Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka qenë pjesë e protestuesve mbrëmjen e 27 prillit të vitit të kaluar e cila eskaloi në dhunë brutale përmes një sulmi të organizuar ndaj deputetëve që formuan Qeverinë e re të udhëhequr nga Zoran Zaev. Mihaella Ivanova nga forumi i të rinjve të LSDM ka theksuar se në fotografitë shihet qartë se si Mickoski ka kaluar mburojën para Kuvendit. “Mickoski ka qenë me turmën në ditën kur u sulmuan deputetë, gazetarë dhe të punësuar, kur u rrezikuan jetët e tyre dhe rendi kushtetues i R.M. Cili ka qenë roli i tij në këtë të…
Author: Adijat
Në Gjykatën penale për sot janë caktuar seancat për lëndët e PSP-së “Trezor”, “Tarifa” dhe “Trust”. Në “Trezor” i akuzuari i parë është ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në MOb, Goran Grujevski, i cili tani më disa muaj gjendet në paraburgim ekstradues në Greqi. Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim dhe shkaktim të dëmit në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjes elektronike të komunikimit për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim…
Sot u publikuan edhe detajet e para zyrtare sa i takon zgjërimit të shumicës parlamentare . Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, tha se BDI, si partnere e koalicionit është e gatshme të bisedojë me parti të cilat do të mund të krijojnë një shumicë më stabile. “Unë mendoj që kjo është një pyetje të cilët nuk mund t’i jap unë sot përgjigje. Por është e rëndësishme që shteti të jetë më i konsoliduar dhe cilado parti e cila ka të njëjtin përkushtim për t’i çuar proceset përpara ne jemi të gatshëm të bisedojmë, të analizojmë dhe…
Mbrëmë ne Qeveri ka kaluar plani për sistematizimin e 958 nëpunësve të administratës publike. Brenda dy muajve pritet që ky proces të ketë përfunduar tërësisht. “Kjo pritje e gjatë për sistemimin e administratorëve është një problem i trashëguara nga qeveritë e kaluara, por tashmë ka filluar procesi për sistematizimin e tyre. Gjithashtu, kemi bërë një plan për shpërndarjen e tyre. Së bashku me ministrin ManÇevski plani është votuar dje në mënyre unanime mes dikastereve, tani presim të realizohet edhe teknikisht. Pres bashkëpunim edhe prej atyre qe ende nuk janë sistematizuar. Administratoret janë përzgjedhur nga kualifikimet që kanë dhe ne baze…
humica parlamentare do të ngrejë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov, i cili vazhdon të refuzojë të nënshkruajë dekretin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Këtë e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp. Ai druan se Ivanovi mund të bllokojë në këtë mënyre edhe ligjet e tjera reformuese. Por sipas Zaevit, Kushtetua obligon presidentin që ta nënshkruajë dekretin e ligjit të gjuhëve që është rivotuar në Kuvend me shumicë votash, pas kthimit të parë nga ana e presidentit, transmeton alsat –m. “Gjykata Kushtetuese të na tregojë se çfarë mundë të bëhet…
Prokurori Publik, Lubomir Joveski mendon se pas aktpadisë së dorëzuar dje, ka bazë për masa të reja të paraburgimit për pjesë nga të akuzuarit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill. Joveski për DW, thekson se vendimi i Gjykatës Supreme para dy ditësh për paraburgimet, bazohet në ankesat në pjesën e hetimeve, kurse masat e reja janë kërkuar prej kur Porkuroria Publike zyrtarisht, ngriti akuza për 30 personat për ngjarjte e 27 prillit. “Prokuroria konsideron se ekzistojnë baza për paraburgim. Për secilën nga masat e siguruara ka rrethana të veçanta të cilat vlerësohen – se a janë të…
Prokuroria për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të organizuar ka mbaruar hetimin në lidhje me zhvillimet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Prokuroria ka inicuar aktakuzë kundër 30 personave nga gjithsej 35 të dyshuar. Nga ata, 28 akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, ndërsa dy akuzohen për ofrim të ndihmës gjatë kryerjes së kësaj vepre, raporton SHENJA. Për katër persona procedura është ndërprerë ngase nuk janë të kapshëm për organet e rendit, por pas gjetjes, procedura do të vazhdon. Poashtu për një person, gjegjësisht deputeten Zhaklina Peshevska, procedura është ndërprerë, ngase nuk ka pasur prova se…
Kryeministri Zoran Zaev thekson se bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë janë akoma larg epilogut. “Ideja është që të zgjerojmë shumicën parlamentare për dy arsye; e para të forcojmë shumicën me qëllim që deputetët të kenë më shumë kohë të kalojnë me zgjedhësit e tyre, pra qytetarët. E dyta është për shkak të hapave serioz që na presin, para se gjithash reformat, çështja e emrit. Në të njëjtën kohë priten vendime të rëndësishme ekonomike. Pranvera është periudhë e rëndësishme për zhvillimin e operativave ekonomike dhe shumë vendime të tjera. është çështje e dytë ajo se cilat dhe çfarë…
Pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të LSDM-së, java në vijim do të jetë vendimtare për shumicën Parlamentare dhe Qeverinë. Burime qeveritare bëjnë të ditur se në këtë javë do të intensifikohen takimet e kryeministrit Zoran Zaev me subjektet politike. Ndonëse nga socialdemokratët nuk bëjnë me dije, Alsat M mëson se të mërkurën ose të enjten pritet takim mes kreut të LSDM-së, dhe atij të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi. Nga kjo e fundit mohojnë se në bisedimet e deritanishme është biseduar konkretisht për dikastere. Sipas burimeve të Alsat M, bisedimet deri më tani janë zhvilluar për çështje parimore dhe se Besa…
Këshilli Etik i Prokurorisë Publike u mblodh për të shqyrtuar çështjen e distancimit të Prokurorëve Republikan shqiptar nga rikualifikimi i veprës në rastin e Almir Aliut. Këshilli i përbërë nga 5 anëtarë nën kryesimin e prokurorit nga Shtipi, Todor Vitarov dhe anëtarin shqiptar brenda këshillit, prokurorin e lartë, Bari Shabani nuk japin detaje rreth konkluzioneve nga mbledhja e sotme. Për zhvillimet dhe vendimet e mundshme të Këshillit, informacion nuk ndajnë as nga Prokuroria Publike. Në këtë Këshill nuk ka marr pjesë kryeprokurori Lubomir Joveski, i cili përmes telefonit na shpjegoi se rreth vendimeve të Këshillit do të njoftohemi në kohë.…
Procesi gjyqësor në Gjykatën e Landit në Wels, Austri, kundër shtatë të akuzuarve për dhënie të fajdeve dhe për nxjerrje të dhunshme të tyre, ka përfunduar të enjten me shpalljen fajtorë të të gjashtë prej tyre. Dy të akuzuarit kryesorë, një kosovar dhe një shtetas i Maqedonisë janë dënuar me nga tre vjet e gjysmë burg, shkruan orf.at. Njëri është liruar. Katër ndihmësit e dy të akuzuarve kryesorë, që në fakt kanë qenë ekzekutuesit e nxjerrjes së fajdeve, kanë marrë dënime me kusht prej dy deri katër muaj burg. Vendimet nuk janë ende të plotfuqishme. Akuzat që ngarkonin këtë grup…
Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në Doha të Katarit, ka zhilluar një takim pune me Sheik Abdullah Bin Halifa Al-Tani, kryeministër dhe Ministër për Punë të Brendshme të Katarit. Në takim është folur për intesifikimin dhe avancimin e bashkëpunimit në kuadër të sigurisë, luftën kundër terrorizmit, luftën kundër organizimit kriminal ndërkombëtar, bashkëpunim në teknologji dhe teknikë dhe në sferat tjera. Me qëllim që të ketë vazhdimësi në bashkëpunimin mes dy shteteve, si dhe duke pasur parasysh se pas hapjes së linjës direkte Shkup-Doha, është rritur numri i personave që lëvizin nga Maqedonia në Katar dhe anasjelltas, si…