Author: Adijat

Koalicioni qeveritar sot publikisht pranoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të zbatohet deri në fund të mandatit të kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov, i cili pritet t’i skadojë vitin e ardhsëm. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot ka deklaruar se marrja në përgjegjësi e presidentit Ivanov është e pamundur për shkak se partitë në pushtet, Lidhja Socialdemokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim nuk kanë shumicën e nevojshme për ngritjen e procedurës. Xhaferi thotë se Ivanov nuk do të mund t’i ikë përgjegjësisë kur t’i mbarojë mandati, sepse keqpërdorimi i detyrës zyrtare është vepër nuk vejtrohet asnjëherë. “Ivanov…

Lexo më Shumë

Presidenti i Këshillit Evropian (KE), Donald Tusk, i cili qëndron për vizitë në Maqedoni në kuadër të takimit të liderëve të vendeve në Procesin Brdo-Brioni, i shoqëruar nga një delegacion i lartë i KE-së është pritur në ndërtesën e Qeverisë me një pritje zyrtare nga kryeministri i vendit, Zoran Zaev, raporton Anadolu Agency (AA). Tusk dhe Zaev kanë filluar takimin kokë më kokë me dyer të mbyllura për media, ndërsa më pas siç është paraparë, do të zhvillohet edhe takim dypalësh midis delegacionit të Maqedonisë dhe atij të KE-së. Presidenti i KE-së dhe kryeministri Zaev, pas takimit midis delegacioneve të…

Lexo më Shumë

elegacioni i kryesuar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, këto ditë është për vizitë në SHBA. Në Uashington në Këshillin Atlantik mbrëmë ajo mori pjesë në debatin e titullar “Anëtarësimi në NATO përmes prizmit të Maqedonisë: Investimi i lartë në sigurinë globale dhe fatin e demokracive të vendeve të vogla”. Menjëherë pas daljes Shekerinska për MIA-n dha vlerësim për marrëdhëniet Maqedoni-SHBA dhe e sqaroi qëllimin e takimeve të saj të punës këto ditë në Stejt Departamentin, në Kapitoll Hill dhe në Pentagon. Si i vlerësoni marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe SHBA-së? A prisni që Uashingtoni në mënyrë më aktive të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka theksuar se nëse do të vdiste ndonjëri nga liderët natën e 27 prillit në Kuvend, do të ndodhnin trazira dhe do të shpërthyente luftë qytetare. Ai këtë e tha në intervistën mbrëmë në Top Tema në Telma. Ai theksoi se gjatë incidentit ka komunikuar me familjen, mediat si dhe përfaqësuesit e partisë së tij. Sipas tij, nëse Ahmeti do të ishte në Kuvend më 27 prill tërë urrejtja e qytetarëve do të zbrazej tek ai, duke pasur parasysh të kaluarën vitin 2001. “Prania e tij do të rezultonte me ate që i ndodhi Selës.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ministrja e obliguar për Investime të Huaja Zorica Apostolska dhe sekretari shtetëror në MPJ Viktor Dimovski, kishte mbrëmje pune me presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, e shoqëruar nga delegacioni kroat dhe ambasadorja e Kroacisë në Maqedoni Daniella Barishiq.

Lexo më Shumë

Konsumatorët e fshatit Matkë do të kenë ndërprerje në furnizimin me ujë nga nesër në orën 7 e deri në përfundimin e punëve në rezervuarin në Matkë të Epërme. Siç kumtojnë nga QRMK, pompat për ujë do të shkyçen pres sonte në orën 22.30 me qëllim që sot të mundet të kryhet ndërhyrja e nevojshme.

Lexo më Shumë

Për shkak të takimit të presidentëve të vendeve të Procesit Brdo – Brioni në Shkup, është caktuar shkalla e parë e sigurisë, edhe në tokë dhe qiell. Helikopterë të policisë po fluturojnë mbi kryeqytet, por po aplikohet edhe regjim i posaçëm i komunikacionit, duke bllokuar disa rrugë. Në takimin që organizohet nën patronatin e presidentit Gjorgje Ivanov që zhvillohet në Aleksandar Palace marrin pjesë shtatë presidentë dhe një kryeministër nga vendet e Ballkanit Perëndimor: presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq, Borut Pahor i Sllovenisë, Aleksandar Vuçiq i Serbisë, Ilir Meta i Shqipërisë, Filip Vujanoviq i Malit të Zi, Hashim Thaçi…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2017, në zyrat e Avokatit të Popullit në Tetovë është vepruar në 484 raste, ndërsa lëndë të reja kanë qenë gjithsej 370. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar rreth 700 biseda me qytetarë. Kështu ka informuar zëvendës/avokatja e Popullit e zyrës në Tetovë, Irina Stojanovska. Sipas saj, gjatë hapjes së procedurës pasi janë shkelur të drejtat dhe liritë e qytetarëve, në 324 lëndë është pranuar intervenimi i Avokatit të Popullit. “Edhe këtë vit numri më i madh i parashtresave janë pranuar personalisht në zyrën e Avokatit të Popullit, ndërsa gjithnjë e më pak ka parashtresa që dorëzohen përmes postës…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Muhamet Zekiri është shprehur se të gjithë të inkrimininuarit në ngjarjet e 27 prillit do të përgjigjen para organeve të drejtësisë, njofto agjencia e lajmeve INA. “Për çdo pikë gjaku të derdhur, për çdo dhimbje të shkaktuar- DREJTËSI TË KETË!!! Kjo e KEQE asnjëher më të mos përsëritet!!! Ja vlejti te sakrifikohemi per te ardhmen e ndritshme te Maqedonisë sonë dhe të ardhemen e fëmijeve tanë dhe gjeneratave që do vijn !!!”, ka theksuar ai. Sot mbushet një vjet nga ngjarja më e zymtë për demokracinë e Maqedonisë, kur dhunues të tërbuar të cilët ishin të përkrahur…

Lexo më Shumë

Pa epilog konkret ka përfunduar takimi i specializantëve privat të cilët janë jashtë listës për pagesë, me përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë. Rreth 100 specializantët kërkojnë zgjidhjen e statusit të tyre. Kërkojnë takim urgjent me ministrin Filipçe, Argumentin e vetëm të cilin e morëm nga ministria e Shëndetësisë mbi atë se përse grupi jonë i specializantëve është përjashtuar nga pagesa ishte se mjetet për pagat e specializantëve veçmë janë siguruar. Pyetja jonë është, përse janë siguruar mjete buxhetore pa mos u ditur paraprakisht numri i saktë i specializantëve aktiv privat – thotë Marko Kostovski, mjek specializant. Mbi çfarë kriteresh një grup…

Lexo më Shumë

Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) do të takohen sot në Bruksel, para Samitit të qershorit. Burime diplomatike të NATO-së kanë thënë për agjencinë e lajmeve AIM se nuk shohin rrezik të madh të ndikimit rus në Maqedoni. Sipas këtyre burimeve, ky konstatim bazohet në përcaktimin e vendit për NATO, por edhe në mbështetjen e madhe të popullsisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Rusia dhe Maqedonia pritet të përmenden në diskutimet në këtë takim./Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin Titanik3, u njoftua se avokati i të akuzuarit, Ismet Guri, Elenko Millanov, nuk është prezent në gjykatë, pasi që kishte patur një gjykim tjetër, në Tetovë, raporton SHENJA. Shkak se nuk e ka njoftuar gjykatën me kohë për mungesën e tij, gjykata i shqiptoi gjobë, në lartësi prej 1000 euro. Për këtë shkak gjykimi u anulua. Për herë të parë në ndonjë prej proceseve gjyqësore u lejua që të fillmohet edhe trupi gjykues, i cili nuk e kishte problem të paraqitet në opinion me fotografi.

Lexo më Shumë