Komuna Qendër kumtoi se me rastin e festave të Pashkëve, nga e premtja deri të hënën parkingjet me të cilat menaxhon NP PKQ do të jenë falas për të gjithë qytetarët. Parkingjet e NP PKQ do të vazhdojnë me punë më 10 prill (e martë) sipas orarit të zakonshëm të punës.
Author: Adijat
Duhej të kalojnë dy vite të plota që të dalë në shesh se ish shefi i Sektorit për vepra të dënueshme pranë Gjykatës Supreme (vetë ose në bashkëpunim me tjerë) është organizatori i bojkotit juridik ndaj mundësisë ligjore për hetime të veprave kriminele nga ana e Prokurorisë Speciale Publike dhe ngritjen e procedurave adekuate. Në hulumtimin e portalit Sudstvo.mk, të cilin sot zyrtarisht e ka konfirmuar edhe Gjykata Supreme e Maqedonisë, doli në shesh se shefi i atëhershëm i Sektorit për vepra të dënueshme pranë Gjykatës Supreme, me kërkesë paraprake të ish kryetarit të gjykatës numër një Vlladimir Pançveski, kokë…
Komisioni kuvendor për arsim, shkencë dhe sport, sot organizon debat publik për Ligjin e arsimit të lartë, në të cilin është paralajmëruar fjalim i ministres Renata Deskoska. Në debatin publik do të marrin pjesë dekanë dhe rektorë nga universitetet publike dhe private, profesorë, përfaqësues të sindikatave, plenumeve, si dhe palë të tjera të involvuara të cilat morën pjesë në përgatitjen e këtij ligji. Propozimi dje kaloi në fazën e parë në seancën plenare në Kuvend me konkluzionin se është i pranueshëm dhe mund të kalojë në lexim të mëtutjeshëm. Cilësia e arsimit dhe autonomia e universiteteve janë dy qëllime kryesore…
Më 6 prill, e premte (nesër) me fillim prej orës 20:00, shfaqja “Volpone” e Teatrit të Tetovës në regji të Sulejman Rushitit, do të shfaqet në Gostivar, në Qendrën për Kulturë, njofton Portalb.mk. “Volpone” nëpërmjet aktorëve Arsim Kaleci, Elmir Sejfullai, Argjend Hasani, Hasim Memishi, Shkumbin Zeqiri, Berat Saliu, Sami Mustafa, Linda Shabani dhe Elmedina Ameti do të trajtojë çështjen e lakmisë, grykësisë së njerëzve. “Volpone” paraqet komedi që shpërfaq aktorë me tipare kafshërore e që humbasin arsyen nga dashuria për të gllabëruar, për të grabitur. Aktorët e “Volpone”-s në skenë do të shfaqen me ndihmën e tekstit të përkthyer nga…
Emigrantët ende vazhdojnë të jenë të pranishëm në Maqedoni dhe kalojnë përmes vendit tonë drejt Evropës. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se për fat të keq pas mbylljes zyrtare të rutës, u paraqiten numër i madh kontrabanduesish të emigrantëve. Spasovski tha se nëse merret parasysh se në këtë periudhë kemi më shumë se 200 kërkesa për azil, mundemi të konkludojmë se Maqedonia ishte dhe mbetet vendi për transit për emigrantët.
Dokumenti i përgatitur nga VMRO-DPMNE për Mocionin e besimit ndaj Qeverisë pritet të dorëzohet në Kuvend gjatë ditës së shtunë, ndërsa sipas rregullores së Kuvendit, kryeparlamentari duhet menjëherë të thërras seancë, e cila duhet të mbahet ditën e tretë duke llogaritur nga momenti i dorëzimit. Interpelanca do t’u hapë rrugën deputetëtve të VMRO-DPMNE-së të kthehen në Kuvend, i cili tashmë disa muaj është bojkotuar. “Është sjell vendimi edhe në Komitetin Qendrorë edhe në atë ekzekutiv për kthimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë me dorëzimin e iniciativës për votimin e mosbesimit të Qeverisë. VMRO-DPMNE-ja do i mbështesë…
Kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi vlerëson se grupi parlamentar i kësaj partie duhet të ruhet deri sa nuk përfundon procesi gjyqësorë për legjitimitetin e partisë dhe më pas deputetët duhet vetë të deklarohen se cilit krah do t’i bashkangjiten thotë zëdhënësi i partisë Orhan Murtezani. “Derisa nuk përfundon procesi gjyqësor, nuk ka nevojë të prishet grupi parlamentar. Procesi gjyqësor do të vazhdojë në Gjykatën e Apelit, por në të njëjtën kohë edhe në Gjykatën Administrative për zhvleftësimin e vendimeve dhe dokumenteve të falsifikuara nga ish kryetari bashkë me padinë kundër tij në Prokurorinë Publike. Vetëm pas asaj mund të…
Bisedimet për zgjërimin e koalicionit Qeveritar me Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin do të vazhdojnë pas festës së Pashkëve. Asnjëra palë nuk thonë konkretisht nëse syrin e kanë tek Ministria e Drejtësisë me të cilën pas dorëheqjes së ministrit Bilent Sajili, drejton zëvendësi i tij Oliver Ristovski, por nuk flasin specifikisht as për ndonjë post tjetër. Momentalisht përgjigje konkrete për fatin e kësaj ministrie nuk japin as nga Qeveria. Deputeti Fadil Zendeli, nga krahu i Bilall Kasamit, thotë se nuk ka hezitim nga Lëvizja BESA për përfshirje në Qeverisë, duke hedhur poshtë disa informacione që dolën kohët e fundit në…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska konfirmoi se Prokuroria Themelore Publike pas zërave është duke hetuar nëse në procesin e adoptimit të fëmijëve nga Ministria kanë kërkuar para. Por, ajo nuk deshi të japë komente shtesë. “Unë nuk do të komentoja hetimin të cilin e udhëheq PTHP. Të gjitha informacionet që janë kërkuar nga ne dhe me të cilat posedojmë i japim sepse qëllimi ynë është që të kemi shtet të drejtë në të cilin të gjithë ndjehemi të sigurt. Nëse kjo është kështu dhe dëshmohet, pres që të gjithë të cilët janë përfshirë në atë proces të…
Në redaksinë tonë kanë arritur ankesat e para pas daljes së Listës së parë ku janë sistematizuar 958 administratorë, të cilët nga viti 2008 janë të punësuar dhe kanë ndenjur në shtëpi, shkruan gazeta Lajm. “Ata që e kanë përpiluar listën dhe kanë caktuar veprimtarinë tonë, duke u bazuar në studimet tona i kanë ngatërruar drejtimet. Shihet nga vet lista se u mungon profesionalizmi. Neve që kemi mbaruar studimet për siguri, na kanë sistemuar si kriminolog, ndërkaq ne jemi kriminalist të diplomuar”, shprehet një administrator për redaksinë tonë. Kujtojmë se me të dalë Lista e parë e sistematizimit të administratorëve, ministri…
Në emisionin “KOD” e udhëhequr nga gazetarja Snezhana Lupevska është publikuar video incizim ku shifen mesazhet e tij duke biseduar me shefin e sigurimit të parlamentint, deputetin Vesel Memedi si dhe Talat Xhaferin. Sipas këtij emisioni, Veljanovski më 27 prill me Talat Xhaferin ka pasur komunikim më intenziv se sa me Vesel Memedin. Mirëpo deri sa është zbuluar përmbajtja e disa porosive që Veljanovski ia ka dërguar Memedit, nuk bëhet e ditur fare përmbajtja e tyre, SHKRUAN LAJM. Këto detaje hedhin një dozë dyshimi lidhur me rolin e BDI-së dhe Talat Xhaferit në ngjarjet e 27 prillit edhe pse komunikimi…
“Kjo nuk është shtëpi për mua, kjo është xhami. Ta dinë se kanë ndreçë një xhami në këtë jetë…” Kështu e quan Vebije Tahiri banesën e saj të re të cilën nuk është e detyruar ta paguajë me qira sikurse më parë. Pas kronikës së televizionit Shenja në të cilën përcollëm fatin tragjik të nënës Vebije, e cila numëronte paratë çdo muaj me frikë se a do t’i ngelin për qira, ilaçe e ushqim, shoqata Jetimat e Ballkanit ka gjetur një vendstrehim të sigurt për këtë familje. Vebije Tahiri “Unë vetëm kam dashur një odë të vogël për ta futur…