Author: Adijat

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë po qëndron në Vjenë në takime me diasporën shqiptare. Sela në fjalimin e tij theksoi ndër të tjera se ASH do të ketë koalicionim të madh me popullin shqiptar dhe diasporën. Ai tha se ASH është opozita e vetme shqiptare që po lufton aktualisht për të mbrojtur dinjitetin e nëpërkëmbur, që po vazhdon me avazin e vjetër ndaj shqiptarëve,. Përpara takimit kryesorë të ditës së dielës, Sela së bashku me sekretarin gjeneral Arben Taravari dhe dy anetarët e kryesise qendrore Elmi Aziri dhe Remzi Mehmedi zhvilluan takime…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë ka ndërmarrë disa masa për hulumtimin, ndjekjen dhe dënimin e funksionarëve të përfshirë në skenarë keqpërdorimesh, duke përfshirë këtu edhe policë të cilët janë fajtorë për përdorimin e forcës jashtë masës , por “mosndëshkimi mbetet problem i madh” thuhet në raportin më të ri të Stejt Departamentit të SHBA-së për respektimin e të drejtave të njeriut më vitin 2017, njofton Portalb.mk. Sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut si çështje më të theksuara në Maqedoni janë raportet e torturës nga ana e sigurimit të burgjeve, përzierja në privatësinë e individëve, dhuna ndaj gazetarëve, mungesa e…

Lexo më Shumë

Një diplomat rus në Shkup është kapur nga kamerat duke shpërndarë para ithtarëve dhe propaganduesve të politikave të tyre. Lajmi bëhet i ditur nga javorja “Fokus”, e cila shkruan se bëhet fjalë për diplomatin i cili është dëbuar nga Maqedonia, në kuadër të fshesës së shteteve perëndimore, transmeton INA. Diplomati gjatë kohë ishte në vrojtim dhe se ai ishte përfshirë në qarqe politike dhe propaganduese në Shkup, duke lobuar dhe ndihmuar financiarisht. Por involvimi i tij dhe aktivitetet mbahen “top secret”.

Lexo më Shumë

Në Shkup mbrëmë ka ndërruar jetë Firdes Prevalla, gazetarja e njohur e Televionit të Maqedonisë – programi në gjuhën shqipe, e cila viteve të fundit ishte e pensionuar. Ajo njihej me raportimet dhe emisionet e saj për tema të ndryshme sociale dhe të përditshmërisë. Ka jetuar në Shkup dhe herë pas here edhe në SHBA, për shkak se një pjesë e familjes jetonte atje. Nga familja Prevalla informuan se ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 01.30 në varrezat e Butelit në Shkup. Firdes Prevalla ishte bashkëshortja e dr.Shaban Prevallës, i njohur si deputet, viceguvernator i Bankës Popullore dhe…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë ka ndërmarrë disa masa për hulumtimin, ndjekjen dhe dënimin e funksionarëve të përfshirë në skenarë keqpërdorimesh, duke përfshirë këtu edhe policë të cilët janë fajtorë për përdorimin e forcës jashtë masës, por “mosndëshkimi mbetet problem i madh” thuhet në raportin më të ri të Stejt Departamentit të SHBA-së për respektimin e të drejtave të njeriut më vitin 2017. Sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut si çështje më të theksuara në Maqedoni janë raportet e torturës nga ana e sigurimit të burgjeve, përzierja në privatësinë e individëve, dhuna ndaj gazetarëve, mungesa e pavarësisë së gjykatave…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dhe udhëheqësia e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni, e kryesuar nga Reis ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, sot në takim në Qeveri kanë biseduar për çështjet vijuese në interes të BFI-së, si dhe për problemet në funksionimin e myftinive, kumtoi pres-shërbimi qeveritar. Nga Qeveria theksojnë se janë shqyrtuar mundësitë dhe perspektivat për dinamizimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve për çështjet e mbetura me denacionalizimin e pronave fetare të BFI-së. “Për këtë bashkësi fetare temë interesi ishin institucionet fetare arsimore, me theks të veçantë në statusin problematik të shkollave,…

Lexo më Shumë

Nga maji shumë gjëra pozitive do të ndodhin në Maqedoni, kështu ka vlerësuar ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Luksemburgut, Zhan Aselborn pas takimit të tij të sotëm me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov. “Besoj se tri pika janë të rëndësishme. E para është se nga maji shumë gjëra pozitive do të ndodhin në shtetin tuaj. Qeveria ka bëra përpjekje të mëdha. Jam i kënaqur edhe pse opozita u kthye në Kuvendin e Maqedonisë. E dyta mendoj se Greqia dhe Maqedonia asnjëherë më parë nuk kanë qenë më afër zgjidhjes dhe kjo është shumë e rëndësishme.…

Lexo më Shumë

Kabineti i kryetarit të Këshillit Evropian Donalld Tusk, konfirmoi se do të merr pjesë në samitin Bërdo-Brioni më 27 prill në Shkup. Kryetari i Këshillit Evropian, Donalld Tusk shkon në turneun ballkanik mes 24 dhe 27 prillit, gjatë kësaj kohe ai do t’i vizitojë edhe Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, ndërsa do të përfundojë në Shkup në samitin Bërdo-Brioni më 27 prill. Nikoqir i takimit të liderëve të shteteve – anëtare pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni do të jetë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Qëllimi i procesit Bërdo-Brioni është që t’i bashkojë liderët e Ballkanit Perëndimor, si dhe ata të…

Lexo më Shumë

Shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, do të takohen sërish në fund të këtij muaji, në kuadër të dialogut të vazhdueshëm mes dy ministrave, në kontekst të përpjekjeve për tejkalimin e dallimeve rreth emrit. Ministrat, siç shkruajnë mediat greke, pritet të fluturojnë sërish në Vjenë më 25 prill, për një raund të ri të bisedimeve nën udhëheqje të ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic. Një ndër temat e bisedimeve, flitet të jetë edhe korniza kohore, për të cilën për herë të parë u fol në takimin e fundit mes dy ministrave në Ohër. Për një…

Lexo më Shumë

Ish shefi i sigurimit të kryetarit të Parlamenti, Goran Gjorçevski dhe ish kryeshefit në MPB, Oliver Popovski të cilët janë të akuzuar për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë, ju hiqet masa e paraburgimit  pa dorëzimit të garancisë. Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 sot njoftuan se Këshilli Penal e ka pranuar propozimin e mbrojtjes që të ju hiqet masa e paraburgimit me garancion. Të akuzuarve, masa e paraburgimit ju ndërrohet me masën burg shtëpiak.

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë ka nisur procedurën për ndërtimin e një shkolle fillore në Lubosh të Komunës së Studeniçanit, kështu bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha. “Qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendim për dhënien e miratimit për nisjen e procedurës për ndërtimin e shkollës fillore në Komunën e Studeniçanit. Bëhet fjalë për investim kapital që lidhet me  përmirësimin e kushteve të nxënësve nga ky vendbanim dhe procesit arsimor të këtij rajoni i cili për shkak të rritjes së numrit të banorëve kanë nevoj reale për ndërtimin e një shkolle të re”, tha Hoxha. Ndërsa gjithashtu Hoxha njoftoi…

Lexo më Shumë

Ka vazhduar gjykimi i rastit “Tanku” për blerjen e mercedesit luksoz nga MPB për nevoja të ish kryeministrit Gruevski. Në seancën e sotme dëshmoi shoferi personal i ish kryeministrit, NIkolla Gruevski, dhe nga personeli i sigurimit, që pohuan se blerja e mercedezit ishte e patjetërsueshme. Ish shoferi i Gruevskit, Aco Janevski, tha se është përballur shpesh me probleme me makinat aktuale, për makinat që përdoreshin, nuk prodhoheshin më goma adekuate dhe ato janë zëvendësuar me lloje të tjera, duke rrezikuar kështu jetën e ish kryeministrit. Sipas tij, makina të tilla nuk duhet të lejohen më të jenë në përdorim, madje…

Lexo më Shumë