Author: Adijat

Më 9 shkurt rreth orës 18:50 , banori 21 vjecar nga Batinca e Shkupit është sulmuar nga pesë persona, tre meshkuj e dy femra në autobusin me numër 70, përcjell Aktuale.mk. Përderisa ai ka qenë në autobus, në stacionin e autobusit në Vero Xhambo kanë hypur personat që e kanë sulmuar dhe kanë folur me zë të lartë. Ai pasi u ka thënë që të ndalen, ata e kanë sulmuar. Shoferi i autobusit ua ka hapur dyert. Që të gjithë kanë zbritur nga autobusi por ia kanë vjedhur Z.O. kuferin, orën nga dora duke e slumuar fizikisht dhe kanë ikur./Aktuale.mk/

Lexo më Shumë

Niveli i ndotjes së ajrit në Shkup edhe sot është mbi normat e lejuara. Qytetarët e Shkupit përsëri thithin grimcat kancerogjene PM 10, stacionet matëse të ndotjes së ajrit edhe sot tregojnë prani të lartë të grimcave PM10 në ajër. Niveli më i lartë i ndotjes është regjistruar në lagjen Lisice dhe Rektorat. Shkupi ka një kohë të gjatë tashmë që radhitet e para në listën e vendeve më të ndotura në botë.

Lexo më Shumë

Nga ora 10:45, për shkak të një aksidenti në aksin rrugor Kavadar, gjegjësisht Rosoman-Prilep, rreth 200 metra pas tunelit, qarkullimi është ndërprerë në dy drejtimet,. kumton LAMM. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata në vendet më të ulëta, ndërsa në ato malore, në vendet me hije, rrugët janë të lagështa. Reshje të lehta të borës ka në Kodrën e Diellit dhe në qafën malore Mavrovë, Strazhë, Presekë dhe Gjavatë, e cila për momentin nuk paraqet pengesë për zhvillimin normal të trafikut. Nga ora 9:00 është vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese në aksin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq ka anuluar dhe e ka shpallur si të pavlefshëm vendimin e “Amadeus Development” për ndërtim të objektit komercial në territorin e qytetit, pjesë e të cilit do të ishin edhe Shkallët Spanjolle, njofton Portalb.mk. Organet kompetente në komunë kanë konstatuar se investuesi në afat prej dy vjetësh pas aktvendimit, siç parasheh ligji për ndërtim, nuk ka filluar me ndërtim të objektit. “Sipas Nenit 66, paragrafi 1 të ligjit, miratimi i ndërtimit nuk vlen derisa investuesi nuk fillon me ndërtimin në afat prej dy vjetësh nga dita e miratimit të ndërtimit me aktvendim”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov me vizitën e djeshme në kryeqendrën greke dhe takimin me prefektin e Athinës, Jorgos Kaminis, u kyç në orvatjet për ndërtimin e besimit mes qytetarëve të dy vendeve dhe përmirësimin e klimës mes dy shoqërive. Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, thanë se fillimi i bashkëpunimit është në periudhën kur janë në rrjedhë negociatat mes qeverive të të dy vendeve. Prandaj edhe porosinë ua bënë qytetarëve, por edhe qeverive të të dy vendeve, të vazhdojnë me negociata dhe t’i zgjidhin problemet që qytetarët e Shkupit dhe të Athinës të kenë komunikim…

Lexo më Shumë

Pas kryeministrit Zoran Zaev edhe kreu i ASH-së Ziadin Sela vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me kërcënimet me vdekje nëpërmjet forumeve sociale. “Kursum vo glava bi mu dal…plumb në ballë do ti jepja”, “Më e leverdishme të ishte likuiduar atëherë…”, “Duhet të vritet” janë disa nga kërcënimet që janë bërë në rrjetet sociale ndaj kreut të ASH-së. Nga kjo parti thonë se rrjetet sociale janë të vërshuara me kërcënime ndaj kryetarit të tyre, por nëse është ngritur kallëzim penal për kërcënimet ndaj Zaevit, atëherë policia të bëj punën e saj si për të gjithë. MPB njoftoi se do…

Lexo më Shumë

MPB njoftoi se do të ngrejë padi penale kundër një personi që përmes facebook-ut i është kërcënuar me vrasje kryeministrit Zoran Zaev. Deri tani janë detektuar gjashtë vepra penale për kërcënime ndaj kryeministrit, dhe se të gjitha ato janë dokumentuar, duke njoftuar edhe Prokurorinë Publike. Sektori për kriminalitet kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë MPB-së në përputhje me kompetenca ka dokumentuar dhe procesuar mbi 30 raste ku përmes rrjeteve sociale janë kërcënuar, bartës të funksioneve shtetërore, por edhe keqpërdorimi i të dhënave të tyre. Por së fundi është rasti me kryeministrin Zaev që një person, gjegjësisht një shtetase përmes profilit të…

Lexo më Shumë

Policia Financiare ka hapur disa procedura parahetimore rreth projektit “Shkupi 2014”, ku do të hetohet edhe ndërtimi i objektit të Arkivit Shtetëror, Muzeut Arkeologjik dhe Gjykatës Administrative. Për momentin nga Policia Financiare nuk japin detaje se çfarë kanë zbuluar saktësisht, por konfirmojnë se punojnë intenzivisht në projektin “Shkupi 2014”. Javën e kaluar prokurorët e PSP-së u panë në Policinë Financiare, por nga asnjëra palë nuk zbuluan detyre konkrete. PSP në dhjetor të vitit të kaluar njoftoi se ka marrë lëndën e “Shkupit 2014” dhe Prokuroria Themelore dhe se menjëherë do të dillojnë të veprojnë./Telegrafi

Lexo më Shumë

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata në vendet më të ulëta, ndërsa në ato malore, në vendet me hije, rrugët janë të lagështa. Reshje të lehta të borës ka në Kodrën e Diellit dhe në qafën malore Mavrovë, Strazhë, Presekë dhe Gjavatë, e cila për momentin nuk paraqet pengesë për zhvillimin normal të trafikut. Nga ora 9:00 është vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Udhëkryqi i Mavrovës-Dibër, kumtoi Lidhja Auto-moto e Maqedonisë. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të…

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE vlerësojnë se dhjetëra maqedonas patriotë për më shumë se tre muaj janë viktima të përndjekjes politike dhe terrorizmit të shpikur. Ata kërkojnë nga institucionet të mos keqpërdorin pushtetin dhe siç thonë të fabrikojnë procese politike. “Gjykata duhet të jetë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet, pa dallim të presioneve me të cilat ballafaqohet. Qeveria e LSDM-së me paraburgimin e gjithë atyre që nuk u pajtuan me politikat destruktive të Zoran Zaevit, tregoi se nuk ka qëllim t’i respektojë vlerat demokratike”, theksohet mes tjerash në kumtesën e sotme nga VMRO-DPMNE.

Lexo më Shumë

Qendra për menaxhim dhe kontroll të qarkullimit sot do t’i hapë dyert për qytetarët ku do të kenë mundësi të njoftohen me mënyrën e punës dhe funksionimin e kësaj qendre. Të interesuarit do të kenë mundësi të mësojnë si punojnë semaforët në Shkup, në cilën mënyrë funksionojnë kamerat në rrugë dhe si rregullohet trafiku në kryeqytet. Qendra për menaxhim dhe kontroll të qarkullimit, e cila është e vendosur në hapësirat e Stacionit ndërurban të autobusëve, do të jetë e hapur prej ora 10 deri në 14.

Lexo më Shumë

Zyra e të ardhurave publike njoftoi se vitin e kaluar në bastore janë paguar rreth 200 milion euro, analizon portali Faktor. Shifra fantastike tregon se qytetarët e Maqedonisë kënaqen me lojërat e fatit. Një matematikë e vogël jep rezultate edhe më interesante. Shifrat tregojnë se secili prej 2 milion banorëve aq sa është shifra sipas regjistrimit të fundit, çdo vit lë 100 euro në bastore. Nëse marrim parasysh se një numër i madh i këtyre 2 milion banorëve janë fëmijë, pleq dhe gra të cilat vështir vënë bast, rezulton se një qytetar i moshës mesatare, çdo vit në bastore harxhon…

Lexo më Shumë