Bisedimet për kontestin e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, kanë hyrën në fazën finale, edhe pse ende mbetet e paqartë se cila mund të jetë zgjidhja për këtë problem mbi 27-vjeçar, apo nëse i gjithë procesi mund të dështojë ashtu siç kanë dështuar edhe bisedimet e deritashme që janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara. Deri tani janë zhvilluar disa takimet të nivelit të larta mes kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, si dhe shefave të diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas, dhe përveç konfirmimit të vijave të kuqe, detaje tjera nuk janë dhënë ndërkohë që procesit pritet t’i…
Author: Adijat
Jove Kekenovski në profiling e tij në facebook ka kritikuar refuzimin e pjesëmarjes së zv/kryeministrit Bujar Osmani në konferencën e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Bosnje, përcjell Almakos. Ne i japim asaj pamje të plotë: Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani nuk shkon në një konferencë në Bosnje dhe Herzegovinë për Ballkanin Perëndimor sepse Kosova nuk ftohet në konferencë! Shqipëria do të bojkotojë gjithashtu Konfederatën. Pra funksionimi i ekzekutivit me dy drejtime vazhdon. Ne kemi dy Kryeministra, para të cilave ministrat përgjigjen. Për fat të keq, në Republikën e Maqedonisë nuk kishte asnjë Kryeministër mashkull, i cili do…
Në aeroportin e Shkupit filloi heqja e shkronjave nga mbishkrimi “Aleksandri i Madh” i cili qëndronte në terminalin e aeroportit. Kështu, siç thon nga TAV, koncesionari i aeroporteve maqedonas thotë , filloi të zbatohej vendimi i Qeverisë për të riemërtuar aeroportin në Shkup. Nga mëngjesi në bordin e ndërtesës së terminalit është hequr emri aktual Aleksandri i Madh, i cili riemërtohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Zëvendësimi do të bëhet me shkronjat e emrit të ri. Pak ditë më parë, filloi heqja e shenjave përgjatë emrit të autostradës Aleksandri i Madh përgjatë Korridorit 10, i cili gjithashtu u rimerërtua nga…
Kryeministri Zoran Zaev sot do të marrë pjesë në tribunën e hapur, qytetare me bujqit nga komuna Konçe. Në tribunë, Zaev do të shoqërohet nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe EKonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, këshilltarja për politika bujqësore, Lençe Nikollovska dhe drejtoresha e DAP-it, Sonja Llukarevska.
Negociatat për problemin që e ka Greqia me emrin tonë kushtetues hyjnë në fazë të re në të cilën Bashkimi Evropian po bën presion për kompromis. Pikërisht çështja për emrin dhe konkluzionet nga vizita e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në Berlin ishte në fokusin e takimit të djeshëm të shkurtër në Bruksel midis kancelares gjermare Angela Merkel dhe kryeministrit grek Aleksis Cipras, ndërsa të dielën në Shkup vijnë lryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe eurokomisari për zgjerim Johanes Han. Sipas mediave greke, mesazhi nga Merkeli ka qenë se do të vazhdojë t’i inkurajojë të dyja palët që…
Me parashtrimin e padisë penale për 11 persona përgjegjës dhe profesional nga Qendra për punë sociale – Shkup për vepër penale “punë e papërgjegjshme në shërbim” dhe “lënie pas dore e personit të mitur” dhe me dorëheqje të drejtorit të Shtëpisë “25 Maji”, ngadalë po fillon të locohet përgjegjësia për rastin me të miturën 13-vjeçare nga kjo Shtëpi. Kjo padi, theksojnë nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale, do të ngritet kundër të gjithë personave të cilët ishin përgjegjës për të vepruar dhe për të ndërmarrë veprime rreth rastit me të miturën R.I. në periudhën prej vitit 2012 deri në…
Lufta e Dytë Botërore ka përfunduar, por ajo e para nuk ka marrë fund ende. Këto ishin fjalët e një zyrtari turk në Ankara. Ai fliste për Lindjen e Mmesme mirëpo kjo është dëgjuar edhe në Moskë, në Ukrainë dhe në Ballkan, lidhur me çështjet e shtetit turk në Kontinentin Evropian. I vetmi vend në të cilin nuk mund të jetë dëgjuar një gjë e tillë është Brukseli. Kjo për shkak se Bashkimi Evropian është ende i papërgatitur të jetojë në një botë ku gjeopolitika ka ndryshuar- në të cilën qeveritë dhe publiku, janë të obsesionuara me kufijtë dhe territoret,…
Në një intervistë dhënë emisionit 360 shkallë, kryetari i Shkupit Petre Shilegov ka folur edhe lidhur me largimin e përmendoreve nga qendra e vendit, transmeton Zhurnal.mk “Vendosja e një përmendore është vendim i shenjtë dhe ai me definicion nuk duhet bërë në orët e hershme të mëngjesit në mënyrë të falsifikuar, duke parë se dikush nuk e ka ditur ose nuk e ka njohur lokacionin, kontraverzimi që ashtu janë vendosur lë një mesazh tek njerëzit, ndërkohë që largimi i tyre nuk duhet bërë me ndonjë ceremoni të lartë dhe me paralajmërime”, ka thënë Shilegov.
Fillimi i procesit të heqjeve të përmendoreve kontestuese të projektit “Shkupi 2014” është përshëndetur nga historianët shqiptarë të cilët kërkojnë që kjo procedurë të vazhdojë. Historiani, Besnik Rameti, theksoi se projekti “Shkupi 2014” ishte projekt i gabuar që në fillim, andaj heqja e përmendoreve duhet të vazhdojë, pasi ka numër të madh të përmendoreve të cilat nuk meritojnë të jenë aty. “Nuk do të thotë që të largohen të gjitha përmendoret, por të gjitha ato që janë pa ligj të vendosura dhe të gjitha ato që bëjnë probleme të etnoseve dhe religjioneve. Duhet shikuar të gjitha kulturat e popujve. “Shkupi…
Gati dhjetë vite pas formimit të saj, Prokuroria për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdon të funksionojë me vetëm një prokuror shqiptar. Dhe, ka shumë arsyetime se pse kjo Prokurori, e cila trajton rastet më të rënda në vend, vazhdon të mbajë larg shqiptarët, shkruan gazeta Koha. Zyrtarët shqiptarë të Këshillit të Prokurorëve Publik fajin e hedhin tek mungesa e interesimit të vet prokurorëve shqiptarë, të cilët sipas KPP-së, nuk duan të marrë përgjegjësi për rastet më të rënda që ndodhin në vend. Anëtari shqiptar i Këshillit të Prokurorëve Publike, Arbër Isaku, thotë për gazetën Koha, se mungon…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot do të mbajë konferencë për shtyp ku do të preznetojë statusin e implementimit të Planit 3-6-9. “Nesër, 24 shkurt (e shtunë), në media qendrën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me fillim në ora 12:00, Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezantohet statusi i implementimit të Planit 3-6-9”, thuhet në kumtesë.
Përvoja e gjatë e punës dhe angazhimi profesional i shumë shqiptarëve të punësuar në Aeroportin e Shkupit nuk paraqet arsye të mjaftueshme që të njëjtit mos të largohen nga puna, shkruan gazeta KOHA. Pavarësisht pozitës dhe vendit të punës, punonjësit shqiptarë tashmë nuk janë të sigurt se do të vijojnë punët e tyre në aeroportin më të madh në vend, edhe atë falë diskriminimit që atyre po u bënë Ministria e Punëve të Brendshme me ndarjen e certifikatave të sigurisë. Jo më larg se dje, përgjigje negative për certifikatë sigurie ka marrë edhe Enver Kurtishi, rreth 50-vjeçar, me përvojë mbi…