Author: Adijat

Ministri pa resor i angazhuar për çështje të komunikimit dhe transparencës Robert Popovski deklaroi se Qeveria do t’i detyrojë edhe rreth 50 organe të ministrive, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare të publikojnë në mënyrë ekeltronike të gjithë dhënat e tyre. Sipas tij, kjo bëhet me qëllim të transparencës në punë ndërkohë që njoftoi se afati për publikimin e të dhënave është muaji qershor.  Do të vijojë një raport I dytë lidhur me këtë grupë të bartësve të funksioneve publike që do të kap periudhën 1 dhjetor 2017, 31 maj 2018, përsëri 6 mujor. I kemi obliguar drejtorët, zëvendës drejtorët të…

Lexo më Shumë

Viti i ardhshëm shkollor rrezikon mbylljen e shumë shkollave fillore periferike për shkak të mungesës së nxënësve. Fshati Dikavec i komunës së Zelenikovës në Shkup më nuk ka asnjë nxënës. Rijad Tahiri është i fundit nga ky fshat që përfundon arsimin fillor, por me këtë përfundon së funksionuari edhe shkolla në këtë fshat. Ky fshat për mua është i mirë se ne jemi të mësuar vet me jetuar por, këtu në shkollë është keq veç për një nxënës, është pak mërzi, mëson vetëm një nxënës, as shokë nuk kam, vetëm me Omerin – u shpreh Rijad Tahiri, nxënës. Mësuesi Xhezmi Qahili…

Lexo më Shumë

Ajri i ndotur lidhet me vdekjet e papritura tek foshnjat, është bërë e ditur në një studim të ri. Ekspozimi ndaj pjesëve të ndotura në ajër që peshojnë më pak se 0.0025mg lidhet me sindromën e vdekjes së papritur tek të porsalindurit. Oksidi i nitrogjenit, i cili lirohet kur digjet gazi, gjithashtu mund të fshihet prapa vdekjeve të papritura të foshnjave të shëndetshme. Studimet paraprake kanë treguar se pjesëzat e ndotura të ajrit që futen në trurin e njerëzve përmes frymëmarrjes dhe shpërndahen përmes sistemin të qarkullimit të gjakut, shkaktojnë inflamacione. Megjithatë fëmijët janë më të ndjeshëm nga efektet e…

Lexo më Shumë

LSDM-ja dhe Aleanca për Shqiptarët thonë se nuk do të mbështesin projekte që do të çonin në një kaos ndërtimor në bregun e Strugës. LSDM-ja madje nuk përjashton mundësinë e prishjes së koalicionit me Ramiz Merkon nëse gjërat nuk ndryshojnë menjëherë. Pikërisht me mbështetjen e LSDM-së, Ramiz Merko mori mandat si kryebashkiak në zgjedhjet lokale të dhjetorit. Koalicioni bazohet në interesa të përbashkëta që lidhen me interesat e të gjithë qytetarëve, jo me interesa personale. Nëse dikush nuk i përmbahet këtyre përcaktimeve, ai mund të ndërpritet. Nëse zgjedhja është mes koalicionit dhe kaosit ndërtimor nuk kemi dilema, interesi i qytetarëve…

Lexo më Shumë

Procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit është e një rëndësie të veçant për stabilitetin e vendit dhe rajonit, thotë Ambasadori i Polonisë në Maqedoni, Jacek Mulltanovski. Ekpretës thonë se me rritjen e ndikimit rus, do të rritet edhe mbështetja e Perendimit për zgjidhje të çështjes së emrit. Sipas tij Rusia po zbaton një politikë shumë të ashpër ndaj Perendimit dhe bën tentime që kanë për qëllim ta ndryshojnë rendin ndërkombëtar duke mos marrë paraysh obligimet ndërkombëtare, thotë ambasadori polak në Maqedoni, Jacek Mulltanovski në një intervistë për REL. Gjithashtu Mulltanovski potencon se Polonia, si vend anëtare e Bashkimit Europian…

Lexo më Shumë

Ndaj ofendimeve të politikës në adresë të tregtarëve kanë reaguar edhe disa tregtarë që punojnë te tregu me shumicë në Shkup, ose siç njihet “kvantashki”. “Politikanët e dështuar nuk kanë të drejtë të ofendojnë tregtarët, që janë punëtorë të zellshëm. As mos të mendojë të na ofendojë ne sepse do të ja kallim selinë”, kanë thënë ata, shkruan Lajm. Ndryshe tregtarët e Bit Pazarit, por edhe qytetarët kanë reaguar me të madhe ndaj deklaratës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se nuk është tregtar Bit Pazari. Në hapësirat e Bit Pazarit ekzistojnë rreth 1200 tezga, ndërkaq rreth…

Lexo më Shumë

Për kryetarin e Kuvendit të Greqisë, Nikos Vucis, zgjidhja e çështjes së emrit me Maqedoninë, e përfshirë në Kushtetutë dhe për përdorim gjithëpërfshirës, është në interes të Greqisë. Sipas tij, zgjidhja e kësaj çështje është në të mirë të Shkupit dhe Athinës, por për arsye të ndryshme për të dy vendet, duke shtuar se të gjithë e kanë të qartë se është humbur kohë e çmuar në të kaluarën. Vucis vlerëson se marrëveshja e mundshme do të mbështetet nga Kuvendi i Greqisë, nëse do të jetë në një vijë me qëndrimet e përsëritura të Kryeministrit Tsipras dhe ministrit të Punëve…

Lexo më Shumë

Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës dhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit i Kolegjit AAB nga Prishtina në sallën e sporteve të Universitetit të Tetovës organizuan disa aktivitete sportive me karakter miqësor. Me këtë rast studentët zhvilluan lojëra sportive në futboll të vogël, basketboll dhe një ndeshje në volejboll për femra. Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Ajri Ziba, tha se ky bashkëpunim mes dy fakulteteve tona u realizua në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim mes Universitetit të Tetovës dhe Kolegjit AAB, Prishtinë. “Ky organizim u iniciua nga dy…

Lexo më Shumë

Maqedonia ka dallime të mëdha në të ardhura dhe afër 22 për qind e qytetarëve janë të varfër. Statistika zyrtare tregon se 445.000 mijë qytetarë të Maqedonisë në vitin 2016 kanë jetuar nën pragun e varfërisë, që për amvisëri me një anëtarë nënkupton të ardhura vjetore prej 82.560 mijë denarë, ndërsa për familje me katër anëtarë nënkupton të ardhura vjetore pre 173.376 mijë denarë në vit. Gjithashtu, nga 3.4 miliardë euro të ardhura në Maqedoni, bile 470 milionë euro janë të ardhurat e 1 për qind të shtresës më të pasur në shtet. Nga ana tjetër, gjysma e të punësuarve…

Lexo më Shumë

Sot Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë mbledhjen e rradhës të kryesisë qendrorë në të cilën do të japin llogari funksionarë të lartë qendrorë dhe lokal të partisë, njofton Zhurnal. Edhe në këtë takim flitet se temë kryesore e debatit do të jetë sfera e arsimit, si një nga sferat që kohës së fundit është atakuar më së shumti nga ‘skandale’ të mundëshme në librat shqip. E me këtë rast pritet që të debatohet mbi këtë temë dhe të gjindet problematika dhe mënyra se si mund të zgjidhen të njejtat.

Lexo më Shumë

Maqedonia nuk përjashtohet nga fenomeni i lajmeve të rreme. Ky problem nuk është i ri, ndërsa avancimi teknologjik e rrit sfidën. Kjo u theksua sot në Samitin digjital në Shkup në kuadër të panelit “Mediat në epokën digjitale me lajme të rreme”. “Problemi me lajmet e rreme është që humb besimi dhe kjo është sfida më e madhe për mediat tradicionale”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Ministri për Komunikim, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski, theksoi se Maqedonia nuk përjashtohet nga fenomeni i lajmeve të rrene. “Shteti i robëruar besoj se është pas nesh, por mjetet ende janë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Zhan Aselborn, sot do të realizojë vizitë kthyese në Luksemburg. Nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se krahas takimit me nikoqirin e tij, ministri Dimitrov do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit, Mars Di Bartolomeu dhe me anëtarët e Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane dhe të Jashtme, Mbrojtje, Bashkëpunim dhe Emigracion. Në kuadër të vizitës, në Odën ekonomike të Luksemburgut, Dimitrov do t’i prezantojë mundësitë për investime në Republikën e…

Lexo më Shumë