Ushtruesi i detyrës drejtori i IP Teatri Kombëtar i Maqedonisë, Dragan Spasov – Dac, sot ka dhënë dorëheqje nga funksioni, informon Ministria e Kulturës. Sipas MPB-së, mbrëmë në ora 19:20 në rrugën “Anton Popov” në Shkup, Spasovski me automjet për udhëtarë BMV ka përplasur këmbësoren E.C. (27). E.C. është dërguar në SPQ “Shën Naumi i Ohrit” ku i janë konstatuar lëndime trupore, pas së cilës është lëshuar në shtëpi, transmeton Medial.mk. Nga Qeveria paraprakisht informuan se Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha organet hollësisht do t’i hulumtojnë dhe publikojnë konstatimet për aksidentin e drejtori të (TKM), Dragan Spasov –…
Author: Adijat
Zbulohet dokumenti i fshehtë i CIA-s dhe i shërbimit sekret gjermane, ku flet për rindarjen e tokave të Jugosllavisë dhe trojeve shqiptare në rajon. Dokumenti i fshehtë i CIA-s i cilësuar “CONFIDENTIAL”, që është hartuar në Mynih në vitin 1977 ndërmjet agjentëve të agjencive CIA-s amerikane dhe BND-së gjermane parashikonte ndarjen e Jugosllavisë në dy … The post DOKUMENTI: Plani sekret i CIA-s dhe spiunazhit gjerman për ndarjen e Jugosllavisë dhe trojeve shqiptare që në vitin 1977 appeared first on Te Sheshi.
Ish-zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Imer Selmani në një prononcim për Zhurnal, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Ai ka folur për amandamentet e VMRO-DPMNE-së për gjuhën shqipe, zgjidhjen e kontestit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë dhe për opozitarizmin shqiptar. Duke folur për amandamentet e VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve, Selmani thekson se keru i ri i VMRO-së mundohet të ngel besnik ndaj politikave të ish-liderit Nikolla Gruevski. “Kryesia e re e VMRO-DPMNE-së mundohet të ngele besnike e politikave të Gruevskit të cilat politika e fundosën dhe larguan nga qeverisja. Është e pakuptimtë por realitet…
Ndërmjetësi Methju Nimic ka folur shkurt sot pas arritjes në Shkup. “Ne patëm takime të mira në Athinë. Shpresojmë që edhe këtu do të kemi takime produktive. Jam i kënaqur në takimet në Qeveri dhe liderë të tjerë në Shkup”, tha Nimic, pas mbërritjes në Shkup. Sipas njoftimeve të MPJ-së, deklarata zyrtare për vizitën dhe efektet e bisedimeve në Shkup do të jepet nesër pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. Nimic është planifikuar gjatë vizitës dyditore do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov, kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski…
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot deklaroi se qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë punojnë në hapjen e sërishme të vendkalimit kufitar Markova Noga – German, në Prespë. Dimitrov duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Beti Rabaxhievska Naumovska tha se në takimin e paradokohshëm në Davos të kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, një nga hapat që do t’i bëjë pala greke në drejtim të përmirësimit të klimës në marrëdhëniet mes dy vendeve, është hapja e atij vendkalimi. “Njëkohësisht edhe nga ana jonë edhe nga ana greke janë hapur bisedat me KE-në në kuptim të financimit të këtij projekti,…
Të martën rreth orës 20 e 30 minuta në Kumanovë, në shtëpinë e tij familjare, personi V.T. (polic) i cili ka qenë i dehur ka filluar konflikt verbal me bashkëshorten e tij N.T. (31). Më pas ai e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, e cila ka humbur vetëdijen, njofton MPB. V.T. është arrestuar, me ç’rast i është marrë revolja zyrtare me dy karikatorë dhe 30 plumba, shkruan Gazeta Lajm. Lidhur me këtë rast, menjëherë është informuar edhe Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale pranë MPB-së.
Dy persona janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsej 12 aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit. Në dy aksidente lëndime të lehta kanë marrë dy persona, ndërsa në tetë është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëzet e tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, njëri nuk kanë dhënë përparësi për parakalim, ndërsa një është sanksionuar për renditje në mënyrë të parregullt. Nga trafiku është përjashtuar një…
Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore (DMTK) sot para opinionit ekspert dhe të gjerë do ta prezantojë Programin e përgatitur për shënimin e Vitit evropian të trashëgimisë kulturore 2018. Me vendim të Parlamentit evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, viti 2018 është shpallur Viti evropian i trashëgimisë kulturore. Qëllimi i nismës është që ta promovojë rëndësinë e trashëgimisë evropiane kulturore dhe ta përforcojë ndërgjegjën për historinë dhe vlerat e përbashkëta evropiane. DMTK do ta prezantojë programin në BE Infoqendër nga ora 10. Janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Kulturës, Robert Allagjozovski, euroambasadorit Samuel Zhbogar, drejtoreshës së Drejtorisë, Eleonora Petrova-Mitevska dhe…
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot do të ketë takim me komisarin për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Nil Muzhnieks, i cili qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë. Siç bëri të ditur MPJ, në takim të dy ministrat do të bisedojnë për gjendjen me të drejtat dhe liritë e njeriut, obligimet ndërkombëtare të shtetit tonë në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe ngjarjet aktuale dhe rrjedhën e reformave të filluara në Republikën e Maqedonisë.
Shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Mançu Matak” në Komunën Gjorqe Petrov nesër prej ora 9:00 deri në 13:30 do të mbeten pa furnizimi me energji elektrike. Nga ora 11:00 deri në 16:00 pa energji elektrike do të mbeten edhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Hristo Çernopeev” dhe “Sllavejko Arsov” – numra të vegjël shtëpie në Komunën Qendër, nga or 8:30 deri në 15:30 fshati Inxhikovë, ndërsa nga ora 8:00 deri në ora 12:00 rrugët “Nikolla Maleshevski” nga nr. 1 deri në nr. 7 dhe “Vasill Çakarev” nga nr. 2 deri në nr. 14, si dhe një pjesë e rrugës…
Për shkak të ndotjes së ajrit dhe plotësimit të kushteve për shpalljen e pragut për alarmim të grimcave PM10 në Shkup dje u aktivizuan masat dhe rekomandimet urgjente. Gjatë dy ditëve të kaluara në Shkup në tre pikat e matjes në Rektorat, Lisiçe dhe në Gazi Babë vlerat e PM10 e kanë tejkaluar pragun prej 200 mikrogramë për metër kub në dy ditë njëra pas tjetrës. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë të obliguar t’u rekomandojnë të gjitha subjekteve juridike (punëdhënësve) t’i lirojnë prej punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe…
Për sot në Gjykatën penale janë caktuar gjykime për lëndët e Prokurorisë speciale publike “Trajektorja” dhe “Transporter”. Në rastin “Trajektorja” janë akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski. Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PSP-së, i…