Kryeministrja e Sërbisë, Ana Brnabiq sonte do të arrij në Shkup, ku do të merr pjesë në takimin që e organizon përfaqësuesja e lartë e BE-së, për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Frederika Mogerini dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Ndërsa Frederika Mogerini dhe kryeministri Zoran Zaev organizojnë takim pune me kryeministrat e vendeve të regjionit dhe Ballkanit Perëndimor.
Author: Adijat
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kocias në një intervistë për radion greke “247” tha se në samitin e ardhshëm të NATO-s në qershor, vendi nuk do të bëhet anëtare, sepse nuk ka kohë për këtë. Si arsye kryesore për pamundësinë e tillë, ai përmendi afatet për një referendum të mundshëm në Maqedoni, si dhe ndryshimet e mundshme kushtetuese. Ata duan të shpallin referendum. Për një referendum në vendin mik në veri, iu duhen dy muaj. Vetëm për referendumin do të vijë Qershori. Dhe, sapo të përfundojë referendumi, marrëveshja do të duhet të shkojë në Kuvend dhe kjo zgjat rreth një…
Numri një i BDI-së është përgjigjur edhe në pyetjen mbi përfshirjen eventuale të dy Lëvizjeve BESA në koalicionin qeverisës, shkruan Lajm. Deklarata e kreut të njërit krah të BESËS, Afrim Gashi, pas takimit të sotëm me komisarin Han ishte se fjalën e fundit për tu bërë ata pjesë e qeverisë e ka kryeministri Zoran Zaev dhe në pyetjen nëse kryeministri e kontakton atë për një gjë të tillë për zgjerimin e koalicionit, Ahmeti me përgjigje: “Sigurisht se BDI është parti shumë serioze dhe ne nuk jemi spektator, por aktor në fushën politike dhe vendimmarrëse…”, ka thënë Ahmeti, raporton Medial.mk. “Tani…
Nikolla Vojminovskit, të akuzuarit për tentim-vrasjen e Zijadin Selës i ra të fikët në sallën e gjykatës, raporton TV SHENJA. Të akuzuarit e tjerë vrapuan për ta kapur pasi po binte në tokë, ndërsa pas tij reaguan edhe policët dhe avokatët. Vojminovski nga seancat e kaluara e njoftoi gjykatën se merr insulinë shkaku i sëmundjes së diabetit. Shkaku i gjykimit që po zgjat nga ora 10 e mëngjesit dhe shkaku i ajrit të rënduar në sallën e gjykimit e cila është përplot, Vojminovski u përkeqësua. Menjëherë erdhën ekipe të ndohmës së shpejtë. /SHENJA/
Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka mbajtur konferencë për gazetarë, pas takimeve që deputetët kanë pasur me eurokomesarin Johanes Han. “E përgëzova komisarin Han dhe shfaqa kënqësinë tonë që Lëvizja BESA, edhe pse parti opozitare, me veprimet e saja në Kuvend ka ndihmuar për procesin e suksesshëm të marrjes së rekomandimit të pastër të pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, ka deklaruar Gashi. /SHENJA/
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i pyetur sot në lidhje me arrestimin e Fejzi Azirit, i akuzuar në rastin “Monstra” tha se arrestimi nuk është bërë vonë, por në kohën kur është kërkuar. “Në lidhje me arrestimin, kjo nuk ka qenë aspak vonë. Në momentin kur është gjetur personi është siguruar me roje në Klinikën për Pulmologji. Ne në të njëjtin moment nuk mund t’i informojmë të gjitha mediat, më pas i njoftuam mediat, dhe kemi njoftuar burgun që ka lëshuar fletarrest, gjegjësisht kërkesë për arrestimin e tij. Kështu që në këtë pjesë rasti është zbardhur tërësisht”, ka…
Destinacioni ekzotik i njohur si parajsa e tatimeve është shteti ishull ku ka arritur hetimi i Prokurorisë Speciale, duke ndjekur paratë e paguara për rrugët e Maqedonisë që po ndërtohen me kredi kineze, thuhet në emisionin e ri të “Kod”. Nga kjo prokurori nuk komentojnë ngase bëhet fjale për procedurë parahetimore. Kjo procedurë heton se si janë lëvizur pjesë nga paratë e kredisë kineze që kapte shumën prej 784 milion dollarë amerikane. Kredia është parashikuar për rrugët Kërçovë- Ohër për të cilin janë marrë gjysme miliardë dollarë dhe për rrugën Shtip-Miladinovci. Hetimi, sipas informacioneve të ‘Kod’ ka arritur deri në…
Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë është shumë pozitiv, ndërsa Maqedonia ka përparim të mirë në pesë, ndërsa është vërejtur përparim në katër nga 9 fushat, deklaroi mbrëmë ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Gjithashtu theksoi se Raporti ka konstatime se më në fund vendet e kanë kaluar krizën më të madhe politike pas vitit 2001, se prej muajitt maj të vitit 2017, qeveria reformatore ka adresuar pyetjen për robërimin e institucioneve dhe me vetëdije ka forcuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës. “Nga gjithsej nëntë fusha, Maqedonia ka përparim të mirë në pesë prej tyre fushave dhe në…
Përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme, Federica Mogherini e ka nisur fjalimin e saj në konferencën e përbashkët për shtyp në gjuhën shqipe. “Urime”, ka thënë ajo duke vijuar të flasë në italisht për arritjet e Shqipërisë në rrugën e saj evropiane. Vetë diplomatja e BE-së tha se dëshironte të fliste në këtë gjuhë që shqiptarët e kuptojnë shumë mirë. “Këshilli Europian të nisë negociatat për anëtarësim në BE. Do të vazhdoj në anglisht po ishte shumë mirë për mua që ta thoja në një gjuhë që shqiptarët e kuptojnë shumë mirë”, tha Mogherini referuar dhe të…
Nga VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se Raporti i këtij viti nuk dallon aspak nga raportet e disa viteve më herët kur Maqedonia kishte marrë rekomandim të pakushtëzuar. “Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së bashkë fituan rekomandim, këtë që sot e fituam, këtë që po na e prezantojnë si sukses të madh e kemi fituar që nga viti 2009. Edhe atë jo një herë, as dy, as tre, as katër herë e as pesë herë, por shtatë herë. Pra Qeveria atë rekomandim e kishte 7 herë dhe vazhdimisht hasëm në atë që quhet pozicion i Greqisë, veton greke”, ka deklaruar Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.
Bullgaria si kryesues aktual me BE-në e përshëndeti rekomandimin e pakushtëzuar për fillim të bisedimeve për antarësimin e Maqedonisë në Union, transmeton Zhurnal. Ministria e Punëve të Jashtme bullgare kumtoi se kjo është në korniza të përjekjeve të Sofjes për eurointegrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimorë. “Veçanarisht jemi të kënaqur nga rekomandimet e Komisionit Europian që të fillojnë bisedimet për antarësim të Maqednisë dhe Shqipërisë në BE. Kryeministri Bojko Borisov, Qeveria dhe shërbimet diplomatike të Bullgarisë, punuan në këtë aspek”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare.
Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi i dy lëndëve të Prokurorisë Speciale “Tank” dhe “Tarifa”. Në rastin “Tank” në seancën e sotme dëgjimore dëshmi duhet të japin tetë persona. Ndërkohë paraprakisht në seancë u dëgjuan dëshmitë e tre dëshmitarëve. Përndryshe rasti “Tank” ka të bëjë me blerjen e “Mercedesit” super luksoz me kosto prej 600 mijë euro. Të akuzuar kryesor janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministri ndihmës në MPB Gjoko Popovski. Seancë e re në Penale sot duhet të mbahet edhe për rastin “Tarifa”. Prokuroria Speciale në këtë rast akuzon…