Fatmir Aliu në emisionin Click bën konstatime të rrejshme dhe ka shkaktuar huti në opinion. Ministria e Brendshme zyrtarisht dhe publikisht i demanton të njëjtat. Se çka e shtiu Fatmir Aliun të bëjë konstatime të rrejshme pritet të shihet, shkruan freeword.mk. Ja për cilat të pavërteta Ministria e Brendshme e demanton Aliun: Linku i MPB-së Video Player
Author: Adijat
Kryeministri Zoran Zaev, u akuzua nga deputetët e VMRO-DPMNE-së se ka manipuluar me qytetarët kur ka thënë se ka pasur inçizime të cilat do të zbardhin rastin “ Monstra”. Gjatë seancës së sotme plenare ku deputetët kanë të drejtë të parashtrojnë pyetje, deputeti Zoran Ilioski, nga VMRO-DPMNE, e pyeti kryeministri se vallë a ndjen përgjegjësi për, siç tha, manipulimin që ka bërë me familjarët e viktimave të rastit “Monstra”. Sipas tij që nga formimi i Qeverisë së re vendi është nën presionin kriminal, duke akuzuar se s’po zbardhen rastet e vrasjeve si në Strugë, vrasja në Aerodrom, në Çair, në…
Seanca në Athinë pas ankesës së ekstradimit të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovski pritet të vazhdojë për nesër pasi më 9 shkurt ishte ndërpre shkaku i çështjeve juridike. Seanca gjyqësore muajin e kaluar ishte mbajtur në dyer të mbyllura, pas kërkesës së ekipit të avokatëve grek të Grujevskit dhe Boshkovskit.
Nxënësit e klasës së katërt, paralelet në gjuhën maqedonase, pranë Shkollës Fillore Komunale “Goce Dellçev” – Gostivar, të shoqëruar nga mësueset e tyre, ishin sot për vizitë në Komunën e Gostivarit, për tu njoftuar me mënyrën e funksionimit të pushtetit lokal. Gjatë vizitës ata takuan kryetarin e komunës Arben Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij si dhe vizituan ambientet ku i kryejnë detyrat administratorët komunalë.Kryetari i komunës Arben Taravari dhe pjesëtarët e kabinetit të tij, i njoftuan nxënësit me mënyrën e funksionimit të vetëqeverisjes lokale me një gjuhë të kuptueshme për moshën e tyre, duke u dëshiruar atyre që kur të rriten…
Lëvizja Besa përshëndet çdo aksion për rregullimin e kaosit në trafik dhe askush nuk mund të ketë asgjë kundër kësaj, por – siç duket – aksioni policor që po zhvillohet këtyre ditëve në Komunën e Çairit, në koordinim me autoritetet komunale, më shumë se për rregullim të trafikut, po bëhet me qëllim të rrjepjes së qytetarëve dhe rritje të kaosit. Qytetarët e Çairit nuk janë aq të padisiplinuar sa dëshiron t’i paraqesë policia dhe Komuna, por ata janë të detyruar të gjenden si munden gjatë parkimit të makinave pikërisht për shkak të mungesës së parkingjeve. Ne do të besonim në…
Universiteti i Tetovës ka hapur dyert sot për të gjithë maturantët e shkollave të mesme nga qytetet e vendit dhe më gjerë. Në kampusin e Universitetit gjatë ditës së sotme është organizuar “Dita e hapur”, aktivitet ky që organizohet për çdo vit në të cilin prezantohet oferta akademike për studentët e rinj. Me këtë rast qindra maturantë kanë vizituar stendat e fakulteteve ku kanë pasur mundësinë që për së afërmi të njihen me ofertën akademike, programet studimore, risitë dhe mundësitë që ofron Universiteti i Tetovës për studentët e ardhshëm për vitin akademik 2018/2019. Në kuadër të aktivitetit të “Ditës së…
Para Gjykatës Penale një grup qytetarësh ka filluar protestën e paralajmëruar “Drejtësi për viktimat e Liqenit të Smilkovës”. Protestuesit mbajnë në duar pankarta ku shkruhen:”Zaev a flen i qetë”, “Drejtësi për të vdekurit burg për monstrat” e të tjera. Thirrja për protestën u hap ditë më parë në rrjetet sociale. “Asnjëherë s’ju kemi harruar. Drejtësi për Filip Slavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski, Kire Triçkovski dhe Borçe Stevkovski”, thuhet në thirrje
Seanca e sotshme gjyqësore për rastin Titanik nuk është mbajtur. Avokati i të akuzuarës Gordana Jankullovska, ka thënë se klientja e tij është në pushim mjekësor. Avokati Sanja Aleksiq tha se nesër bëhet e qartë nëse do t’i vazhdohet pushimi mjekësor ose jo. Gjyqtari Osman Shabani e ka caktuar seancën e ardhshme për 2 maj. /SHENJA/
“Ministër, ulu dhe fshije fotografinë që e keni bërë. Kryeministër, ju lutem të merrni masa për sjelljen e ministrave tuaj. Ky është paralajmërimi i fundit”. Këtë e tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili reagoi për sjelljen e ministrit të Shoqërisë Informative, Damjan Mançevski i cili u ngrit nga ulësja e tij dhe me telefonin e tij i fotografoi deputetët eë VMRO-DPMNE-së. Ky reagim erdhi pas kërkesës së deputetëve të opozitës që të gjithë anëtarët e Qeverisë të marrin pjesë në seancë për pyetje të deputetëve. Mançevski me siguri dëshironte të ketë dëshmi se në Kuvend kishte pas deputet…
Z.I.(39) nga fshati Pallaticë dje ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 07.45, derisa së bashku me djalin e tij 14 vjeçar me veturën e tipit “Pezho” me targa nga Kumanova kanë qenë duke lëvizur për në shkollën e fshatit Pallaticë, në një moment rrugën ia ka penguar vetura e tipit “Mercedes” me targa nga Shkupi. Nga vetura kanë dalë katër persona të panjohur që kanë tentuar dhunshëm ta marrin djalin e tij në veturë. Në atë moment ka dalë fqinja e tyre duke mbajtur tërfurk në dorë, pas së cilës personat kanë ikur në drejtim të panjohur. Po…
Presidentja e Republikës së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Presidentja kroate do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov. Grabar-Kitaroviq gjatë qëndrimit në Shkup do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi.
Greqia për herë të parë në mënyrë aq të vendosur tenton të gjejë zgjidhje të pranueshme për të dy palët për çështjen me emrin, me garanci se do të ketë zgjidhje përfundimtare, tha kryeministri grek Aleksis Cipras, pas takimit me kryetarin e Komisionit evropian, Zhan Klod Junker. Siç njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina, Cipras në konferencë për shtyp në Pallatin e Kryeministrisë, tha se me Junkerin nuk kanë biseduar vetëm për ekonominë, por edhe për ngjarjet rajonale dhe ndërkombëtare, por edhe për Ballkanin Perëndimor. Duke folur për rolin e Greqisë në BE dhe rajon, kryeministri grek tha se vendi…