Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë në gjatësi prej 13 kilometrave është prioritet kulmor për Qeverinë dhe për momentin bëhet riprojektim i dokumentacionit tanimë të përpunuar projektues me qëllim që të largohen parregullsitë dhe para fundit të vitit të ardhshëm të fillojë ndërtimi, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski. “Në vitin 2016 është nënshkruar marrëveshje për riprojektimin e autostradës, por që të mos na ndodhë ajo që ka ndodhur me pjesët e tjera të autostradave, kemi vendosur t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe t’i mënjanojmë mangësitë të cilat eventualisht do të paraqiten në ndërtim. Prandaj morëm rreth një milionë…
Author: Adijat
Nga vendet e Ballkanit, Sllovenia ka rrogat më të larta, ndërkaq Maqedonia i ka rrogat më të ulëta. Sipas Anadolia, rroga mesatare në Slloveni është 1.056,47 euro, kurse në Maqedoni është 381,90 euro. Nga vendet tjera, Kroacia ka rrogë mesatare prej 795,53 euro, Mali i Zi 511 euro, Bosnja e Hercegovina 436 euro, Serbia 391,29 euro. Gjatë vitit 2017, rroga mesatar u rrit më së shumti në Kroaci, kurse më së paku në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi. Në Maqedoni, rroga mesatare u rrit për 18,10 euro në këtë vit që lëmë pas.
Ministri ri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se në Maqedoni nuk ka krizë të insulinës. Sipas tij, problemi kryesor që paraqitet për mospasjen e insulinës është procedura e furnizimit. “Për momentin nuk ka krizë të insulinës. Është mbuluar sasia e mjaftueshme e insulinës dhe për momentin ka mjaftueshëm, por do ta përmirësojmë procedurën që të mos lejojmë në asnjë moment të ketë mungesë të atyre ilaçeve”, ka thënë Filipçe në pres konferencën e parë pasi mori funksionin e ministrit, transmeton Medial.mk.
Një person e ka humbur jetën në një nga gjithsej nëntë aksidentet e regjistruara gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup. Në dy aksidente janë lënduar më rëndë dy persona, ndërsa tre persona janë lënduar më lehtë në një aksident trafiku. Në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB-ja informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar disa kundërvajtje. Pesëmbëdhjetë shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara dhe një shofer i cili ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe. Nga komunikacioni janë përjashtuar nëntë shoferë të cilët e…
Sllovenia ka pagë më të lartë mesatare në rajon, ndërsa më të ulët në Maqedoni. Paga mesatare në Slloveni në tetor të këtij viti në Slloveni është 1.0564,47 euro, ndërsa në Maqedoni 381,90 euro, publikoi Anadolia. Në Kroaci paga mesatare ka qenë 795,53 euro, në Mal të Zi 511 euro, Bosnjë e Hercegovinë 436 euro, Serbi 396,29 euro. Gjatë vitit 2017 rritje më të madhe të pagës mesatare ka pasur në Kroaci për 45,83 euro, ndërsa më pak në Bosnjë e Hercegovinë për 8,13 euro dhe Mal të Zi për tetë euro. Në Slloveni gjatë vitit 2017 paga mesatare është…
endosja e kushteve të njëjta për investuesit vendor dhe të huaj, të cilat do të vlejnë njëjtë edhe në zonat dhe jashtë tyre, kushte transparente dhe kritere për mbështetje, si dhe mundësitë për rritje të bashkëpunimit midis kompanive vendore dhe të huaja dhe për rritje të eksportit në botë dhe rajon, parashikon Plani qeveritar për rritje ekonomike. Plani, nga sot do të jetë në dispozicion në ueb-faqen e Qeverisë dhe do të prezantohet para odave ekonomike. “Debati ishte shumë i dobishëm dhe mund të konstatoj se kemi dokument final – plan serioz për rritje në të cilin janë integruar të…
Para selisë së VMRO-DPMNE-së në Shkup, në një aksion gueril është vendosur transparent që shkruhet “VMRO është atje ku është Lupço”. Kjo porosi është dedikuar për liderin e parë të VMRO-së Lupço Georgievski që poashtu ishte shpallur për kryetar nderi të partisë. Më pas shkaku i mospajtimeve me Gruevskin ai vendosi t’i kthehet politikës dhe të formojë VMRO-Populloren, transmeton Medial.mk. Megjithatë, në ciklet e fundit zgjedhore ai tregoi se si krah djathtist nuk ka për qëllim të braktis DPMNE-në dhe partia e tij nuk ka shënuar kurrfarë rezultate të rëndësishme, nuk ndihmoi bile as edhe koalicioni me gjeneralin Stojanço Angellov…
Prokurorja Speciale Publike, Fatime Fetai, në seancën gjyqësore për rastin “Trajektorja” është paraqitur me një bundë të gjatë elegante, çizme të gjata dhe një çantë, përcjell Fol. ”Bunda, të cilën Fetai e ka të veshur është e ngjashme me një nga modelet e një shtëpie të njohur të modës në Beograd, përcjell Fol, agjenci e cila ka dyqanet e saj në Shkup. Çmimi i bundës arrin 830 euro, me zbritje. Sipas përshkrimit të prodhuesit, bunda është me lesh rakuni (kafshë)”, shkruan Kanali 77.
Në Maqedoni sot në mëngjes mot kryesisht i vranët me reshje lokale në pjesët perëndimore dhe frynë erë mesatare, vende vende e përforcuar nga drejtimi jugor dhe juglindor. Në Shtip dhe Topollçan era arrin shpejtësi prej 80 kilometrave në orë. Deri në orën shtatë kanë reshur dy litra në një metër katror në Lazaropole dhe një litër në një metër katror në Mavrovë dhe Tetovë. Temperatura sot në mëngjes është mbi zeron në të gjitha qytetet në vend. Nën ndikimin e valës së lagësht sot moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet…
Aleanca për Shqiptarët paralajmëroi se del prej Qeverisë dhe se me siguri sot të gjithë zëvendësministrat, sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe drejtorët e emëruar do të tërhiqen prej funksioneve. Largimi i Aleancës për Shqiptarët prej Qeverisë vjen disa ditë pas zgjedhjes së ministrit të ri të Shëndetësisë, resor të cilin deri para zgjedhjeve lokale e pati, Arben Taravari. Në këmbim të Shëndetësisë, kryeministri Zoran Zaev, Aleancës për Shqiptarët ia ofroi pozitën zëvendëskryeministër për zbatimin e reformave, por lideri i Aleancës, Ziadin Sela e refuzoi. Edhe krahas vendimit që të largohen prej Qeverisë, prej Aleancës paralajmëruan se do…
Të lirohen prej obligimeve të punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të pësuar miokardial ose tronditje në tru, pa dallim moshës, me rekomandimin e mjekut amë, është një prej masave që dje në mëngjes hyri në fuqi pas informacioneve të marra prej DPHM për cilësinë e ajrit, që për dy ditë radhazi është tejkaluar mbi vlerat e lejuara, gjegjësisht mbi 200mg/m veçanërisht në pikat matëse në Lisiçe, tek Rektorati dhe në Tetovë ku arriti deri në 600mg/m. MMJPH këto masa i propozon në pajtim me konstatimin e Qeverisë së RM-së në…
Vendosja e kushteve të njëjta për investuesit vendor dhe të huaj, të cilat do të vlejnë njëjtë edhe në zonat dhe jashtë tyre, kushte transparente dhe kritere për mbështetje, si dhe mundësitë për rritje të bashkëpunimit midis kompanive vendore dhe të huaja dhe për rritje të eksportit në botë dhe rajon, parashikon Plani qeveritar për rritje ekonomike. Plani, nga sot do të jetë në dispozicion në ueb-faqen e Qeverisë dhe do të prezantohet para odave ekonomike. “Debati ishte shumë i dobishëm dhe mund të konstatoj se kemi dokument final – plan serioz për rritje në të cilin janë integruar të…