Author: Adijat

Avokati i popullit vitin e kaluar ka regjistruar gjithej 1137 sheklje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, prej të cilave në 970 raste është pranuar intervenimi i tij. Për 104 raste të shkeljeve procedura është në zhvillim e sipër, ndërsa në 63 raste janë shteruar të gjitha mundësitë ligjore nga qytetarët. Ky është bilanci i raportit të të Avokatit të popullit për vitin 2017, për të cilën sot diskutoi Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Në raport Avokati i Popullit i ka propozuar Kuvendit dhe Qeverisë gjthësej  71 masa në 20 fusha, zbatimi i të cilave do…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit dhe Gjykata administrative luajnë lojën e telefonit të prishur lidhur me ankesën për dhënien me koncesion të deponisë Drislla. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov sot ka kundërshtuar deklaratën e kryetarit të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, se lëndën për Drsillën do t’ia dorëzojë për shqyrtim Gjykatës së lartë administrative, pasi qyteti i Shkupit të plotësojë dokumentacionin e kompletuar. Shilegov thotë se kërkesa e Gjykatës administrative për të dorëzuar dokumneta shtesë është e pakuptimt sepse ata kanë dorëzuar vetëm ankesë. “Dokumenti i vetëm që qyteti detyrohet ta dorëzoj është ankesa. Të gjitha dokumentet të tjera gjenden në Gjykatën Administrative,…

Lexo më Shumë

Prokurorja Speciale, Katica Janeva pritet që sot paradite të raportojë para anëtarëve të Komisionit Kuvendor për sisteme politike dhe marrëdhënieve mes bashkësive. Në gjashtë mujorin, prej shtatorit të 2017-ës deri në mars të këtij viti, Prokuroria Speciale Publike ka kryer 136 procedura paraprake, ka hapur shtatë procedura hetimore të reja dhe në përgjithësi janë mbledhur 15 akuza. Përveç raportit të PSP-së, Komisioni do të rishikoj edhe raportin vjetor të Avokati të Popullit, të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe të Agjencisë së Administratë.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev tha se këtë vikend do të përfundojnë bisedimet për përbërjen e re qeveritare, ndërsa pas festës, do të dihen saktësisht vendet ministrore dhe të drejtorive. “Bisedimet po rrjedhin dhe shpresoj që këtë vikend do t’i përfundojmë. Pas festës do t’i prezantojmë ministrat e ri, dhe më pas do të bëhen ndryshime edhe në drejtoritë”, tha Zoran Zaev, në konferencën e sotme për shtyp, ku u prezantua plani për punësime. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Dejan Mitrovski-Urko, ish shef i sigurimit të Nikolla Gruevskit, u paraqit në Gjykatën Penale në Shkup ku duhet të dëshmoj për furnizimin e “Mercedesit” luksoz. Përveç Urkos në seancën e sotshme u paraqit edhe Zoran Vasilevski i cili nuk u paraqit në seancën e kaluar për arsye të udhëtimit zyrtar. Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski, Kurse të gjithë të akuzuarit akuzohen për blerjen e “Mercedesit” luksoz me vlerë 600 mijë euro.

Lexo më Shumë

“Freedom House” e rendit Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve ku liria e mediave është pjesërisht e lirë. Në Ballkan, si shtete ku mediat janë të lira konsiderohen Kroacia dhe Serbia. Ndërsa në nivel global, raporti mbi lirinë e shtypit ngre alarmin se pas medias tradicionale, në shënjestër të liderëve që duan të kontrollojnë gjithçka janë vënë rrjetet sociale. “Freedom House” vlerëson në raportin më të ri për lirinë e medias se ajo po përballet me kërcënime të reja në demokracitë e mëdha, si dhe në shtetet opresive, ku autoritetet po përqendrojnë përpjekjet e tyre tek mediat sociale…

Lexo më Shumë

Maqedonia renditet e 109-ta në raportin e fundit të Lirisë së Raportimit të Raportuesve pa Kufij, që është dy vende përpara vitit të kaluar kur ishte 111-ta. Raporti thotë se “sulmet sistematike mbi lirinë e medias ishin një dukuri e vërtetë gjatë sundimit të dekadës së Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, e cila më në fund përfundoi me zgjedhjen e qeverisë së re në qershor të vitit 2017.” Gjatë qeverisë dhjetë vjeçare, Gruevski krijoi një nivel të kontrollit mbi mediat i cili mund të krahasohet me ndonjë vend tjetër të Ballkanit, dhe shumë media të opozitës u desh të zbehen, gjatë…

Lexo më Shumë

“Kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti, kërkon mirëkuptim nga qytetarët e komunës së Sarajit, pasi që për arsye shëndetësore në afat prej një muaji nuk do të jetë në komunë për të ju përgjigjur kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Arsye është se ka pasur një intervenim kirurgjikal, për shërim të plotë dhe më të shpejtë mjekët I kanë rrekomoanduar një muaj pushim për rehabilitim. Kryetari Blerim Bexheti, ju kërkon falje dhe mirëkuptim qytetarëve të komunës së Sarajit. Me respekt, Blerim Bexheti, kryetar I Komunës së Sarajit Ju faleminderit” – thuhet në njoftimin zyrtar të Komunës së Sarajit.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi i të akuzuarve për tentim vrasje të deputetit Ziadin Sela, që ka ndodhur më 27 prill vitin e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në seancën paraprake më 18 prill kanë dëshmuar Aleksandar Stojkoski, ish deputet, ndërsa tani drejtor i Klinikës për radiologji në Shkup, dhe gazetari Goran Tërpenovski. Seanca atëherë është ndërprerë përkohësisht pasi u asfiksua Nikolla Vojnevski, njëri nga dhjetë të akuzuarit në këtë lëndë. Për tentimin vrasje të Ziadin Selës më 27 prill vitin e kaluar janë akuzuar Kire dhe Ceo Gjeorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta,…

Lexo më Shumë

Fenomeni i racizmit ndaj shqiptarëve ka dalë sërish në pah në Maqedoni, por këtë herë ka prekur futbollin. Vetëm pak orë pasi Shkëndija siguroi matematikisht titullin kampion në vend, 7 javë larg fundit të kampionatit, duke dominuar dhe nxjerrë jashtë çdo objektivi Vardarin, maqedonasit nuk e kanë kapërdirë aspak këtë fakt. Ka qenë vetë zëvendës presidenti i Federatës maqedonase të Futbollit, Zllatko Andonovski, që në një emision sportiv, ka ngacmuar në mënyrë tendencioze dy futbollistë të Shkëndijës, madje në një moment ka përdorur edhe fjalën “Indianci”, duke iu referuar shqiptarëve në këtë vend si indianë, ashtu si një ish ministre…

Lexo më Shumë

Si kyçe dhe vendimtare, mediat greke e karakterizojnë sot takimin në Vjenë të ministrave për Punë të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias me përfaqësuesin special të OKB, Mathju Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gazetarët nga Greqia theksojnë se dallimet qëndrojnë të pandryshueshme, ndërsa ajo është kërkesa greke erga omnes, gjegjësisht emër me përdorim të përgjithshëm dhe ndryshim të kushtetutës. Të gjitha hapat që duhet t’i bëjmë, i kemi bërë, theksojnë përfaqësuesit grek për portalin informativ “lefimedia”dhe thonë se pala tjetër duhet të bëjë hapat e ngelura. Sipas portalit, nga qeveria greke konfirmojnë se nuk ka kohë…

Lexo më Shumë

Rreth 2000 qytetarë kanë marrë përgjigje pozitive për shtetësinë e Maqedonisë gjatë tre viteve të fundit, ndërsa rreth 300 qytetarëve të tjerë u është refuzuar kërkesa për shtetësi. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë se një nga arsyet kryesore për refuzimin e dhënies së shtetësisë ka qenë mosnjohja e gjuhës maqedonase, vlerësim të cilin e bën një komision i posaçëm, i cili funksionon në kuadër të Qeverisë. Përgjigje pozitive në bazë të natyralizimit rreth 25. Përgjigje pozitive në bazë të rikthimit të nënshtetësisë rreth 300. Përgjigje pozitive në bazë të kurorës rreth 1500. Përgjigje negative për…

Lexo më Shumë