Author: Adijat

Votimi për  vazhdimin e mandatit të prokurores Lidija Raiçeviq në Prokurorinë për krim të organizuar nga anëtarja e Këshillit të prokurorëve, Fidanka Rajevskan, ka krijuar konflikt interesash dhe për këtë ligjërisht nuk është ndëshkuar askush edhe pse tashmë kanë kaluar dy javë. Në vazhdimin e mandateve të prokurorëve në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Fidanka Rajevskan ka votuar për Lidija Raiçeviq, e cila heton bashkëshortin e Rajevskan, Ljube Rajevski, njëri nga drejtorët e NLB Bankës, i cili prej vitit të kaluar është i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje parash. Amabadadori amerikan në Shkup Jess Bejli,…

Lexo më Shumë

Deputeti Artan Grubi për 24 Vesti ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të votohet pa mos hapur debat për mbi 35 mijë amandamentet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Ky variant i Grubit është i mundur vetëm nëse shumica parlamentare LSDM dhe BDI merren vesh me opozitën maqedone për të tërhequr amandamentet. Nësë shumica parlamentare përpiqet të injorojë amandamentet e VMRO-DPMNE atëherë do të bënte shkelje të rregullores së Kuvendit, e cila do t’i krijonte bazë ligjore opozitës maqedone të kontestonte me të drejtë ligjin për gjuhët para gjykatës kushtetuese. Votimi i ligjit duke injoruar amandamentet e VMRO do…

Lexo më Shumë

Vizita e nesërme e treshes së lartë të Bashkimit Evropian, Junker, Mogerini dhe Han në Maqedoni, ka rëndësi të madhe për të ardhmen. Profesori universitar, Veton Latifi vlerëson se përfaqësuesit e lartë të BE-së do të shpalosin detaje për perspektivën e Maqedonisë. “Para së gjithash vizita e krerëve më të lartë të Bashkimit Evropian të Politikës së Jashtme është një vizitë e përgjithshme në vendet e rajonit, me ç’rast pritet një shpalosje e planeve konkrete për Ballkanin Perëndimor, të Strategjisë së re të Bashkimit Evropian. Dhe jo vetëm kaq. Pritet që të kërkohet angazhim konkret nga autoritetet politike edhe nga…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se po shqyrton rikonstruimin e kabinetit të tij qeveritar si dhe rritjen e numrit të deputetëve në grupin parlamentar. Ai ka thënë se fillimisht do të nis rikonstruimi pastaj do të rritet numri I deputetëve në grupin parlamentar duke shtuar se duhet të mundësohet stabilizimi në kuvend nga të gjitha aspektet. Zaev shpreson edhe në kthimin e opozitës në kuvend, dhe normalizimin e punës së këtij institucioni ligjvënës. Fillimisht do të ketë rikonstruim, për shkak se parasë gjithash do të rritet numri i deputetëve, në grup parlamentar. Bisedojmë me disa deputetë, mendoj se duhet të…

Lexo më Shumë

Dy muaj para skadimit të afatit të planit plani 3-6-9 për reformat në vend, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, prezantoi përparsitë dhe ngecjet sa i përket realzimit të këtij plani. Ai u shpreh se nuk mund që të përcaktohet përqindja se sa prej masave janë realizuar, për shkak të dallimeve kualitative të masave. Mirëpo, sipas Osmanit, pjesa dërmuese e tyre janë realizuar, ndërsa aty ku ka ngecje, është rezultat i mungesës së konsensusit politik ndërmjet partive politike, gjegjësisht mungesës së deputetëve të opozitës në Kuvend për votimin e disa prej ligjeve më sensitive. Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje…

Lexo më Shumë

Tashmë katër vjet shkolla fillore “25 Maji” në Hasanbeg ka dorëzuar iniciativë në Komunën e Gazi Babës për ndryshimin e emrit të shkollës. Mirëpo, deri më sot kjo iniciativë assesi të vendoset në rendin e ditës për votim. Drejtori I shkollës së lartpërmendur, Fadil Murtezani tha për Alsat se propozimi për emrin e ri të shkollës është “22 Nëntori” Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe. Sipas tij me këtë propozim dhe kërkesë është njoftuar edhe kreu I ri komunës së Gazi Babës Boris Georgievski I cili ka shpreh gatishmëri për zgjidhjen e kësaj çështje por, sipas Murtezanit, pengesë mund të…

Lexo më Shumë

Fatkeqësisht Shkupi edhe këtë vit i tejkaloj kufijtë e lejuar të UE-së për ndotjen e ajrit që në muajin Shkurt, që është tregues së golgota ekologjike dhe shëndetësore e Shkupjanëve vazhdon edhe në 2018. Në UE, kufiri i lejuar i koncentrimit të PM10 grimcave ne 24 orë është mesatarisht 5o mg /m3. Në UE, numri i lejuar i limiteve të PM10 grimcave është 35 ditë në një vit kalendarik. Në 24 Shkurt 2018, këto limite të UE-së janë tejkaluar në të gjitha njësitë matëse në Shkup, përveç në Milladinovci, komuna Ilinden. Më poshtë në tabelë janë shënuar numri i përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Sindikata e sapoformuar e minatorëve të SASA nga Makedonska Kamenica, e cila funksionon në kuadër të SMEA, kërkon fillim të negociatave me menaxhmentin e minierës dhe pagesë të pagës në korrelacion me përfitimin e kompanisë. Në konferencën e sotme për shtyp në Shkup, sindikalistët kërkuan 20 për qind nga përfitimi që e realizon kompania që t’u ndahet minatorëve. “Kërkojmë që një pjesë e përfitimit të orientohet tek rroga jonë, gjegjësisht 20 për qind e fitimit të ndahet për pagat e minatorëve. Të gjithë i kërkojmë të hollat të cilat i fitojmë”, tha Vane Naskoski i cili punon si minator në…

Lexo më Shumë

Solidariteti që është shprehur midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor çdoherë që të jemi së bashku, është arsyeja për deklaratën e nënkryetarit të Qeverisë Bujar Osmani se nuk do të marrë pjesë në konferencën në Banja Llukë, shpjegoi sot kryeministri Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me prodhuesit e duhanit në Konçe dhe shtoi se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kudo janë bashkë pa dallim se kush është më përpara në integrimet në BE. “Nuk e di se pse Kosova nuk është ftuar, me siguri Bosnjë e Hercegovina nuk e ka pranuar. Nëse një ose dy vende…

Lexo më Shumë

Rritja e kufirit të moshës për pensionim është masë e papranueshme dhe e dëmshme nga e cila do të humbin qytetarët, por do të paraqes edhe ngarkesë për biznesin privat, thuhet në kumtesën nga VMRO-DPMNE-ja. “Edhe pse pohojmë se situata është tejet serioze dhe larg rozës, nga njëra anë, çdo ditë dëgjojmë se si qeveria lavdërohet se ekonomia po ecë mirë, nga tjetra anë kur bëhet fjalë për fondin pensional pohojnë se ka mungesë të parave. E vërteta është se kjo qeveri nuk është e aftë të menaxhojë me të hollat e qytetarëve. Të holla ka, nevojiten investime kapitale dhe…

Lexo më Shumë

Qeverisja 11-vjeçare shkatërrimtare dhe kriminele e VMRO-DPMNEsë pas vetes la shkretëtirë në ekonomi, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj kumtesës së VMRODPMNE-së lidhur me rritjen me atë se rritja e kufirit të moshës për pensionim është e masë e papranueshme dhe e dëmshme. Pikërisht, thuhet më tej, paaftësia dhe politikat kriminele të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevski janë arsyeja për sfidat me të cilat sot ballafaqohet Fondi për sigurim pensional dhe invalidor. “Qytetarët mund të jetë të qetë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja po ndërmerr një sërë masash për sanim të dëmeve, stabilizim dhe qëndrueshmëri të Fondit. Qeveria kujdeset për pensionistët…

Lexo më Shumë