Author: Adijat

Nëse Komisioni Evropian vendos të hiqet llogaritja verore dhe dimërore e kohës do të ishte logjike kjo të zbatohet edhe në shtet, duke marrë parasysh se BE-ja është partneri ynë më i madh i jashtëm dhe mbi 80 për qind nga eksporti ynë është drejtuar në tregun evropian, konsideron Oda Ekonomike e Maqedonisë. “Që të mos ekzistojnë dallime në bashkëpunimin me kompanitë nga këto tregje konsiderojmë se zgjidhja e këtillë do të ishte logjike të zbatohet edhe tek ne”, deklaroi sot Biljana Gjurovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Peeva Gjurovska përkujtoi se zgjidhja ligjore që po zbatohet tek ne nga…

Lexo më Shumë

Procesin e rygjikimt të rastin Monstra për vrasjen e pesfishtë në liqenin e Smillkovces, për të cilën ngarkohen pesë persona, prokurori Naum Paunovski e filloi me akuzën e vjetër të cilën e ka shkruar prokurorja Gordana Geshovska. Për shkak se në akuzë mungonin veprat për të cilat ngarkohet i akuzuari Sami Luta, të cilën e vërejti vetë ai, gjykimi u vendos të shtyhet nga mesi i muajit mars. Pas leximit të akuzës reagoi dhe mbrojtësi Naser Raufi, i cili i tha gjykatës se aktakuzës i mungon pjesa e dytë për të akuzuarin Samir Luta, pasi që ai u arrestua një…

Lexo më Shumë

Një tetovare gjashtëdhjetëvjeçare L.P mbrëmë në policinë e Tetovës ka denoncuar se motra e saj A.P (62) me të cilën jetën në të njëjtën banesë, psiqikisht e ka maltretuar. MPB informon se tetovarja ka theksuar se motra e saj e ka mbyllur në njërën nga dhomat duke e kërcënuar edhe me jetë, derisa të bijës së saj ia ka mbyllur derën e hyrjes së banesës dhe nuk e ka lejuar të hyjë brenda. A.P. është arrestuar dhe mbajtur në SPB Tetovë për procedurë të mëtejme. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Tetovës. Kundër A.P. do të ngrihet kallëzim penal…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë e arriti fundin. Republika e Maqedonisë për momentin është vendi i vetëm ku ka të paraburgosur politik dhe është krah për krah me vendet ku qeverisë regjimi, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. “Qeveria dhe sistemi gjyqësor në koordinim mes vete montojnë raste politike dhe po mbahen në paraburgim më shumë se 3 muaj patriot të pafajshëm të cilët fuqishëm flasin kundër politikave aktuale. Masa e paraburgimit është keqpërdorur. Aktor të pafajshëm, regjisor, deputet, qytetarë mbahen në paraburgim në kushte katastrofale nëpër burgje”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti gjithashtu shprehen se Gjykata në vend që…

Lexo më Shumë

Për liderin e partisë greke “Reka”, Stavros Theodorakis, për zgjidhjen e çështjes së emrit është i pranueshëm propozimi “Republika Gorna Makedonija”, pa u përkthyer. Para anëtarëve të organit më të lartë të kësaj partie, Theodorakis thotë se duhet të ndryshohenlibrat, dhe shteti fqinj të çlirohet nga irredentizmi. Sipas tij, kur të arrihen këto, atëherë mund të shtrëngohen duart mes palëve dhe të arrihet marrëveshja. Theodorakis deklaroi se nuk kanë pika të përbashkëta me thirrjet në protestën në Athinë.

Lexo më Shumë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski, i akuzuar në disa raste të PSP-së sot gaboi terminin për rastin “ Tenk” për më shumë se një orë, transmeton sdk.mk, përcjell aktuale.mk. Në orën 10:00 ai arriti Gjykatën Themelore Shkup 1, kaloi përmes turmës së gazetarëve dhe familjarëve që kishin ardhur për rastin “ Monstra”, por tek dera e ndaloi polici. “Gjykimi juaj është caktuar në orën 11.30, keni bërë gabim,” i tha polici. Pas kësaj Gruevski u largua. Duhet të vijë sërish në ora 11 e 30 për vazhdimin e seancës për rastin “Tank”. Në seancën e fundit dëgjimore, Gruevski u paralajmërua nga…

Lexo më Shumë

Një dyzetvjeçar D.N. nga Probishtipi dje në Shtip ka kryer përdhunim në tentativë ndaj K.D. (18) nga Shtipi. Siç njoftoi MPB, incidenti ndodhi sot në mëngjes në orën 4:00, pasi që D.N përmes një mesazhi SMS dhe me kanosje se do të shkojë tek prindërit e saj dhe do t’i krijojë probleme serioze, e ka detyruar shtipianen që të vijë tek ai. “Ajo ka shkuar tek ai dhe D.N. ka tentuar që me forcë ta detyrojë të jetë marrëdhënie seksuale. Ai e ka përplasur me kokë në mur dhe disa goditje me grushte në pjesën e kokës dhe të trupit,…

Lexo më Shumë

“Të gjithë dëshirojmë që deri në fund të muajit maj ta zgjidhim atë, sepse në qershor do të ketë vendime nëse Maqedonia do të marrë datë për hapjen e negociatave ose jo”, tha Zaev lidhur me mosmarrëveshjen e emrit Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në prag të vizitës së tij në Republikën e Turqisë, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli për qëllimin e vizitës, marrëdhëniet me këtë vend, bashkëpunimin ekonomik, situatën në rajon, për çështjen e mosmarrëveshjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe aspekte të tjera shoqërore me rëndësi politike. Kryeministri Zaev thotë se…

Lexo më Shumë

Sektori për punë kufitare dhe emigrim pranë MPB-së do të bëhet me 16 automjete të reja, donacion nga Ministria federale gjermane e Punëve të Brendshme. Donacionin, ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në stacionin policor Strugë do t’ia dorëzojë zëvendës-ambasadori i Republikës federale të Gjermanisë Marko Akvatiçi.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë edhe këtë javë nuk do të mbajë seancë plenare, ndërsa nuk janë caktuar as seanca të komisioneve. Kjo do të jetë java e dytë që Parlamenti nuk do të mbajë seanca, ndërsa ka edhe çështje dhe ligje, të cilat priten të vendosen për rend dite në ndonjë seancë të ardhshme. Një grup më i madh i deputetëve, mes të cilëve edhe kryetari i parlamentit Talat Xhaferi, si dhe të punësuar në shërbimin e Kuvendit të martën udhëtojnë për në Uilton Park në Britaninë e Madhe. Kuvendi i Maqedonisë dhe Instituti Uilton Park kanë bashkëpunim disavjeçar,…

Lexo më Shumë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) në bashkëpunim me Komitetin për shndërrim të Breton Vuds (The Reinventing Bretton Woods Committee – RBWC) organizon konferencë ndërkombëtare “Normalja e re? Ekspansioni ekonomik global, dinamika e inflacionit, stabiliteti financiar dhe rëndësia për menaxhim me mjetet financiare në suaza ndërkombëtare”. Konferenca do të mbahet të premten në Shkup, ndërsa sot për për këtë dedikim guvernatori i BPRMsë Dimitar Bogov do të ketë takim me mediat. Në fokus të pjesëmarrësve do të jenë trendet dhe sfidat më të reja lidhur me politikën monetare, stabilitetin financiar dhe menaxhim me mjetet financiare në tërësi. Në konferencë,…

Lexo më Shumë

Gjashtë skiatorë të cilët dje kanë humbur në Kodrën e Diellit, janë gjetur dhe shpëtuar mbrëmë rreth orës 21, kumtoi MPB. Zhdukjen e tyre dje në Sektorin e policisë Kodra e Diellit e kanë denoncuar 30-vjeçari F.R. nga fshati Lisec i Tetovës dhe M.Z. shtetas nga Kosova. Gjashtë skiatorët, dy nga të cilët kosovarë dhe katër shtetas të Maqedonisë, rreth orës 14 e 30 minuta me teleferik janë ngjitur në “Ceripashinë” dhe pastaj janë lëshuar përmes shtegut Jelak. Por, për shkak të mjegullës së dendur kanë humbur në një pjesë të panjohur të pyllit, dy kilometra në veri të vendit…

Lexo më Shumë