Author: Adijat

Ekspozitë e fotografive nga Began Deari do të hapet sonte në Qendrën Informative-Kulturore (QIK) – Shkup. Kjo është ekspozita e parë e pavarur e Dearit, ndërsa do të prezantohen fotografi të punuara viteve të fundit me vaj në pëlhurë. Deari ka përfunduar Fakultetin për arte figurative në USHT në vitin 2009 kur është shpallur edhe studenti më i mirë i artit figurativ në kuadër të Universitetit. Deri më tani ka realizuar disa ekspozita grupore. Ekspozita në QIK do të jetë e hapur deri më 15 janar të vitit 2018.

Lexo më Shumë

Në aksin rrugor Strumicë – vendkalimi kufitar Novo Sellë për shkak të paraqitjes së mjegullës dukshmëria është zvogëluar nga 150 deri në 200 metra, njoftoi Lidhja AutoMoto e Maqedonisë. Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa në vendet më të larta dhe vendet ku nuk ka diell rrugët janë të lagështa. Jashtë mjediseve urbane intensiteti i komunikacionit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Biznismeni Nuhi Aliu, i kompanisë “Euro Aktiva”, tregon për Almakos hapat e tij të para në sipërmarrjen e biznesit. Se në çfarë vështrësi ka kaluar deri te suksesi i zhvillimit të biznesit. Por, nuk e mohon faktin se dikur ishte më lehtë të bërit biznes sepse tregu ka qenë më i madh. Sipas tij sot tregu jo vetëm që është shkurtuar, por edhe dora politike ka ngushtuar hapsirën për të bërë biznes. Frika nga ndërmarrja e rrezikut paraqet shkakun kryesor që të rinjtë në Maqedoni vështirë vendosin të hapin një biznes, ku edhe këshillon që ta largojnë atë. Aliu thotë…

Lexo më Shumë

Eurokomisioneri për zgjerimin e BE-së, Johanes Hahn, e ka cilësuar vitin 2025 vit për pranimin eventual në BE të disa vendeve të Ballkanit, si qëllim ambicioz, por real… “Kreu i Komisionit Europian ka deklaruar tashmë se viti 2025 për disa vende kandidate është datë e mundshme për qasje drejt BE-së. Kjo është ambicioze, por në anën tjetër edhe reale”,- ka deklaruar Hahn për gazetën vjeneze “Kurir”. Duke folur rreth ardhmërisë së Unionit, Hahn përkujtoi se Komisioni tashmë ka 5 opsione për reforma në BE dhe shfaqi shpresë se do të arrihet një marrëveshje bazuar në një nga këto opsione, duke…

Lexo më Shumë

Reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës në viset e larta malore, paralajmërojnë për nesër nga DPHM, transmeton Express. Reshjet do të fillojnë në pjesët perëndimore ku do të jenë më intensive dhe lokalisht rreth 20 litra në metër katror, ndërsa deri në fund të ditës do të zgjerohen në pjesën më të madhe të vendit. Do të fryjë edhe erë e përforcuar jugore. Të premten do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa borë do të ketë edhe në disa vise më të larta në pjesët perëndimore. Gjatë fundjavës për Vitin e Ri moti do të jetë…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ende nuk ka marrë vendim nëse do të marrë pjesë në punën e Parlamentit. Në pres konferencën e sotme në selinë partiake deputetja Dafina Stojanoska, tha se ende janë në vazhdim bisedimet partiake për atë nëse do të kthehen në trupat parlamentare dhe në seancat. Në njoftimin e VMRO-DPMNE, thuhet se koordinatorët e grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së gjatë ditës do të mbajnë takim në të cilin do të bisedohet rreth funksionimit të ardhshëm të Kuvendit. Citohet se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në koordinim vendosi në periudhën e ardhshme që t’i definojë hapat për veprimtarinë…

Lexo më Shumë

Me 16 vota pro prej gjithsej 31, këshilltarët e Komunës së Tetovës e miratuan buxhetin e komunës për vitin e ardhshëm. “Buxheti është me vlerë prej rreth 1,9 miliardë denarësh apo 30 milionë euro dhe ka komponentë zhvillimorë me projekte të mëdha infrastrukturore si përfundimin e bulevardeve “Video Smilevski Bato” dhe “Ilindenska” në daljen drejt Gostivarit me ç’rast është marrë edhe kredi nga Banka Botërore prej 2,2 milionë eurosh”, theksoi kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi. Ajo e theksoi mbështetjen prej numrit të madh të grupeve të këshilltarëve për votimin e buxhetit. “Këshilltarët treguan se interesat kolektive janë jashtë politikës ditore,…

Lexo më Shumë

Krerët e dikasterit të Brendshëm shprehen të bindur që pas formimit të Agjencisë Teknike Operative, përgjimet nuk mund të keqpërdoren. Megjithatë, në propozim-ligjet e mriatuara një ditë më parë nga Qeveria, nuk potencohen kriteret e profilizimit të të punësuarve, përzgjedhja dhe filtrimi i mundshëm i tyre gjatë kalimit nga DSK-ja ose institucionet tjera të shërbimit sekret, në kuadër të Agjencisë së re. Në takim me gazetarët Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe kreu i DSK-së Goran Nikollovski, nuk bënë të ditur sa të punësuar do të ketë Agjencia dhe sa do të kushtojë themelimi dhe vënia e saj në funksion.…

Lexo më Shumë

Kopshti “Snezana” në Çair që nga dje,ka qenë në grevë sepse punonjësit nuk morën rrogë për dy muaj. Prej sot, edhe kopshti “Fidani” njoftoi se do të jetë në grevë,transmeton MSH. Nga dy çerdhet thonë se punonjësit nuk kanë marrë ende pagën e nëntorit.Dje, dy ndërtesat e kopshtit “Snezana” ishin bosh, dhe në hyrje shkruante “Shtrajk-Grevë” Nga komuna e Çairit ata thonë se e dinë për grevën dhe se problemi është pengesa administrative, sepse këshilli bashkiak nuk ka ende kryetarë.

Lexo më Shumë

Këshilltarët në Këshillin e Komunës së Gostivarit, organizuan sot konferencë për shtyp ku në emër të grupeve të këshilltarëvetë Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa, VMRO-DPMNE-së, TDP-së dhe TMBH-së, iu drejtua këshilltarja komunale Njomza Shaqiri. Fjalimi i plotë: “Të nderuar përfaqësues të mediave, Këtë konferencë për shtyp e organizojmë për të njoftuar opinionin publik, me sa vijon: Në bazë të konvokimit nga ana e kryetarit të Këshilli, të seancës së Këshillit të Komunës së Gostivarit për më datë 27.12.2017 (pra sot) me fillim në ora 10:00, ndërkaq e iniciuar nga ana e kryetarit të komunës z.Arben Taravari, ne këshilltarët nga radhët…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme pritet një takim ndërmjet bashkërenduesve të grupeve parlamentare të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së. Ky hap vjen pas takimit të parë ndërmjet liderit të ri të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, dhe kryeministrit Zoran Zaev. Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, në takim do të flitet për funksionimin në të ardhmen të Kuvendit të Maqedonisë, kurse kjo parti do të vendosë në periudhën që vjen se si do të veproj më tutje. Njiherit, OBRM-PDUKM-ja edhe njëherë bëri thirrje për lirimin e të arrestuarve për 27 prillin e dhunshëm në Kuvend. Sipas tyre, ata po përndiqen politikisht.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot pako të Vitit të Ri u dhuroi nxënësve të Shkollës Fillore të veçantë “Idnina” dhe fëmijëve të Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, reparti i Onkologjisë. “Buzëqeshjet dhe shoqërimi me këta fëmijë të mrekullueshëm na përkujton edhe një herë se gëzimi, mendimet e mira dhe shtrirja e dorës duhet të jenë udhërrëfyesit në përditshmërinë e çdo njeriu pa dallim të profesionit dhe moshës”, thuhet në njoftimin nga kabineti i Kryetarit të Kuvendit.

Lexo më Shumë