Author: Adijat

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë, Bilen Saliji, sot mori pjesë në hapjen e punimeve dyditore të Forumit të Pestë Rajonal për Qeverisjen e të Drejtës në Evropën Juglindore. Ministri Saliji në fjalën e tij u shpreh se reformat në legjislacionin vendor, organizimi i sistemit, qasja në ligj – bërjen, paraqesin domosdoshmëri reale dhe juridike. Gjithashtu Ministri Saliji duke ju referuar edhe raporteve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila në Maqedoni disa herë ka konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut, hetim joefikas të rasteve për torturë, apo trajtim çnjerëzor, foli për disa nga masat…

Lexo më Shumë

Përveç punësimeve të zyrtarëve shtetërorë, të cilët ende përzgjidhen sipas përkatësisë etnike, dje gjykata edhe një herë dëshmoi se në Maqedoni edhe drejtësia në funksionon sipas kritereve etnike. Kur bëhet fjalë për shqiptarët, gjykatat dinë të japin edhe dënime me burg të përjetshëm, madje edhe pa asnjë dëshmi, ndërsa kur bëhet fjalë për një vrasës fëmije, edhe pse ekzistojnë dëshmi dhe video ku shihet akti makabër, ai lirohet vetëm sepse është maqedonas, reagon Lëvizja BESA. “Prej pamjeve të djeshme gjatë lirimit të vrasësit të Almirit të vogël, ku vrasësi i kërcënohet me vdekje edhe gazetarit i cili po e bënte…

Lexo më Shumë

Fondi për sigurim shëndetësor për vitin 2018 për barnat që jepen me recetë në kuadër Fondit, ka paraparë buxhet vjetor në vlerë prej 2,85 miliardë denarë, i cili dallon për 100 milion denarë më shumë se në vitin 2017. Në këtë buxhet janë të parapara edhe barnat e shtrenjta, si dhe barnat që përshkruhen nga mjekët gjatë shërbimeve të kujdestarisë të cilat jepen jashta kuotave të barnatoreve. Buxhetin vjetor për barna Fondi e përcakton në bazë të realizueshmërisë së kuotave, rritjes së përshkrimit të barnave nga ana e mjekëve dhe konsumit të barnave, gjithnjë në pajtueshmëri me mjetet që janë…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti sot do të thirr Kryesinë qendrore në selinë në Reçicë të Tetovës. Mbledhja është thirrur për në ora 14.00. Pritet që në takim të diskutohet mes tjerash edhe mbi politikat e reja, përcaktimet strategjike dhe organizative të partisë në dekadën vijuese. Nga partia thonë se politikat e reja janë që të tërheqin edhe ndryshime të reja organizative, strukturore dhe kadrovike në BDI.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar sot se do të ketë rikonstruim të qeverisë dhe se fillojnë bisedimet për rritjen e shumicës parlamentare, transmeton Medial.mk. “Me siguri do të bisedojmë me gjitha partitë politike opozitare, përveç me VMRO-DPMNE-në”, ka thënë Zaev. Rikonstrumi i qeverisë dhe ndryshimet eventuale në resore, siç tha ai, “do të jenë marrëveshjet me partitë politike dhe deputetët që do të pranonin programin qeveritar për hyrje në shumicën parlamentare. /Medial.mk/

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, kryetari i Komunës së Dellçevës Goran Trajkovski, drejtori i NPVK Bregallnicë Rozeta Coneva dhe E.T Sibil Suter Tehada, ambasadorë i Zvicrës, sot nënshkruan marrëveshje bilaterale për ofrimin e asistencës teknike dhe financiare për projektin “Furnizimi me ujë në Dellçevë”. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e përfaqësuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria e Konfederatës Zvicerane të përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike të Zvicrës (SECO), zyrtarisht filloi realizimi i projektit me të cilin banorëve të Dellçevës do t’ju sigurohet…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike e Kumanovës dje rikualifikoi aktakuzën në rastin e Almir Aliut. Prokurorja e lëndës, Suaza Kusigerska kërkoi që i akuzuari i parë Boban Iliq, në vend të veprës për vrasje të ndiqet për “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurive në komunikacion”. Organi akuzës rikualifikimin e bazon në faktin se ekspertiza neuropsikiatrike është siguruar si dëshmi pas ngritjes së akuzës. “Bëhet fjalë gjithashtu për vepër të rëndë penale me të cilën parashikohet dënim me burg nga 4 deri në 20 vjet. Prokuroria Publike pret që Gjykata të sjell vendim të drejtë në bazë të fakteve dhe dëshmive…

Lexo më Shumë

Për drurin që do të mbillet tek vendi i përmendores së Qoses, e cila tashmë është larguar nga autoritetet e Qytetit të Shkupit, është shpallur tender, ndërsa pritet të kushtojë rreth 5 mijë denarë. Nga Qytetie Shkupit nuk precizojnë se kur saktësisht do të vendoset druri, pasi akoma pritet të hapet procedura e tenderit. Në bazamentin e drurit do të gdhendet neni 10 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, lidhur me të drejtën për një gjykim të drejtë.

Lexo më Shumë

Një kamion me targa të Radovishit mbrëmë nga pakujdesia ka rrënuar kabinën për kontrollin e pasaportave në pikën kufitare Tabanoc. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19, kur mjeti transportues i drejtuar nga 55 vejçari nga Radovishi ka goditur konstruksionin e çatisë së kabinës së kontrollit të pasaportave dhe e ka dëmtuar plotësisht.  Nga thyerja e xhamave, polici kufitar në kabinë ka pësuar lëndime në dorë. Ai menjëherë është dërguar në Spitalin e Kumanovës, thuhet në raportin e policisë.

Lexo më Shumë

As Gruevski, as Mile Janakieski si dhe as Elizabeta Najdovska dhe Naser Ralev të cilët i përfaqësoj, nuk kanë bërë vepër penale për të cilën akuzohen. Këtë në seancën e sotme të rastit “TNT” e tha avokati, Dimitar Dangov, transmeton Portalb.mk. “Gruevski as në mënyrë të pavarur e as në marrëveshje me Janakiesin nuk e kanë detyruar Toni Jakimovskin që në mënyrë joligjore ta shkatërrojë objektin Kosmos. Mbrojtja do të dëshmojë se kryeministër dhe ministër nuk janë pozita në fuqi, por persona zyrtar me kompetenca të përcaktuara me ligj. Absurdi qëndron në atë se nuk ekziston shkatërrim joligjor që e përmban përshkrimin e…

Lexo më Shumë