Organizata joqeveritare “Anima Mundi” ka paralajmëruar padi penale ndaj personave të përfshirë në vrasjen masive të derrave të egër në parkun nacional “Jasen” në Shkup. Nga kjo organizatë thonë se do të presin dënimin më të ashpër për shkeljen e periudhës së gjuajtjes për derra. Fotoja e shpërndarë në rrjetet sociale ka bërë bujë të madhe, ku shihen 57 derra të egër, të vrarë gjatë një dite gjuetie. Mes gjuetarëve përmenden Hari Kostov, ish-kryeministër dhe aktualisht drejtor i Bankës Komerciale si dhe shumë emra të tjerë publik. (INA)
Author: Adijat
Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi në emër të tij dhe në emër të deputetëve ka uruar festën e krishterë të Pashkëve për anëtarët e besimit ortodoks. “Ju uroj shumë shëndet dhe qetësi shpirtërore sepse Pashkët janë festë e familjes dhe të afërmve dhe gjithë atyre që festojnë ju dëshiroj ngrohtësi në shtëpi, fat dhe dashuri për të gjithë. Apeloj që së bashku të kërkojmë mirëkuptim, respekt dhe dashuri mes tyre sepse bashkë jetojmë në maqedoni pa dallim feje dhe etniteti. Në këtë frymë duhet të vazhdojmë të jetojmë dhe të vazhdojmë vlerat, respekti i madh ndaj feve dhe religjioneve, bashkërisht…
MPB ka dorëzuar 11 padi penale për personat e përfshirë në incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova. Policia poashtu dje ka arrestuar edhe gjashtë persona duke e çuar në dhjetë numrin e të arrestuarve, të dyshuar për përfshirje në këtë incident. Sipas elaborimit të policisë, personat e përfshirë në incident kanë qenë të ndarë në dy grupe, përshkak të mosdurimit për arsye të llogarive të papërfunduara paraprake mes tyre. Në vendin kritik të gjithë kanë dalë nga automjetet e tyre, disa të pajisur me armë zjarri të markave të paidentifikuara kurse…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ishtei ftuar në Tv Globi, ku foli për situatat politike aktuale nëpër të cilat po kalon Maqedonia. Gashi tha se me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev është në komunikim të rregullt, duke shtuar se parimisht janë marrë vesht për bashkëqeverisje mbi principet e bashkëpunimit, dhe se tani ka ngelur vetëm pjesa teknike, raporton Almakos. Sipas Gashit kyçja e tyre në Qeveri ka të bëjë për shqiptarët gjë që përfshin reformat e domosdoshme që do ndërmerren, edhe për euro – integrimet. Gashi tutje tha se me rendësi është se ku gjendet ideja e BESËS, kush…
Punëtoret e tregut të Shkupit janë kërcënuar nga udhëheqësia. Pas vonesës disa mujore të pagave, punëtoret e denoncuan këtë informacion ne media të ndryshme. Udhëheqësia morri masa menjëherë por jo në pagimin e pagave por në kërcënimin e punëtorëve, se nëse vazhdojnë me këtë avaz shumë prej tyre do të largohen nga puna. Një punëtor për Pa Censurë potencon se paga e fundit është e muajit Janar dhe atë 45% e pagës, duke e marrë parsysh se shum prej tyre kanë kredi e vështirësojnë edhe më shumë gjendjen.
Profesori universitar dhe publicisti i njohur Arsim Sinani ka reaguar lidhur me një vendim negativ të Ministrisë së Brendshme e Maqedonisë që ka refuzuar dhënien e shtetësisë për një familjare të tij. Në këtë dokument shihet se si refuzimi është bërë sipas nenit të famshëm “9” që personat që kanë aplikuar konsiderohen rrezik për shtetin. Ja reagimi i plotë i Arsim Sinanit: Qeveria reformatore e Zoran Zaevit vazhdon ta diskriminojë familjen time Sinani. Edhepse familjarja jonë i përmbush kushtet për shtetësi vazhdojmë të mbetemi armiq të FYROMIT. Turp tu vijë shqiptarëve që na shiten patriota me bateri.
Përparimi i shëndetit publik, përmirësimi i sistemit shëndetësor, si dhe shëndetit të qytetarëve, janë mesazhet e institucioneve shëndetësore të Maqedonisë me rastin e 7 prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, e cila këtë vit shënohet me moton “Shëndet për të gjithë dhe çdo kund”. Përfaqësuesit e institucioneve thonë se fokusi i tyre do të jetë të rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe të kenë qasje çdo kund, përmirësimin e infrastrukturës në objektet ekzistuese, invesime në objektet kapitale dhe reforma tjera. Organizata Botërore e Shëndetësisë me rastin e kësaj dite thekson se disa vende kanë arritur përparim në shërbimet…
Komisioni Evropian pritet që të publikoj Raportin e Progresit më 17 prill, me ç ‘rast do të transmetohen edhe vlerësimet për progresin e arritur vjetor si dhe do të bëhet krahasimi i progresit të arritur në Maqedoni me progresin e arritur në shtetet tjera të rajonit. Organizatat joqeveritare që merren me euroitegrimet thonë, se në këtë raport pritet të përshëndetet puna e qeverisë sa i përket disa reformave, dhe se tani priten porosi më konkrete dhe më serioze sa i përket integrimit të vendit. Goran Lazarov nga Qendra për strategji evropiane “Eurothink”, thotë se në raport pritet të ketë porosi…
Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet në korsi të lagura. Në drejtimin rrugor Makazi-Markova, për shkak të rrëshqitjes së dheut komunikacioni zhvillohet në njërën korsi në gjatësi prej 150 metrave. Lidhja Automoto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimeve rrugore. Nga LAMM thonë se në disa akse rrugore është e mundur rrëshqitja e dheut sidomos në rrugët: Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Aleanca për Shqiptarët nesër do të mbaj Kuvendin Qendror. Në këtë mbledhje që do të mbahet në Kërçovë do të zgjidhen anëtarët e kryesisë qendrore dhe sekretari i përgjithshëm. Ndërsa siç mësohet nënkryetarët do të zgjidhen nga Kryesia Qendrore e ASH-së. Kryesia Qëndrore e ASH pritet të jetë prej 25 deri 31 anëtarë, me qëllim që ajo të jetë më efikase, duke rritur edhe peshën politike të antarëve të saj. Për herë të parë pritet që në kryesinë partiake të ketë antar të Kryesisë qëndrore nga Diaspora, njejtë sic ishte edhe rasti i delegatëve të Kongresit të I-rë të ASH,…
As Prokuroria Publike dhe as Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë detaje për motivin që solli deri tek incidenti me armë zjarri në Reçic të Tetovës edhe pse tashmë kanë kaluar më shumë se 16 orë, incident ky bilanci i të cilit ishte me një viktimë dhe dy të plagosur me plagë më serioze. “ Më datë 5.04.2018 rreth orës 18:20 ka pasur të paraqitur të shtëna me armë zjarri në lagjën Reçicë e Vogël në Tetovë. Të lënduar kanë qenë N.R (46) nga fshati Bellanoc i Komunës së Likovës, i cili në Spitalin klinik në Tetovë është konstatuar…
Një jetë e marrë padrejtësisht, që në moshë të hershme. Një mall që nuk mund ta shuaj as një oqean. Një familje që humbën më të dashurin e tyre. Një nënë që asesi nuk pajtohet me faktin që vogëlushin e tij nuk mund ta përkedhel në prehrin e saj, ndërsa lotët janë gjëja e vetme përmes të cilës mund ta shpreh gjithë këtë mallëngjim. I ndjeri Almir Aliu, në vend që me bashkëmoshatarët e tij t’i bashkohej bankave shkollore, trupi i tij po pushon në dheun e zi. “Unë kisha deshtë që kjo fatkeqësi të mos i ndodh as armikut…