Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit theksohet “ana e errët” e vendit tonë. Tortura ndaj të burgosurve; ndërhyrja në privatësi; dhuna ndaj gazetarëve; mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, korrupsioni dhe dhuna ndaj personave të komitetit LGBT ishin disa nga karakteristikat më të rëndësishme të vendit gjatë vitit të kaluar, sa i përket të drejtave të njeriut. Sipas raportit janë ndërmarrë disa hapa, por ka akoma probleme. DASH “Ka pasur disa hapa për të hetuar, ndjekur penalisht dhe për të dënuar zyrtarët të cilët kanë kryer abuzimet, përfshirë zyrtarë policor fajtorë për përdorim të forcës së tepërt, por imuniteti i…
Author: Adijat
Largimi i mjekëve të rinj dhe personelit mjekësorë nga vendi, zgjoi nga gjumi Ministrinë e shëndetësisë, e cila zotohet se do të ndërmarrë masa konkrete për uljen e numrit të kuadrit mjekësor që synon largimin nga vendi. Këto masa i prezantoi vet Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce një ditë pasi Alsat njoftoi për një interesim shumë të lartë të mjekëve dhe infermierëve të diplomuar që janë të interesuar të punojnë në shtetet e Evropës, veçanërisht në Gjermani. Një ndër masat me konkrete sipas ministrit do të jetë rritja e pagave. Ajo çfarë tani veçse kemi filluar ta bëjmë është që…
Shteti paralajmëroi investimin e 17 milionë eurove në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit në 20 komuna në mbarë vendin. Një pjesë e mjeteve janë paraparë me buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga Banka evropiane për investime. Në vijim është edhe realizimi i projekteve të ujësjellësit dhe kanalizimeve në vlerë prej 11 milion euro. Me këto investime pritet që përqindja e mbulimit me rrjet të ujësjellësit dhe kanalizimit nga 18% sa është tani të rritet në 40%. Në dispozicion mbeten edhe 12 milionë euro mjete të pashfrytëzuara nga linja kreditore nga Banka Evropiane për investime. Prandaj i ftojmë të gjitha…
Ekspertët kërkojnë angazhimin e të gjithë palëve shtetit, shoqërisë dhe universiteteve, për aplikimin e inovacioneve në arsim, me qëllim të krijimit të mundësive më të mira për të rinjtë. Rektori i Universiteti te Shën Kirili dhe Metodi tha se kjo kërkon punë dhe mund. Edhe nxënësit dhe studentët tonë janë të përqendruar në këtë proces. Në sistemin e arsimit të lartë të fakultetin tonë, ne mundohemi që tek të rinjtë të zhvillojmë kreativitetin dhe inovacionin që t’i bëjmë konkurrent në tregun e punës. Qëllimet dhe tendencat tona janë të drejtuar kah rritja dhe fuqizimi i lidhjes shtet, universitet dhe ekonomi.…
Shpërngulja gjithnjë e më e madhe e qytetarëve po ndikon dukshëm edhe në institucionet arsimore, ku numri i nxënësve për çdo vit shënon rënie të madhe, me çka disa nga shkollat rrezikojnë edhe mbylljen. Zv ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi thotë se janë duke ndjekur situatën dhe se po analizojnë të gjitha të dhënat nga terreni, mirëpo pa ndonjë planë konkret mbi zgjidhjen e kësaj problematike. Ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës jemi duke i shikuar dhe analizuar të gjitha ato të dhëna dhe të gjitha trendet që vinë nga gjendja real në teren dhe sigurisht se…
Faktorët që shkaktojnë alergjitë janë nxehtësia, rrezet e diellit, pluhuri, gjelbërimi i barit ,lulëzimi i pemëve dhe lulëzimi i luleve. Alergjia mund të shfaqet tek çdo person nga mosha zero, deri tek personat në mosh të shtyer thonë mjekët. Sipas mjekëve në çdo stinë të pranverës shfaqen alergji të reja, me simptoma ndryshe nga alergjitë ekzistuese. Një nga simptomat e para të alergjisë është kruarja e syve, skuqja, fryrja e qepallave të syrit ,shtim i sekrecioneve, kollitja dhe lodhja, sqarojnë pulmologët. Ata këshillojnë personat që kanë probleme me alergjinë të shmangin qëndrimin e gjatë në natyrë dhe të kenë një…
Rreth 6000 shkelje në komunikacion për vetëm tre muajt e parë të këtij viti. Pavarësisht gjobave të larta dhe kontrolleve të shtuara policore, vozitësit vijojnë të mos jenë të disiplinuar. Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, shkeljet më shpesh janë tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, respektivisht rreth 3854 raste, mosdhënie e përparësisë dhe mos mbajtja e anës gjatë vozitjes. Sipas SPB-së këtë vit shqetësues është edhe numri në rritje i viktimave nga aksidentet në komunikacion. Shkeljet këtë periudhë janë rrumbullakuar me kundërvajtje, gjoba dhe përshkrim të pikëve negative, respektivisht rreth 3000 kërkesa për kundërvajtje. Shkeljet më të shpeshta…
Shqiptarët vazhdojnë ta kritikojnë përfaqësimin jo të barabartë në ministritë qeveritare dhe ndërmarrjet publike, vlerësohet në raportin e Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2017 për Republikën e Maqedonisë, në pjesën e minoriteteve. “Janë vlerësuar vërejtje për pranim në Akademinë Policore. Shqiptarët pohojnë se qeveria e ka disenjuar procesin e testimit në akademi që në mënyrë të padrejtë ta mohojë qasjen deri te grupet minoritare”, thuhet në raport. Përfaqësimi i shqiptarëve dhe minoriteteve të tjera në administratën civile në Ministrinë e Mbrojtjes mbeti në nivel të ulët. Disa njësite elitare të policisë dhe ushtria nuk kanë…
“Përveç rregullativës ligjore, një nga faktorët më të rëndësishëm për atraktivitetin e vendit është stabilizimi pas një krize më të gjatë politike, ndërsa marrja e Progres raportit pozitiv, të pakushtëzuar, dinamika dhe aktiviteti i zmadhuar në drejtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore janë gjithashtu në favor të këtij atraktiviteti për investim”, tha Xhaferi Shkup, 21 prill – Në vazhdim të vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në Republikën e Turqisë, u realizuan edhe dy takime të tjera në Stamboll ku gjithashtu merrnin pjesë edhe anëtarët e tjerë të delegacionit, respektivisht, Vesel Memedi, nënkryetar i…
ga 726 vzoitës të kontrolluar në Shkup nga ora 23 natën e mbrëmshme deri në orën 5 të mëngjesit, 248 persona kanë vozitur nën ndikim të alkoolit, njoftoi sot zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski. Gjatë kryerjes së aksionit të kontrollit nga MPB për zbulimin e vozitësve të cilët ngasin veturat nën ndikim të alkoolit, policia ka snaksionuar edhe 250 shkelje ligjore siç janë, tejkalim i shpejtësisë së lejuar etj. Nga MPB paralajmëruan se policia do të vazhdojë me kotrolle të këtilla, siç thanë, për të sjell rend në komunikacion dhe informuan se janë furnizuar edhe me 80 aparatë për kontroll…
Dje në orët e mbrëmjes, nga ana e zyrëtarve të Policisë, nga SPB-ja në Tetovë, është kryer kontroll aksioni në objektin hotelerik ,,Korabi” në fshatin Sedllarcë e Epërme, pronë e personit L.B. 48 vjeçar nga Tetova, ndërsa gjatë kontrollit janë ndaluar 16 persona të gjinisë femërore, nga të cilat 13 shtetase të Shqipërisë, 1 shtetase e Kosovës dhe 2 nga Maqedonia. Nga SPB-ja, njoftojnë se të gjitha janë arestuar, kurse shtetaset e huaja, janë dorëzuar në Departamentin për krim ndërkufitarë, migracion dhe të huaj, për procedurë të mëtutjeshme.
Në Stacionin Policor në Negotinë mbrëmë është lajmëruar se rreth orës 12.00 në Qendrën Mjekësore në Negotinë është dërguar T.R.(38) nga Tetova, i punësuar në ARM. Gjatë aktiviteteve duke ushtruar në poligonin ushtarak “Krivolak” është djegur nga 2 deri në 3 shkallë në tërë trupin. Pas ndihmës mjekësore, është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup ku edhe gjendet jashtë rrezikut me jetë.