në gjithë shtetin. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Evidencën e Regjistrit të Amzës, Gjoko Kotevski bëhet fjalë për reformë në evidencën e amzës me të cilën do të përfshihen të gjithë të cilët janë luftëtarë për mënyrën tradicionale të paraqitjes. Edhe më tej vazhdon projekti “Mirë…
Author: Adijat
Gjatë fjalimit të tij për fund vit kryetari i shtetit Gjorge Ivanov foli edhe për ngjarjet e 27 prillit. Ai tha se hakmarrja sjell hakmarrje të re. “Kush ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin duhet të përgjigjet. Por përgjegjësia nuk mund të gjeneralizohet. Qytetarët kanë të drejtë të mbrohen. Për fat të keq pamë se qytetarët e ‘Maqedonisë së përbashkët’ dhe deputetët u arrestuan dhe u akuzuan për terrorizëm. Drejtësia përfundon aty ku fillon revanshizmi. Për këtë shkak në vazhdimësi kam bërë thirrje për uljen e tensioneve. Duhet ta rikthejmë kulturën e dialogut politik. Në shtet si shoqëri…
Deri sa ka shumicë në Kuvend, pa marrë parasysh se sa është e ngushtë ajo, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, deklaroi sot në Prilep kryeministri Zaev. Megjithatë ai ka lënë të hapur mundësinë që zgjedhje të parakohshme megjithatë të ndodhin. Theksoi se sipas gjitha gjasave kjo nuk do të ndodhë në vitin 2018, por nuk duhet të jetë surprizë nëse bashkë me zgjedhjet presidenciale organizohen edhe zgjedhje të parakoshme parlamentare, transmeton Gazeta Lajm. Ndryshe për shkak të shumicës së ngushtë të LSDM-së dhe BDI-së, shpeshherë ndodh që Kuvendi të mos ketë kuorum për punë.
jatë përfundimit të fjalimit të presidentit Gjorge Ivanov, ai është duartrokitur vetëm nga deputetët e opozitës maqedonase, në krye me VMRO-në të cilën sot kanë thyer heshtjen vetëm për të dëgjuar fjalën e tij vjetore në Kuvend. Aty ka qenë i pranishëm edhe ish lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski dhe deputetë tjerë të kësaj partie. Ivanov pothuajse në gjithë fjalimin e tij ka thumbuar pushtetin, duke kërkuar pajtim mes veti dhe ndalimin e revanshizmit politik. Sipas tij, ky pajtim nevojitet që të demontohet makineria e gënjeshtrave, sipas tij, BE-ja nuk kërkon revanshizëm por reforma dhe siç shton, “si do të…
Nga ministria e arsimit dhe shkencës njoftojnë se deri tek drejtorët e shkollave është dorëzuar rekomandim që që ditët pas festave të fundvitit të jenë ditë jopune gjegjësisht mësimdhënësit të nisin me punë nga 9 janari, njofton Aktuale.mk. Rekomandimi vlen për gjitha shkollat fillore dhe të mesme
Deputete e VMRO-DPMNE-së sot u panë duke hyrë në Kuvend për të ndjekur fjalimin vjetor të kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov i cili po mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonsië. Ndryshe në Kuvend në fjalimin e fundviti të presidentit po marrin pjesë edhe ambasadorë të huaj të akredituar në vendin tonë. Ivanov gjatë fjalimit të tij tha se nuk duhet të ketë revansizhem politik por të dyshuarit e 27 prillit të gjykohen drejtë dhe përgjegjësia e tyre të mos përgjithsohet, ai poashtu kërkoi edhe transparecë nga mediat për informim sa më të dejntë të opinjonit, me tej Ivanov në…
Dukshmëri të zvogëluar prej 100 deri në 150 metra për shkak mjegullës ka në aksin rrugor Katllanovë – Veles, Negotin, Demir Kapi dhe Strugë, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë. Prej atje theksojnë edhe se në vendet më të larta dhe malore rrugët janë vende vende të lagështa, ndërsa në akse të caktuara të cilat kalojnë nëpër qafa malore është e mundur paraqitje e shembjeve të vogla. Komunikacioni në të gjitha rrugët në vend po zhvillohet rrjedhshëm kryesisht nëpër rrugë të thata. Nga NP Rrugët e Maqedonisë rekomandojnë lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me kushtet…
Mekanizmat kontrollues të shtetit, në pajtim me Planin hapësinor të Republikës së Maqedonisë 2004-2020, të zbatojnë masa urgjente dhe të rrepta për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetin e njerëzve, kërkoi presidenti Gjorge Ivanov, në fjalimin vjetor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, lidhur me kërkesën e qytetarëve për ndalimin e ndërtimit të minierave Kazandoll, Illovica dhe Borov Doll. “Republika juglindore e Maqedonisë është në këmbë. Bashkëqytetarët e mi nga vendlindja ime kërkojnë ndalim të ndërtimit të minierave Kazandoll, Illovica dhe Borov Doll… Ata i referohen të drejtës fundamentale të njeriut, të mjedisit jetësor të shëndetshëm. Kërkesa e tyre është…
“Gjurmëve të veshjes popullore shqiptare” është studim hulumtues etnografik i regjioneve të banuara me shqiptarë brenda përkufizimit gjeografik të Maqedonisë i cili u botua së fundmi nga autorët Bukurije Mustafa, Izaim Murtezani dhe Rini Useini. Nisma e kërkimeve hulumtuese etnografike ishte ndër projektet e para të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, që filloi që nga viti 2010 dhe u punua për një kohë të gjatë. Qëllim dhe synimi kryesor i ekspeditës shkencore ishte mbledhja dhe regjistrimi i trashëgimisë materiale të shqiptarëve, duke e marrë parasysh se ishte i pritur fakti se fare pak mund të…
Aleanca për shqiptarët do ta braktis Qeverinë menjëherë pasi të votohet propozim ligji për përdorimin e gjuhëve. Kështu tha kreu i kësaj partie, Ziadin Sela, në konferencë për mediat pas votimit në Kuvend të Venko Filipçes për ministër të shëndetësisë, emër i propozuar nga Lidhja Social Demokrate. Nga partia e Seles, insistojnë në qëndrimin e tyre se kjo ministri i takonte Aleancës për Shqiptarët, sipas marrëveshjes për formimin e Qeverisë dhe se me marrjen e kësaj ministrie nga LSDM-ja tregohet se nuk është bërë fjalë për plotësim vendesh të mbetura bosh pas zgjedhjeve lokale, por për rikonstruim. raporton Almakos. “Ne…
Pas tre tentimesh, pasi nuk kishte kuorum të mjaftueshëm, mazhonranca siguroi votat për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri. Me 61 vota “ pro” dhe 1 “të përmbajtur”, Kuvendi i Maqedonisë votoi sot që Lubomir Jovevski të jetë Kryeprokurori ri. Menjëherë pas betimit, Lubomir Joveski, i cili për 6 vitet e ardhshme do të mbajë postin e kryeprokurorit, tha se është herët të flitet se cili do të jetë rasti i parë që do të hetojë, pasi duhet së pari të kalojë disa ditë në prokurori për t’u informuar më prioritetet. Kryeprokurori Jovevski, tha se do të angazhohet maksimalisht që Prokuroria…
Me 62 vota ” pro” dhe një të përmbajtur, sot ne kuader te seances se 27 Kuvendi emeroi si minister te ri te shendetesise, emrin e propozuar nga LSDM-ja, Venko Filipçe. Pak Pas votimit te ministri te ri te shendetesise ne Kuvend u pa edhe lideri i ASH, Ziadin Sela, i cili me pas u largua. Kjo ministri eshte bere molle sherri me partnereve te koalicionit, pasi qe vendi i drejtuesit mbetu bosh pas kandidimit te Arben Taravarit per postin e kryetarit te Komunws se Gostivarit. Nga Aleanca per Shqiptaret nuk e pranuan postin e zv. Kryeministrit te zbatimin e…