Ju njoftojmë se zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli do të kyçet në aksionin për pastrimin e Liqenit Kozjak, të cilni me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, shoqata “Go Green” dhe Fondacioni “CNVP Maqedonia “do ta zbatojnë të dielën, më 22 prill 2018. Në këtë aksion u kyçën edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendra për Menaxhimin e Krizave, Agjencia për Rini dhe Sport, Komuna e Makedonski Brodit me ndërmarrjen komunale , NK “Jasen”, Shoqata e Trajtuesve të Mbeturinave Kolektive, Kryqi i Kuq i Maqedonisë, kajakët, zhytësit, alpinistët,…
Author: Adijat
Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se tani është momenti i vërtetë për gjetjen e një zgjidhje për emrin dhe se tani po hyhet në vetë thelbin, gjegjësisht në detajet më delikate me çrast, siç tha Zaev, patjetër të “jemi kreativ” që të mbrohen të dyja palët. Por sipas tij, fokusi është vendosur në zgjidhjen e emrit e jo në afatet kohore. “Mendoj se tani është momenti i duhur për të gjetur një zgjidhje ku të gjithë pjesëmarrësit në shtet do të qëndrojnë të bashkuar prapa diçkaje që është në përputhje me ruajtjen e dinjitetit dhe identitetit tonë, dhe duke…
Banorët e lagjes së margjinalizuar rome “Dupka” në Gostivar, realizuan një aksion për pastrimin e vendbanimi t të tyre, ndërsa në ndihmë u doli Komua e Gostivarit përmes Ndërmarrjes publike “Komunalec”. Banorët lokalë i pastrojnë mbeturinat dhe i grumbullojnë në një vend, ndërsa Ndërmarrja publike bën bartjen e tyre, nivelimin e rrugës dhe pastrimin e kanalit për ujërat atmosferik. Komuna e Gostivarit i mbështet dhe ndihmon të gjitha aksionet e banorëve të vendbanimeve të ndryshme në qytet dhe nëpër fshatra, si dhe inicio aksione të këtilla. Ndryshe lagjja rome “Dupka” ekziston disa dekada, por ka qenë totalisht e margjinalizuar edhe…
Do tëparaqitem si dëshmitar në rastin “Monstra” nëse gjykata e kërkon këtë nga unë, tha kryeministri Zoran Zaev. Në lidhje me deklaratat e familjeve të fëmijëve të vrarë dhe akuzave kundër tij se po i fsheh bombat e “Monstrës”, Zaev tha se të gjitha materialet u janë dorëzuar organeve kompetente nga ana e LSDM-së. Në lidhje me dëshmitë për bisedën mes Fejzi Azirit, njëri nga të akuzuarit për këtë rast, dhe ish kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, Zaev deklaroi se në bombat ka pas bisedë mes tyre ku Aziri ka kërkuar subvencione bujqësore. Siç tha Zaev, këtë ua…
Me shqetësim ndjekim zhvillimet e fundit në Strugë, ku veç kanë filluar abuzimet përreth liqenit të Ohrit. Kultura e zaptimit dhe rrënimit të pronës publike për fat të keq në komunën e Strugës ka filluar të bëhet pjesë e strategjisë së kryetarit Merko, e përkrahur edhe nga partneri i kualicionit LSDM. Rikujtojmë se Struga me rrethinë dhe pasuritë natyrore të saj, nuk janë pronë private e Ramiz Merkos dhe njerëzve të tij, ashtu siç nuk ështe pronë private as e qeverisë së Maqedonisë. Struga është e qytetarëve Strugan, pa marr parasysh etnitetin apo fenë. Për këtë do të binden autoritetet…
Thirrja publike për subvencionet e biçikletave do të shpallet sot, dhe për herë të parë, njerëzit me aftësi të kufizuara fizike do të jenë në gjendje të aplikojnë për shpalljen. “Ne kemi prezantuar ndryshime në rregulloret për të mundësuar më shumë qytetarë të marrin subvencione, dhe për herë të parë të lejojë dy persona me aftësi të kufizuara fizike të kenë mundësinë për të aplikuar programin. Në këtë mënyrë, me një ulje të lehtë në shumën maksimale të subvencionit, të sigurojë subvencione për biçikleta rreth 1,000 persona më shumë se vitin e kaluar”, tha Shilegov. Autobusi i gazit, për të…
Më 1 Maj Moti do të jetë i vrenjtur me temperatura shumë më të ulëta, të cilat do të jenë rreth 19 gradë . Mëngjesi do të jetë i ftohtë. Temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta dhe shkojnë nga 4 në 6 gradë. Prej 28 prillit deri më 3 maj, reshjet e shiut pritet të intensifikohen.
ga maji shumë gjëra pozitive do të ndodhin në Maqedoni, kështu ka vlerësuar ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Luksemburgut, Zhan Aselborn pas takimit të tij të sotëm me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov. “Besoj se tri pika janë të rëndësishme. E para është se nga maji shumë gjëra pozitive do të ndodhin në shtetin tuaj. Qeveria ka bëra përpjekje të mëdha. Jam i kënaqur edhe pse opozita u kthye në Kuvendin e Maqedonisë. E dyta mendoj se Greqia dhe Maqedonia asnjëherë më parë nuk kanë qenë më afër zgjidhjes dhe kjo është shumë e rëndësishme.…
Një polic nga Shkupi është arrestuar dhe i është cajtuar masa e paraburgimit 30 ditor pasi në shtëpinë e tij është gjetur lëndë narkotike – marihuanë. Kundër tij është ngritur procedurë penale për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, prodhim të paautorizuar dhe lëshim për përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve. Sipas informatave nga MPB, më 19 Prill gjatë kontrollit të shtëpisë së J.J. (40) nga Shkupi, janë gjetur 125 gramë marihuanë, si dhe fara të kanabisit. Njësiti për kontroll të brendshëm ka caktuar masë diciplinore ndaj J.J., dhe i njejti do të suspendohet nga punë…
Studentët e konviktit ‘Stiv Naumov’ sot u befasuan nga një vizitor i papritur. Sipas njoftimeve që ndanë disa prej tyre në rrjetet sociale, një gjarpër u shfaq brenda në konvikt. Studentët thonë se tani pasi moti është më i nxehtë, ata druajnë se përmes dritareve të hapura mund të vijnë miq të padëshiruar si ky sot. Disa thonë se kjo është si rezultat i mos rregullimit të parkut përreth konviktit. Makfax
Bankat nuk do të ulin shkallën e interesit të kredisë për qytetarët dhe kompanitë, tha kryetari i Shoqatës e Bankave, Kosta Mitrovski. Ky qëndrim vjen disa muaj pasi Banka Popullore e Maqedonisë e uli shkallën themelore të interesit në faturat e thesarit, sipas së cilës janë formuar të gjitha normat e interesit në vend. Guvernatori i BPRM, Dimitar Bogov, atëherë pati deklaruar se hapet mundësia për kredi më t ulëta. “Për momentin nuk planifikohet ulje të interesit, por megjithatë kjo ësht politikë e secilës bankë në veçanti. Shkalla e interesit për momentin është mjaftueshëm mirë, edhe për personat fizik edhe…
Pas gjyqit të sotëm në Gjykatën Penale për rastin “Tanku”, ish-kryeministri Nikola Gruevski u ankua se gjykata përsëri, siç tha ai, jashtë orarit të punës, vazhdoi gjyqin pa shpjeguar se cila ishin arsyet për këtë. Sipas tij, rasti nuk ka nevojë për nxitim. “Edhe pse e dinin të na bëjnë këtë me 11-12 orë, por pa dhënë ndonjë shpjegim, kemi vazhdim të seancave, çka nuk ka ngjarë diçka e njëjtë në këtët gjykatë. Ju mund të vini re se tashmë gjithë punonjësit, përveç sigurisë, kanë shkuar”, tha Gruevski. Ai theksoi se gjatë seancës u dëgjuan 11 dëshmitarë dhe se të…