Author: Adijat

Për momentin po udhëhiqen disa procese gjyqësore kundër Bankës Popullore, të dalura nga puna aktuale. Me 31 dhjetor të vitit 2017 padi kundër bankës Popullore janë me shumë 123.666.000 denarë (2016:136.000) denarë), raporton portali e-magazin. “Banka Popullore i’u është kundërvën këtyre padive dhe bazuar në këshilla ligjore, mendojmë se nuk do të ketë humbje materiale. Banka Popullore nuk ka rezerva të ndara, sepse udhëheqja beson se rezultati përfundimtar do të jetë në të mirë të Bankës Popullore dhe nuk do të ketë humbje materiale nga kjo procedurë gjyqësore”, theksohet në raportin financiar të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dje në pjasëmarrjen e tij të mbrëmshme në Manifestimin për Ditën Ndërkombëtare të Romëve ka thënë se Komuna e Shuto Orizares është Komuna e vetme në botë ku shumica e qytetarëve janë rom dhe gjuha rome është gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedone. Zaev gjithashtu ka thënë se që nga viti 2001 janë bërë ndryshime kushtetuese dhe romët janë popull i barabartë në Republikën e Maqedonisë. “Jami përballur vitin e kaluar për ndërtimin e Maqedonisë në një shoqëri për të gjithë, me të drejta të barabarta dhe me përgjegjësi para ligjit. Dhe jam ndjerë krenar me këto dobi…

Lexo më Shumë

Pas përleshjes së armatosur në Tetovë ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën, nga Prokuroria Themelore Publike kanë dalë me komunikatë zyrtare, nga ku thonë se është duke u bërë hetimi i rastit pas arrestimit të dy personave të përfshirë në incident. “Në një aksion të organizuar mes prokurorisë dhe MPB-së, janë arrestuar dy persona që ishin pjesëmarrës në këtë përleshje, të cilët me automjet ishin nisur drejt Shkupit. Ata janë arrestuar dhe njoftojmë e është duke u bërë hetimi i rastit në bashkëpunim me MPB-në. Gjithashtu është dhënë urdhër për analizën e ADN-së dhe obduksionin…

Lexo më Shumë

Katër veta deri tani janë ndaluar nga policia për shkak të incidentit të armatosur mbrëmë në Reçicë të Vogël të Tetovës. Këto janë të dhënat e fundit të Ministrisë së Brendshme, informon INA. Por siç mësohet, në kërkim janë edhe persona të tjerë për tu marrë në pyetje për incidentin fatal ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova, ndërsa dy të tjerë përfunduan të plagosur. Shkaqet e përleshjes deri tani nuk janë të njohur, por Ministria e Brendshme pritet që gjithçka të zbardhë në një konferencë të organizuar me gazetarët. Incidenti ndodhi 300 metra nga selia e partisë shqiptare…

Lexo më Shumë

Iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin” në faqen e tyre në Facebook sot kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protestat duke postuar një thirrje me fotografinë e Almirit dhe mbishkrimin “S`ka mbaru”. Ky vendim vjen pas iqë Gjykata Themelore në Kumanovë dje dënoi me vetëm 6 vjet burg vrasësin e Almirit, Boban Iliqin, ndërsa u dënua edhe babai i Almirit si dhe xhaxhai i tij. Ky vendim skandaloz i Gjykatës Themelore në Kumanovë ka tronditur opinionin ku ka nxitur indikacione për të thirrur për protesta. Një protestë në shenjë pakënaqësie dje u mbajt nga një grup qytetarësh para gjykatës në…

Lexo më Shumë

Enti Hidro-Meteorologjik ka paralajmëruar me përmbytje në Maqedoni për shkak të masave të paqëndrueshme dhe me lagështi të ajrit që gjendet përgjatë lumit Lepenc Kështu, EHM kërkon nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm gjatë lëvizjes përgjatë këtij lumi, pasi që ka mundësi që Lepenci të del nga shtrati i tij. Sipas tyre, prurjet e lumenjve nëpër tërë Maqedoninë janë mbi mesataren, që është karakteristikë e kësaj periudhe të vitit, edhe pse moti mund të ndikojë që prurjet e lumenjve të shtohen shpejtë. Prurjet e lumenjve mund të shtohen shpejtë në lumenjtë e Kumanovës, Likovës, Konjarkës, Sllupçanit, Pçinja, lumi Kriva,…

Lexo më Shumë

“Ballafaqimi me të kaluarën në Maqedoni”, pikërisht kjo është tema që është lëndë bazë e diskutimit ku shoqëria dhe etnitetet nuk mund të pajtohen! – konsideroj se e kaluara ka lënë shumë plagë dhe dhimbje për etnitetet që jetojnë në Maqedoni por mund të themi se edhe më gjërë përfshirë këtu edhe gjithë Ballkanin, kjo temë lenë shumë për të dëshiruar! Vlersoj se e tashmja është rezultati i së kaluarës, kurse e ardhmja do të nvaret shumë pikërisht nga e sotmja. Debatet nuk kanë të ndalura për elementet ndarëse dhe ata të bashkimit midis etniteteve, për drejtësinë dhe padrejtësinë, për…

Lexo më Shumë

Gazetari Naser Selmani ka reaguar ndaj kumtesës  me të cilën BDI u distancua nga incidenti me armë zjarri në Tetovë. Selmani  në reagimin e tij në Facebook  e quan BDI parti psikopatësh të cilëve nuk jua ndjen se a bëhen copash shqiptarët, por me rëndësi e kanë vet të mos  përmenden për të keq/ Almakos. “Si e lexoni këtë kumtesë të BDI-së për incidentin në Tetovë me pasoja tragjike? Copa u bëfshin shqiptarët, neve palla nuk na e ndinë! Mjafton të mos përmendet BDI për të keq!  Çfarë psikopatësh janë këto?! Edhe të mos ketë pasur kurrëfarë lidhje ky incident…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një kumtese Almakos mohon se incidenti i sotëm në Tetovë ka të bëjë me aktivitetet e tyre partiake. “Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot, sikurse edhe çdo ditë tjetër, ka vazhduar me aktivitetet e saja të zakonshme. Përgënjeshtrojmë çdo informacion lidhur me atë se sot në Bashkimin Demokratik për Integrim ka patur përleshje apo incident. Ne si subjekt politik nuk kemi dhe nuk mund të kemi përgjegjësi për incidentet eventuale që nuk kanë të bëjnë me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për Bashkimin Demokratik për Integrim”, thonë nga BDI.

Lexo më Shumë

Zëdhënëi i MPB, Toni Angelovski tha për Almakos se   një nga  të lënduarit rëndë nga të shtënat në Tetovë ka ndërruar jetë. “ Sot rreth orës 18:40  është paraqitur rast i të shtënave me armë zjarri në Lagjen Reçic  të Tetovës. Pasi shërbimet policore kanë dalë në vendngjarje kanë gjtur gjurmë gjaku. Nga Klinika e Tetovës thonë se  janë dërguar dy persona të lënduar për të m,arrë ndihmë mjeksore, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë. Të lënduar janë dy persona”- thonë nga MPB për Almakos. Drejtori i Spitalit të Tetovë thotë për Almakos se njëri nga dy të plagosurit…

Lexo më Shumë

Personi i vrarë është  N.R. nga Kumanova, ndërkohë të plagosur S.R. gjithashtu nga Kumanova.  Gjatë incidentit i plagosur ka mbetur edhe F.M. po ashtu nga Kumanova, i cili për shkak të plagëve serioze është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit dhe mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka ndaluar menjëherë 2 persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri dhe atë B.R. nga Kumanova dhe L.B. nga Shqipëria. Ndërkohë që një makinë është në ndjekje. Raportohet se forca të mëdha policore po mbajnë në shtetrrethim Reçicën e Vogël dhe po punojnë në kapjen e autorit të vrasjes…

Lexo më Shumë