Author: Adijat

Qeveria ka arsyetuar sot paratë e buxhetit të harxhuara për ushqime e pije nga ministrat e saj. “Po japim shembull të punës me llogaridhënie. Në vend të faturave të larta e të fshehta për harxhime joproduktive, sot kemi raporte publike me informacione nga bufetë e institucioneve për të gjitha kafet, çajrat apo lëngjet e pira gjatë mbledhjeve të punës me anëtarët e komisioneve, grupeve të punës, qytetarët, përfaqësuesit e sindikatave, kompanive, shoqatave, organizatave ndërkombëtare, ambasadorëve etj. Pothuajse në të gjithë ministritë faturat e tilla nënshkruhen nga ministri, i cili i shënon ato edhe në raportet e llogaridhënies. Por, mjetet shfrytëzohen…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorëve të rinj të Republikës së Tanzanisë, Principatës së Madhe të Luksemburgut dhe Mbretërisë së Danimarkës në Republikën e Maqedonisë. Ambasadorit të parë të akredituar të Tanzanisë në Republikën e Maqedonisë, me seli në Romë, Xhorxh Kahema Madafa, ministri Dimitrov i dëshiroi shumë sukses në misionin diploamtik dhe shfaqi bindje se Madafa do të lë vulë personale në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Mundësitë për thellim të marrëdhënieve dhe avancim të bashkëpunimit në plan bilateral dhe multilateral ishin temat kryesore të bisedës gjatë takimit.…

Lexo më Shumë

Siç afrohen negociatat pranë thelbit të problemit, paraqiten pengesa dhe qorrsokaku, vlerëson përgjegjësi për politikë të Jashtme në partinë opozitare greke Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos. Thotë se ekzistojnë mospajtime dhe dallime të mëdha dhe sipas tij, më e sigurt është të ketë komplikime, sesa zgjidhje. “Në këtë moment duket se siç vijnë negociatat deri tek thelbi i çështjeve të vështira, ka pengesa dhe qorrsokak. Në këtë moment, sipas asaj që e dimë, ndërsa nuk jemi të informuar me përgjegjësi dhe në mënyrë serioze prej qeverisë, sipas asaj që mund ta mësojmë, e kam ndjenjën se jemi më afër komplikimit,…

Lexo më Shumë

SPB-Ohër, ka parashtruar padi penale kundër A.M (56) nga Ohri për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Gjatë vitit 2017 personi në fjalë si drejtor i Shtëpisë shëndetësore publike në Ohër, ka regjistruar studimet master, të cilat janë financuar nga Enti për shëndet publik në Ohër dhe është dashur të mbarohen për një kohë caktuar. Për këtë dedikim nga buxheti i shteti ka harxhuar 257.600 denarë.

Lexo më Shumë

Shoqata joqeveritare Vizion M në bashkëpunim me organizatën Pro Vita dhe me Kryqin e Kuq, kanë patur ditë të hapur për dhurim të gjakut. Ky aksion për dhurimin e gjakut që është tashmë tradicional, thonë se ka pasur tejet efekt dhe nga viti në vit ka shtohet numri i personave që marrin iniciativën për të dhuruar gjak. Më së shumti këto organizata i gëzon fakti se pjesa dërmuese e dhuruesve janë qytetarë që për herë të parë japin gjak, dhe kjo sipas tyre është dëshmi se qytetarët kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e dhurimit të gjakut me të cilin mund…

Lexo më Shumë

Pas vizitës së shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxijas në Shkup, raundi i ri i bisedimeve mes palëve do të mbahet më 30 mars në Vjenë. Në këtë takim palët do të negociojnë rreth përmbajtjes së dy Draft Marrëveshjeve të shkëmbyera ditë më parë mes Shkupit dhe Athinës si dhe draftit të dorëzuar nga ana e ndërmjetësit Nimic. Ndërkohë mediat greke shkruajnë se pas Vjenës, Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov pritet të vizitoj Athinën. Televizionet greke “Skai” dhe “Star Tv” kanë raportuar se pavarësisht klimës pozitive nga ana e të dy ministrave, përsëri palët kanë shfaqur papajtueshmëri për disa…

Lexo më Shumë

I tërë Ligji për gjuhët duhet të dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venecias dhe jo vetëm një pjesë e këtij Ligji. Kështu ka porositur ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar në një intervistë për “24vesti”, ku ka shtuar se duhet implementuar të gjitha vërejtjet e këtij komisioni. Zhbogar ka folur edhe për procedurën me të cilën është sjell ky Ligj, dhe ka thënë se ajo është punë e institucioneve. Samuell Zhbogar, ambasador i BE-së “Jam takuar me presidentin Ivanov dhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Që të dytë mi treguan qëndrimet e tyre dhe argumentet. Ligji për gjuhët nuk është…

Lexo më Shumë

Tmerr i vërtetë është vozitja nga Struga në pikën kufitare Qafëthanë, në kufirin shqiptaro-maqedonas. Gropa të mëdha ka pothuajse në çdo hap. Këtej çdo ditë kalojnë shumë makina dhe kamionë të cilat vazhdojnë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Kjo rrugë është dalja kryesore për mijëra qytetarë edhe drejt bregdetit shqiptar dhe në portin e Durrësit. “Vendasit rekomandojnë që nëse nuk është e nevojshme, qytetarët të mos e përdorin këtë rrugë. Vozitja në rrugën prej në Strugë deri Qafëthanë duket si vozitje në shtigje sllallomi.” Vozitja është veçanërisht e rrezikshme kur bie shi. Atëherë vrimat mbushen me ujë dhe nuk…

Lexo më Shumë

Ligji për përdorimin e gjuhëve vazhdon të kundërshtohet ashpër nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Të njëjtit kërcënojnë se çdo shpallje e këtij ligji në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e Presidentit Ivanov, do të ndiqet me padi penale ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi por edhe ndaj drejtorit të Gazetës Zyrtare. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Darko Kostovski anashkalon Gjykatën Kushtetuese duke thënë se është presidenti ai që duhet të vendosë për kushtetutshmërinë e ligjeve. Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse do të nënshkruhet apo jo dekreti. Presidenti Gjorgje Ivanov ka të drejtë të plotë që të mos e nënshkruaj këtë ligj. Detyra e vetme e presidentit…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme ende nuk ka marrë ndonjë vendim nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së, Krsto Mukovski dhe Sashe Vasilevski dhe ish drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov -së do mbeten apo do të dalin nga paraburgimi. Ndonëse para katër ditëve në seancë publike 15 të akuzuarit kërkuan lirim nga paraburgimi, gjykata më e lartë nuk tregon çfarë vendimi ka marrë. Përgjigjet nga Gjykata Supreme janë se gazetarët për këtë do të informohen në kohë. Avokati Zvonko Davidiviq i cili e mbron Dushko Llazarovin, ish shef i njësiteve speciale në MPB, nuk ka kurrfarë informate edhe pse 48 orët për vendosje…

Lexo më Shumë

Ende nuk dihet se cila do të jetë zgjidhja afatgjate për kartelat shëndetësore, gjegjësisht nëse libreza shëndetësore do të bashkohet me letërnjoftimin. Këtë ndryshim kohë më parë e kishte premtuar ish ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Kontrollet mjekësore shumica e pacientëve vazhdojnë t’i kryejnë me librezat e vjetra shëndetësore edhe pse për marrjen e disa pajisjeve ortopedike, e patjetërsueshme është kartela elektronike. Nga ministria e Shëndetësisë thonë se është formuar grup pune për të shqyrtuar ndryshimet e mundshme, mirëpo siç mëson Alsat grupet punuese për muaj të tërë, që nga formimi i tyre nuk janë aktive. Ministria e Shëndetësisë “…

Lexo më Shumë

Nëse Grekët e Pavarur nuk e votojnë marrëveshjen për emrin të fqiut verior, Greqia do të duhet të shkoj në zgjedhje, ka thënë zëdhënësi i PASOK-ut, Pavlos Hristidis. Hristidis duke kritikuar qeverinë aktuale greke ka përsëritur pozicionet e partisë së tij për merin e ato janë crrënjosje e irredentizmit, ndryshim të kushtetutës, të mos ketë falsifikim të kushtetutës, të mos ketë ndarje në marrjen e vendimit dhe vendimi të vij në kuvend dhe atje do ti htmei pozicionet tona, është shprehur ai.

Lexo më Shumë