Author: Adijat

Njëzet e tre nga gjithsej 26 ministra në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në mënyrë aktive përdorin Fejsbuk, që është rritje për tre të cikët janë aktivë në këtë rrjet, tregojnë të dhënat nga analiza e dytë vjetore të realizuar në periudhën nga dara 23 e deri në 28 korrik të vitit 2018. Analiza edhe sivjet tregon se numri më i madh i anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe ekipeve të tyre për çdo ditë publikojnë përmbajtje për aktivitetet e tyre në Fejsbuk dhe kanë profile apo faqe të hapura në të cilat munden qytetarët t’u shkruajnë publikisht apo, megjithatë, në…

Lexo më Shumë

Stacioni i radhës i Muhamed Zeqirit, deputetit të LSDM-së, për ta kërkuar zbardhjen e keqpërdorimeve në Bashkësinë Fetare Islame ishte Prokuroria Speciale Publike, raporton gazeta Lajm. Ai ende pa marrë përgjigje nga institucionet kompetente për çështjen e ngritur në Kuvend një muaj më parë, sot është drejtuar në PSP ku ka dorëzuar kërkesë për kontrollimin e përgjimeve, nëse eventualisht në to gjindet edhe i pari i Bashkësisë Fetare Islame.

Lexo më Shumë

Një minoren 16-vjeçar është lënduar mbrëmë në një rrahje mes dy grupeve minorene që ka ndodhur në fshatin Milladinovc të Shkupit, tek terreni sportiv për futboll të vogël. Siç informoi MPB-ja, minoreni është dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” ku nga mjeku i është konstatuar lëndim i rëndë trupor. Rasti është paraqitur dhe ndërmerren masa për zbardhjen e tij

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot mori pjesë në seancën komemorative të Kuvendit të Kosovës, me rastin e ndarjes nga jeta të aktivistit të njohur për çështjen kombëtare dhe të burgosurit politik, Adem Demaçi. “Sot, jemi tubuar këtu me një shkas që na pikëlloi të gjithë ne që e kemi pasur fatin të jetojmë në të njëjtën kohë kur ka frymuar dhe vepruar Heroi i kombit, simboli i rezistencës kombëtare, udhërrëfyesi dhe zëri i ndërgjegjes popullore, mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të pakicave jo-shqiptare, liridashësi dhe atdhetari, vizionari dhe shkrimtari i dalluar, Adem Demaçi. Nuk…

Lexo më Shumë

Një barakë prej 70 metra katrorë në rrugën “Sreçko Puzhallka” numër 65 në lagjen Çento është djegur mbrëmë. Të lënduar nuk ka, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në vlerë prej 200.000 denarësh. Siç informoi Njësia territoriale e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, zjarri ka shpërthyer gjysmë ore pas mesnatës, ndërsa deri në orën dy është vënë nën kontroll. Është intervenuar me pesë automjete dhe 13 zjarrfikës.

Lexo më Shumë

Çmimet e shitjes nga prodhuesit e produkteve industriale në tregun vendor në qershor të vitit 2018 janë më të ultë për 0.3 % në nivel mujor, ndërsa për 0.8 % në nivel vjetor, njofton Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). Në qershor 2018, në krahasim me muajin maj të vitit të kaluar, çmimet e shitjes nga prodhuesit e produkteve industriale në tregun vendor janë më të ulëta në grupin Energji për 0.6 %, produktet kapitale për 0.3 %, produkte të ndërmjetme, përveç energjisë për 0.2 % dhe mallrat jo të qëndrueshëm të konsumit për 0.1 %. Në krahasim me muajin qershor…

Lexo më Shumë

Sot do të ndodhë eklipsi më i gjatë i Hënës në shekullin 21. Hëna do të kalojë përmes qendrës së hijes së Tokës dhe do të marrë gradualisht një ngjyrë të kuqe ose të kafe të kuqërremë. Periudha totale e eklipsit do të zgjasë një orë e 43 minuta. Dukuria do të jetë e dukshme në Evropë, në Lindjen e Mesme, në Afrikë, në Australi dhe në pjesën më të madhe të Azisë dhe Amerikës Jugore, nisur nga ora 21:00, sipas kohës britanike të verës. Nisur nga sonte dhe gjatë disa ditëve të ardhshme, Marsi po ashtu do të jetë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka akuzuar partinë në pushtet, LSDM, se në më pak se dy javë ka tentuar të vjedh nga shteti 45 milion euro. Nga kjo parti thonë se “Prokuroria dhe gjykatat në vend që të ndjekin krimin, ata kanë dalur në anën e tyre dhe i mbrojnë”. “Për më pak se dy javë Zaev dhe LSDM tentuan që nga shteti të vjedhin 45 milionë euro. Zaevi vjedhjen e shtetit, po tenton ta kompensojë me shitjen e interesave kombëtare dhe shtetërore. Edhe pse u betua se nuk do ta ndërrojë emrin e shtetit, identitetin dhe gjuhë, ai po e bën të…

Lexo më Shumë

Lodhja konsiderohet si një nga pesë shkaqet fatale për fatkeqësi në komunikacion. Njëzet për qind e fatkeqësive që ndodhin në rrugë janë për shkak të lodhjes së vozitësve. Nga Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë (KRSKRR) bën thirrje që vozitësit ta ndjekin nivelin e lodhjes në mënyrë që të mos ndodhë ta rerzikojnë jetëpn e tyre dhe të pjesëmarrësve tët jerë në komunikacion. KRSKRR i këshillon vozitësit të flejnë dhe të pushojnë para udhëtimit. Nëse nisen në rrugë të gjatë, të evitojnë rrugët të cilat kanë më shumë përmbajtje në vozitje, të planifikojnë vende për t’u ndalur, të…

Lexo më Shumë

Më datë 26.07.2018 në ora 19 e 30 minuta, në rrugën regjionale fshati Jazhincë-Tetovë, ka ndodhur aksident trafiku në mes veturës ,, Golf,, me targa të Tetovës e drejtuar nga personi F.K. 43-vjeç nga Tetova, dhe Motoçikletë e tipit ,,Kumko,, e drejtuar nga një 17-vjeçar nga Tetova. Në aksident, motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore ,dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës,, për dhënien e ndihmës mjekësore, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, i njëjti është transferuar në klinikat e Shkupit, për mjekim të mëtutjeshëm. Hetimet në vendin e ngjarjes, i ka kryer ekipi hetues, nga…

Lexo më Shumë

Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së ka reaguar pas deklaratave së djeshme të ministrit të Punëve të Brendshme, se një strukturë e vogël kriminale po bën propagandë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Nga kjo parti thonë se me deklaratën e djeshme të Ministrit Spasovski se “prapa propagandës kundër BE-së dhe NATO-s qëndron një grup i vogël të një strukture kriminale”, edhe njëher publikisht vërteton se kjo Qeveri aspak nuk ka dallim ga Qeveria e Nikolla Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Gjithçka është e njëjtë, vetëm se Gruevski dhe furgonat e verdhë tani nuk janë. Por, për atë tani këtu janë…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare dje u mbajtën kuvende të rregullta të degëve të PDSH-së në Saraj dhe Çair. Punimet e këtyre kuvendeve i ndoqi kryetari i partisë, Menduh Thaçi, si dhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të partisë, Azem Sadiku. Siç njoftojnë nga PDSH, në kuvendin e degës së Sarajit, për kryetar të degës u zgjodh Sefedin Aliu, kurse në Çair për kryetar të degës u zgjodh Ramazan Shaqiri. Gjithashtu në këto kuvende u zgjodhën kryesitë e degëve, delegatët e kongresit, si dhe propozimet për anëtarë të kuvendit qendror të…

Lexo më Shumë