Propozim-teksti i Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale, para se të hyjë në procedurën qeveritare, do të shkojë në edhe një shqyrtim në Komisionin Evropian në kërkesë të KE-së. Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski deklaroi se afatet nuk tejkalohen dhe se pas kthimit të tij dhe rekomandimeve eventuale, propozim-ligji do të vendoset në seancën qeveritare. “Është paralajmëruar se Propozim-ligji do të jetë në rend dite të seancës së djeshme qeveritare, por në kërkesë të Komisionit Evropian dëshirojnë të ketë edhe një lexim të Propozim-vendimit ligjor. Qeveria vendos se kjo është mjaft në rregull. Nuk i tejkalojmë afatet. Pas marrjes së…
Author: Adijat
A do të garantojnë ligjet e propozuara të qeverisë kontroll të efektshëm civil mbi shërbimet sekrete? Në këtë pyetje dhe shumë çështje tjera me interes për reformën e përgjithshëme në sektorin e sigurisë flet, ish ministri i brendshëm, Pavle Trajanov në intervistën ekskluzive për Almakos, në kuadër të emisonit “Pa teklif” me Naser Selmanin. Çfarë zgjidhjesh ofron Trajanov për të forcuar kontrollin parlamentar mbi shërbimet e fshehta? Pse ai vlerëson se zgjidhjet e ofruara për parandalimin e përgjimeve joligjore janë gjysmake dhe çfarë duhet të bëhet që të shmangen mundësitë për keqpërdorimin e sistemeve të përgjimit. “Përgjimi duhet të përdoret…
Një pjesë të mirë të fjalimit të mbajtur sot në Kuvend nga presidenti Gjorgje Ivanov, e zinin kritikat drejtuar mediave dhe shteteve fqinje. Fjalimi i presidentit nuk kishte ndryshuar shumë nga herët e kaluara, duke u dalluar lehtësisht se ishte formuluar me të njejtën retorikë. Presidenti Ivanov kishte përgatitur kritika edhe për fqinjët tanë, Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë bazuar veprimet e drejtuesve të këtyre vendeve që, veprimë më të cilat, siç tha presidenti, ata kanë ndikuar në zhvillimet jo të mira në vend. “Tashmë përmenda platformën e Tiranës e cila ishte përzierja populiste në punët e brendshme të Maqedonisë. Qeveria…
LSDM dhe BDI e kritikuan fjalimin e presidentit Gjorge Ivanov në Parlament, përderisa për VMRO-DPMNE-në ai ka paraqitur pikëpamje të vet për temat aktuale gjatë vitit të kaluar. Deputetja Frosina Remenski nga LSDM shprehu keqardhje që në fjalimin e Ivanovit nuk është dëgjuar tejkalimi i retorikës që gjatë viteve të kaluara i impononte partia politike VMRO-DPMNE. “Zotëri Gjorge Ivanov nuk e shfrytëzoi mundësinë që ta tejkalojë veten e tij dhe retorikën partiake të ndarjeve dhe konflikteve dhe të tregojë se është në nivel të përgjegjësisë së vet, president i Republikës së Maqedonisë, dhe në këtë vit kyç për restaurim të…
Sipas sinoptikanëve të mërkurën rikthehet moti i vranët, me mjegula në disa pjesë të vendit. Të enjten pasojë rreshjet e shiut ndërkaq të premten rreshjet e shiut do të jenë lokale por do të jetë më ftohtë me rreshje bore në vendet më të larta
Të hënën rreth orës 14 ka ndodhur një incident në fshatin Marinë të Shkupit. Rastin e ka paraqitur në polici 33 vjeçarja J.K. e cila ka thënë se deri sa ka qenë në një ndërmarrje në fshatin Marinë, ku ka qëndruar për të bë intervistë për punë, aty ka arritur bashkëshorti i saj, 36 vjeçari P.K. i cili është polic, por që nuk jeton më bashkë tani një vit. Pas arritjes në vendngjarje, P.K. ka filluar ta ofendojë bashkëshorten e tij dh eta tërheqë për flokë, shkruan Gazeta Lajm. J.K. ka kërkuar ndihë mjekësore në spitalin e përgjithshëm të qytetit…
Pas fjalimit të sotëm të presidentit të shtetit Gjorge Ivanov mbetet të shprehim keqardhje për retorikën e cila është ajo e VMRO-DPMNE-së, tha deputetja e LSDM-së Frosina Remenski. “Ivanov nuk arriti të jep kontribut në tejkalimin e konflikteve. Fjalim partiak i turpshëm. Dhjetë vite Ivanov nuk ngriti zërin. As për proceset e montuara, korrupsionin, përndjekjen, problemet ekologjike…As edhe për ngjarjet e 24 dhjetorit 2012. Aq më pak edhe për tentimet për vrasjet e porositura më 27 prill”, ka thënë Remenski, njofton Medial.mk.
Qyteti i Shkupit ndau mirënjohje për zjarrfikësin, policin dhe dhuruesin e gjakut më të mirë në shenjë respekti për humanitetin e treguar. Zjarrfikës më i mirë u zgjodh Xhevat Ibrahimi, polic më i mirë Zoran Pavlovski, ndërsa në kategorinë e dhuruesit më të mirë të gjakut mirënjohje mori, Zoran Stojmenovski. “Humanizmi është vlerë shoqërore, ajo është pjesë e parimeve tona, e etikës tonë. Shkupi është qytet i solidaritetit dhe si i tillë kultivon traditat e humanizmit dhe solidaritetit ndaj të gjithëve që kanë nevojë për ndihmë”,- deklaroi nënkryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi. Si një ndër intervenimet më të…
Gjykatat dështojnë në transparencën e vet ndaj opinionit dhe ekziston praktikë negative e argumentimit të pamjaftueshëm të vendimeve për përjashtim të opinionit nga ndjekja e procedurës penale, si dhe ulje e informatave të publikuara online të gjykatave. Gazetarët gjatë njoftimit për procedura gjyqësore përballen me më shumë probleme praktike nga e drejta për ndjekje dhe xhirim/fotografim me vendim të siguruar të Gjykatës Supreme, drejt qasjes së dokumenteve dhe ruajtje të dokumenteve për identifikim personal. Këto janë disa nga problemet për çka u diskutua në tribunën e sotme me gazetarë “Opinioni në procedurat penale-probleme praktike”, në organizim të ueb portalit “Svedok”…
Mbi 500 fëmijë sot ishin pjesë e aksionit humanitar “Të ndajmë lumturi“, që e organizon Kryqi i Kuq i RM-së dhe EVN Maqedoni me rastin e festave të Viti të Ri. “Viti i Ri është asociacion i atmosferës gazmore, dhuratave, takimeve familjare. Për fat të keq, jo të gjithë fëmijët mundet që njëlloj të ndjejnë disponimin e Vitit të Ri. Për këtë shkak, kompanitë partnere të Kryqit të Kuq, mundohemi që t’ju dhurojmë buzëqeshje dhe të ndjejnë lumturi sa më shumë fëmijë dhe t’а presin Vitin e Ri me dinjitet. Dëshirojmë që lumturia dhe momentet e bukura t’ju bëhen të…
Delegatët e kongresit të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së në Vallandovë kanë mbledhur nga 1300 denarë në një kuti për ndihmë të, ashtu siç kanë thënë, “të arrestuarit e mbrojtësit të Kushtetutës më 27 prill të vitit 2017”. Sipas delegatëve, të pranishmit në kongres, të cilët janë pajtuar që të flasin me kusht që të ngelin anonim, kanë donuar katër persona, prej të cilëve njëri 1000, ndërkaq 3 të tjerë nga 100, njofton Portalb.mk. Kutia për donacione është vendosur përpara hyrjes së Shtëpisë së Kulturës “25 Maj” në Vallandovë, por mbi 400 delegatë, aq sa kanë marrë pjesë në kongresin e 22…
Në seancën e 27-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 25.12.2017 u miratua Deklarata për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO pa asnjë votë kundër, dhe pa asnjë votë të përmbajtur. Kjo Deklaratë ishte Propozim i Komisionit për Çështje Evropiane e nënshkruar nga ana e të gjithë partive politike të përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në frymën e konsensusit. Njëkohësisht, Ju njoftoj se kjo Deklaratë buron nga obligimet e ndërmarrë në kuadër të prioriteteve urgjente të reformës nga viti 2015, përfshirë edhe Rekomandimet e…