Author: Adijat

Avokati Naser Raufi theksoi se  Fejzi Aziri i rastit “Monstra” nuk është arrestuar ashtu siç është paralajmëruar në disa media, por ai mbrëmë ka qenë nën mbikqyrjen e policisë në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup. Aziri si një nga të akuzuarit në rastin “Monstra” ishte lënë i lirë pas shpalljes së vendimit për rigjykim nga Gjykata Supreme, por së fundi edhe për shkak të trajtimit mjekësor. “Shoqëri po i bëjnë pjesëtarët e njësitit Alfa, të cilët po kujdesen. Ai nuk do të kthehet në burg por do të trajtohet në spital”, theksoi për “Fokus”, avokati Raufi. Ai tha se pritet…

Lexo më Shumë

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev, komisari Hah është pyetur edhe për çështjen e kontestit për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, raporton TV SHENJA. “Mendoj se është rast i rëndësishëm. Është shumë e rëndësishme të kesh raport të mirë me fqinjët. Në politikë çdo herë ka kompromis. Të dy palët duhet të punojnë shumë dhe të gjejnë zgjidhje dhe të arrijnë një marrëveshje fer”, ka deklaruar Han. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) do të jenë nikoqir të Samitit të parë digjital në Shkup, që i fillon punimet sot. Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Këshillin për bashkëpunim rajonal, qeveritë tjerë të Ballkanit Perëndimor, Komisionin Evropian (KE) dhe Ministria Federale e Gjermanisë për Çështje Ekonomike dhe Energjetikë. Në Samit do të marrin pjesë shefa të qeverive të Ballkanit Perëndimor, ministra përgjegjës për agjendën digjitale në qeveritë e Ballkanit Perëndimor, dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që marrin pjesë në Procesin e Berlinit, afaristë, akademikë, të rinj, etj. Në samit do të ketë…

Lexo më Shumë

Për shkak të Samitit digjital të shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet sot dhe nesër në Shkup, në hotelin “Aleksandar Palas” dhe në Vip Arenën “Boris Trajkovski”,është vendosur regjim i ri i komunikacionit për rreth këtyre objekteve, njofton SPB Shkup. Me regjimin e veçante do të mbyllen dhe do të riorientohen për komunikacion rrugët “Jadranska magistralla”, “Skupi”, një pjesë nga bulevardet “8 Shtatori”, “Ilinden”, si dhe rrugët e tjera servisore që gravitojnë për rreth këtyre dy objekteve. Po ashtu, regjim i veçante i komunikacionit është vendosur edhe për qarkoren tek autostrada deri tek Aeroporti i Shkupit.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale do të mbahet seancë gjyqësore për lëndën “Tenk” të Prokurorisë Speciale Publike.Në këtë seancë do të dëshmojnë tetë persona. Rasti “Tenk” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki si dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror. Sipas aktakuzës, nga shkurti deri në tetor të 2012, Gruevski kishte shfrytëzuar ndikimin e tij dhe ka kërkuar nga Jankullovska që të zbatohet furnizim…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentimin për vrasje të deputetit Ziadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në seancën paraprake të hënën, për sulmin ndaj Selës dhe për ngjarjet në Kuvend dëshmuan deputeti Muahmed Zekiri dhe policët Abdylfetah Alimi dhe Igor Janakiev. Në këtë rast të akuzuar janë edhe Kire dhe Ceo Gjeorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlovski-Kobra, njofton Koha.mk. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen…

Lexo më Shumë

Shoqëria në Maqedoni vazhdon të jetë paragjykuese ndaj martesave mes dy personave që u takojnë etniteteve të ndryshme, duke i vendosur të rinjtë  në një situatë aspak të rehatshme dhe para  një pyetje, përgjigja e së cilës nuk është e lehtë: Të kaloj jetën me atë që dua dhe shoqëria të më shoh si tradhëtar, apo të sakrifikoj lumturinë për tekat e shoqërisë në mënyrë që e njëjta të më pranojë? Stereotipet e tilla kanë rrënjë të kahmotshme tek Ballkanasit. Pavarësisht këtyre stereotipeve, një nga çiftet që ka vendosur të sfidojë mentalitetin shoqëror në Maqedoni, që nuk zgjedh  nëse dashurinë…

Lexo më Shumë

Në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, ku mori pjesë edhe VMRO-DPMNE, kaluan në lexim të dytë Propozim-ligji për gjykata dhe ai për Këshillin Gjyqësorë. Amandamentet e propozuara nga opozita rreth masave disiplinore ndaj gjykatësve në Ligjin për Gjykata u pranuan njëzëri nga anëtarët e Komisionit për Sistem Politik. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Panço Minov, në  arsyetimin e amandamenteve, tha se një nga qëllimit e këtyre amandamenteve është që  gjykatësit të mos zvarrisin procedurat apo të mos gjykojnë në afat të papërshtatshëm. “Me këtë amendament theksohen arsyet për masa disiplinore ndaj gjykatësit nëse nuk i cakton seanca, zvarrit procedurën,…

Lexo më Shumë

Stevo Pendarovski, kordinator nacional për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe kandidat presidencial nga zgjedhjet e vitit 2014, në një intervistë për Almakos flet për bisedimet për çështjen e emrit, në çfarë faze janë ato dhe cila janë shanset që bisedimet të përfundojnë me marrëveshje. Çfarë zgjidhje do të ishte e pranueshme për palën maqedone dhe nëse vendi ka kapacitete politike dhe institucionale zgjidhjen e arritur ta aprovojë në referendum? Cila janë rreziqet nëse Maqedonia nuk zgjidh çështjen e emrit dhe në qershor nuk merr ftesë për anëtarësim në NATO dhe nuk i nis bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian.…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini në emisionin “ Pa teklif” në Almakos, ka paralajmëruar se në bisedimet e fshehta të partive maqedone po diskutohet edhe për margjinalizimin e faktorit shqiptar. Hajredini ka thënë se atë nuk e ngrohin takimet e fshehta të LSDM-së dhe VMRO-së, ku nuk përjashton mundësinë të bisedohet edhe për raportet me shqiptarët si shqiptarë. “Supozoj, deri kur do të lejojmë të jemi peng kaq shumë i partive shqiptare”, thotë Hajredini, në  intervistën për Almakos. Ai vlerson se të dy partitë maqedone në mënyrë të koordinuar punojnë për margjinalizimin dhe instrumentalizimin e partive shqiptare për interesat e…

Lexo më Shumë

Tregtarët ilegal në Bit Pazar nuk respektojnë ultimatumin e qytetit të Shkupit dhe të komunës Çair dhe nuk i kanë larguar tezgat e tyre nga trotuaret duke penguar lëvizjen e këmbësorëve dhe çiklistëve. Tregtarët vazhdojnë të tregtojnë mallrat e tyre në trotuare, sepse nuk ju pëlqen zgjidhja e ofruar nga kryeqyteti dhe komuna. Autoritetet u kanë ofruar mundësi të marrin tezga me qira me çmime të volitshme brenda Bit pazarit, por këtë mundësi e kanë refuzuar. Një tregtar për Almakos thotë se kanë marrvëshje me kryetarët e qytetit dhe të komunës që të largohen nga trotuarët e Bit Pazarit, atëherë kur…

Lexo më Shumë