Kurbetçitë e Pollogut investojnë paratë e tyre për ndërtimin e objekteve dhe terreneve sportive, për t’u krijuar kushte të mira gjeneratave të reja që në mënyrë të frytshme të shftytëzojnë kohën e lirë dhe të zhvillojnë talentin e tyre në sportin e mundjes dhe të gjimnastikës. Një shembull i shkëlqyer i investimit të parasë private në arsimimin dhe edukimin e drejtë të gjeneratave të reja, është Bujar Kadriji, banorë i fshatit Dobërdoll të Gostivarit dhe pronar i një biznesi të suksesshëm në Kroaci. Kadriji, i cili ka qenë kampion i Kroacisë në mundje, me paranë e fituar me shumë mund…
Author: Adijat
VMRO-DPMNE dorëzon 17 amandamente në Propozim ligjin për arsim të lartë në komisionin për arsim. Sipas deputetit Zeqir Ramçilloviq nga radhët e partisë opozitare VMRO-DPMNE ka thënë se amandamentet e propozuara duhet që ta përmirësojnë tekstin e ligjit, sepse siç thotë ai, ka një sërë të parregullsive.
Në Gjykatën Penale në Shkup sot filloi seanca për lëndën e PPS-së “Tenderët”, që ka të bëjë me kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi në Shkup. E akuzuara e parë në këtë rast është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska, e cila është e pranishme në seancën e sotme në të cilën duhet që të dëgjohen audio incizimet që janë argument në procedurë. Mbrojtja kërkoi që opinioni të përjashtohet për shkak të mbrojtjes së privatësisë edhe të të akuzuarve edhe të dëshmitarit, ndërsa prokuroria është kundër. Këshilli gjyqësor u tërhoq për të…
Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në konferencë për shtyp e prezantoi statusin e implementimit të Planit 3-6-9, në prag të publikimit të Raportit të KE-së për progresin e Maqedonisë në rrugën Euro- Integruese. Osmani tha se më shumë se 90% nga Plani 3-6-9 është realizuar dhe i ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste të Qeverisë. Në Bruksel, nga Frederika Mogerini kanë marrë shumë fjalë për përparim sepse ka arritur që ta realizon procesin reformues të premtuar.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2125920257448815/ Janë mbushur 17 vjet nga vrasja e Ramiz dhe Ramadan Koraçit, babë e bir nga Tetova, të cilët u vranë në mënyrë brutale nga forcat speciale maqedonase në afërsi të stadiumit të Tetovës. Ngjarja e 21 marsit të 2001 kishte shokuar edhe opinionin botëror, pasi që pamjet u xhiruan edhe nga shumë media prestigjioze botërore, informon INA. “Ishte mëngjes kur u zgjova, ne ishim të strehuar te banesa e hallës sime, ngase në lagjen tonë në Drenovec, bëhej luftë. Kisha shumë frikë se do të vdes nga krismat që dëgjoja, sepse isha fëmijë, vetëm 10 vjeçe. Ishim të kompletuar…
Nëse ka hapa tjerë që çojnë drejt përshkallëzim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shkupit dhe Moskës, do të detyrohemi të përgjigjemi me kundërmasa”, deklaroi ambasadorii Rusisë në Maqedoni, Oleg Scherbak. Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së luleve para përmendores së Juri Gagarin në Shkup, Scherbak tha se dëbimi i diplomatit rus nga Maqedonia ishte hap i përshpejtuar, duke mos u analizuar detajet. Para disa ditësh Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë vendosi që të dëbojë një diplomat rus, me arsyetimin se ai është përfshirë në aktivitete të dyshimta kundër Qeverisë së Maqedonisë. Ndërsa për këtë rast…
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pret zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale dhe shpreh bindjen se partia e tij do del fituese. “Atë që e marr si informacion nga qytetarët është se kemi rejting që do të jetë më i mirë se ai i LSDM-së. Këtë bindje e shpreh në bazë të përshtypjeve nga takimet, në rrjetet sociale. Por kjo është përshtypje e ndërtuar në bazë të ndjenjave, ndërsa unë dua numra”, ka thënë Mickoski në intervistën për Prizma.mk. Ai thotë se për momentin është i fokusuar në rikonstruimin e kapaciteteve partiake dhe përpilimit të programit të ri partiak.…
Në periudhë prej 35 ditëve në të cilën institucioni shëndetësor do të ketë mundësi të punësojë mjek, por edhe 3 muaj për mjekun e ri të punësuar që t’i kontaktojë dhe t’i transferojë pacientët tek ai. Ky është vendi i Fondit për Sigurim Shëndetësor që ua ofron mjekëve amë si përgjigje për kërkesën e tyre që të siguruarit të destinohen në institucion shëndetësor dhe në mjek të zgjedhur, njofton Portalb.mk. Ky propozim është kumtuar sot në takimin e drejtorëve të Fondit, Den Donçev dhe drejtorit ekzekutiv të Odës së Mjekëve Orhan Ramadani. Sipas këshilltares së drejtorit d-r Ana Petrova, e…
Gjykata Supreme akoma nuk ka sjelle vendim nëse do të hiqen apo jo gjykatësit e Gjykatës Penale që do të gjykojnë në rastin “T.N.T.” të Prokurorisë Speciale. Kjo pasi nga Gjykata më e lartë kanë dërguar letër deri tek Gjykata Penale për kompletimin e lëndës. Me këtë vihet në pyetje zhvillimi i seancës së sotme kundër ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ish ministrit të transportit dhe të lidhjeve, Mille Janakievski, ish kreut të komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, inspektores së ndërtimtarisë sëë kësaj komune dhe tre anëtarëve të komsionit për furnizime, raporton Almakos. Se Gjykata Supreme ka kërkuar nga Gjykata Penale…
Prokuroria Publike Speciale do të aktivizojë dëshmitarët e mbrojtur, pasi që ligji kaloi në Kuvend dhe do të dal në Gazetën Zyrtare, shkruan portali Sdk.mk. Siç mësohet, dëshmitarët në rastet që po hetohen dhe janë ngritur aktakuza kanë qenë të rrezikuar, ndërsa tani Specialja mund ti propozojë dhe ti mbrojë. Ata do të paraqiten në rastet “Shkupi 2014”, “Aktor”, “Monstra” , vrasja e të riut Martin Neshkovski dhe për raste të tjera.
Nga partia opozitare më e madhe VMRO-DPMNE kanë reaguar sot se LSDM-së dhe BDI-së nuk u interesojnë brengat e qytetareëve dhe varfëria e përditshme e tyre,si dhe cunami ekonomik në Republikën e Maqedonisë ende po vazhdon. Po ashtu theksojnë se deputetët e LSDM-së dhe BDI-së nuk e dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe janë vendosur në funksion të Zaevit Qeverisë së paaftë duke u mundësuar edhe më tej të pasurohen në mënyrë korruptive. “Republika e Maqedonisë po fundoset në borxhe, ndërsa LSDM këtë po e fsheh nga qytetarët. Ministria e Financave po manipulon me numrat. Tek ata borxhi shtetëror ende është…
Zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Bujar Osmani sot do ta prezantojë statusin e implementimit të Planit 3-6-9. Prezantimi është në prag të publikimit të Raportit të KE-së për përparimin e Maqedonisë në rrugën eurointegruese më 17 prill. Përparimi në implementimin e Planit 3-6-9 Osmani mbrëmë në Bruksel e prezantoi para përfaqësueses së lartë të BE-së të Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë Federika Mogerini. Osmani nga Brukseli, ku takua edhe me drejtoreshën e departamentit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për Zgjerim Genoveve Ruiz Kalavera, me euro – deputetin holandez Hans Van Baalen, si dhe me Pjotër Serafin, shef i kabinetit…