Dragi Zmijanac, Drejtori i ambasadës së parë fëmijërore në botë Megjashi apelon që Qeveria të marrë vendim ligjor, sipas të cilit nuk do të ketë vjetërsim të veprës penale “sulm gjinor mbi fëmijë që nuk ka mbushur 14 vjeç”. Si shembull përmend rastet e abuzimeve të ndodhura në insitutcionin për përkujdesje “ 25 Maji”, shkruan Almakos. “ Përgjegjësia moral është më e pakta të kërkohet nga drejtori I shtëpisë së kujdesit “25 Maji”, këtu kërkojmë përgjegjësi penale. Për t’u përshëndetur është reagimi I Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale që ka ngritur 11 padi penale ndaj personave që punojnë në…
Author: Adijat
Me qëllim parandalimin dhe trajtimin e varësisë nga drogat qendra me emër të njejtë prezantoi intenetin si vegël për vetëvlerësim të rrezikut nga përdorimi i drogave “draghelp.eu” (drughelp.eu), që shërben për detektimin e hershëm dhe intervenimin e shpejtë, me qëllim që të përfshihen të rinjtë të cilët përdorin substanca, ndërsa të cilët deri tani nuk kanë kërkuar ndihmë nga programet e përhershme, shkruan Almakos. “Rezultatet e testimeve të deritanishme në vegël tregojnë se, te 16 për qind e personave të testuar nuk ka rrezik nga varësia, derisa te 70 për qind e tyre është vërejtur përdorim i dëmshëm i drogës,…
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e emëroi Sebastian Sosën për përfaqësues rezident në Maqedoni. FMN-ja, siç qëndron në kumtesë, e emëroi Sosën, i cili është përfaqësues rezident i FMN-së në Serbi, gjithashtu ta ushtrojë funksionin edhe të përfaqësuesit rezident në Maqedoni. Selia e Sosës do të mbetet në Beograd dhe do t’i mbulojë të dyja shtetet. “Ky emërim ka për qëllim që të siguroj dialog të vazhdueshëm dhe qarkullim të informatave midis Fondit dhe autoritetet në Shkup. Gjithashtu, do ta lehtësojë edhe ndihmën intensive teknike dhe aktivitetet mbikëqyrëse të FMN-së në Maqedoni”, qëndron në kumtesën nga FMN-ja.
Për shkak të fatkeqësisë në rrugë, në grykën malore Presekë, prej orës 16:25 komunikacioni po zhvillohet nëpër një korsi. Prej orës 16:00 në kërë grykë malore, për shkak të reshjeve të borës është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese.
Transparenca dhe llogaridhënia e Qeverisë dhe përcaktimi ndaj mediave të pavarura dhe profesionale kanë qenë temë e bisedës së ministrit për Komunikimeve, Llogaridhënies dhe Transparencës Robert Popovski me ambasadorin italian Karlo Romeo. Nga pres-shërbimi qeveritar informuan se ambasadori Romeo e ka përshëndetur transparencën dhe llogaridhënien e Qeverisë dhe ka shprehur gatishmëri për ndihmë dhe mbështetje në pjesën e transmetimit të përvojave rreth llogaridhënies ndaj opinionit dhe kushtet për funksionim profesional, të pavarur të mediave. Ministri Popovski ka shpjeguar se është vendosur sistem transparent dhe llogaridhënës i informimit të mediave dhe opinioni për çështjet nga interesi publik, shoqëror dhe qytetar dhe…
Serbia dhe Maqedonia të premten në Shkup do të mbajnë mbledhj për të tejkaluar problemin me eksportin e miellit nga Serbia në Maqedoni. Siç deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Lajiq, ai në mëngjes nga ministri i Bujqësisë dhe Ekonomisë së Maqedonisë, Ljupço Nikolovski mori informacionin për ndryshim të Rregullores. “Të premten në Shkup kemi caktuar mbledhje dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të gjejmë një zgjidhje, e cila, do të jetë në interes për biznesin e të dy vendeve dhe nuk do të dëmtojë tregtinë e jashtme në asnjë drejtim, as nuk do…
Krijimi i kushteve për operator të tretë celular në Maqedoni dhe përvojat e Turqisë në këtë sferë, ishin temë e takimit të sotëm të ministrit të Maqedonisë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski me ministrin turk të Transportit, Lundrimit dhe Komunikime Ahmet Arsllan. Në takimin me Arsllanin, i mbajtur gjatë Kongresit celular botëror në Barcelonë, Mançevski i ka prezantuar angazhimet e MSHIA-së në pjesën e digjitalizimit të administratës, rritje të numrit të eshërbimeve dhe përgatitjen e planit operativ për internet me rrjet të gjerë. Ministri Mançevski mori pjesë në Kongresin celular botëror me qëllim të bisedimeve për krijim të…
Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të ri për punëtorët e falimentuar do të përfshihen edhe 1.900 persona të rinj që në seancën e sotme i miratoi Qeveria, gjegjësisht ata do të kenë mundësi të fitojnë kompensim në para nga shteti deri në pensionimin e tyre. “Me ndryshimet e miratuara lehtësohen kushtet e nevojshme të konfirmuara me ligjin aktual, të cilat kanë të bëjnë me fitimin e të drejtës së sigurimit material nëse ndërprerja e marrëdhënies së punës së punës është krijuar në momentin kur ndërmarrja me pronë dominuese e shtetit është privatizuar, me kusht që numri i vetëm amë…
Ndërtim i kapaciteteve tek të rinjtë me qëllim që të bëhen faktor në krijimin e politikave lokale për zhvillim është qëllimi i projektit “Të rinjtë nga mjediset rurale për integrimin e Maqedonisë në BE”. Projekti i cili u promovua sot në Shkup është financuar me mjete nga BE-ja, ndërsa e zbatojnë katër organizata. Lider i projektit është Dega në Maqedoni e Organizatës për lidhje të vlerave natyrore dhe njerëzve (CNVP) me seli në Hagë, Holandë, ndërsa e zbatojnë në partneritet me Rrjetin për zhvillim rural të Maqedonisë dhe dy organizata të tjera të rrjeteve nga Serbia dhe Kroacia. Siç theksoi…
Në aksin rrugor Kërçovë – Ohër përmes qafës malore Preskë për shkak reshjeve të borës prej orës 16:00 është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në vijim është konkursi për pjesëmarrje programin studentor Fulbrajt, për “studentët në vizitë” – për studime hetuese dhe të magjistraturës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vitin akademik 2019/2020. Të kualifikuar për t’u paraqitur janë kandidatët të cilët kanë kryer arsimin e lartë, apo janë regjistruar në studime postdiplomike. Ata duhet të jenë qytetarë të Maqedonisë dhe të kenë njohuri të gjuhës angleze, mjaftueshëm që të studiojnë ose të hulumtojnë në SHBA. Të gjitha informacionet në lidhje me procesin e aplikimit dhe fazat e përzgjedhjes në këtë program të përbashkët studentor mes…
Ministria e Kulturës ende po i shqyrton projektet e dyshimta të programit vjetor. Shqyrtimi i brendshëm pritet që të zgjatë deri në fund të javës, pas çka do të informohen edhe vetë projektantët me vendimet që do të dalin nga analiza. Të njëjtët kanë të drejtë që vendimin e Ministrisë së Kulturës për anulim eventual ta paraqesin në Komisionin e Shkallës së dytë në afat prej 15 ditësh. Burime nga Ministra e Kulturës bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 5 deri në 10 projekte që dyshohen për konflikt të interesit, nepotizëm dhe parregullsi gjatë ndarjes së fondeve. Ndërkaq vet…