Dita e sotme është simbol i guximit dhe vendosmërisë në luftën për një ardhmëri më të mirë dhe përmirësimin e të drejtave të punëtorit, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski. ‘Nuk mund të arrihet sukses pa punëtor të motivuar, nuk mund të arrihet përparim pa vlerësim të drejtë të mundit të punëtorëve, të mbrojtur dhe të sigurte nëpër vendet e tyre të punës’, thotë më tej Kiracovski. Kiracovski thotë se LSDM si një parti politike mbetet tërësisht e përqendruar në sigurimin e kushteve për zhvillim dhe përparim të mundësive të barabarta për të gjithë.
Author: Adijat
Ligji për përdorimin e gjuhëve është “i vdekur”. Presidenti Ivanon refuzon të dekretojë ligjin, sepse gjatë miratimit të tij nuk është respektuar procedura parlamentare. Sipas asaj që tha javën e kaluar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kuptohet se ligji nuk do të zbatohet derisa në detyrë është kryetari Ivanov, i cili mbaron mandatin vitin e ardhshëm. Sipas tij, Ivanovi s’mund të thirret në përgjegjësi, sepse shumica parlamentare nuk ka shumicën e dy të tretave të votave në Kuvend për shkakrimin e tij nga funksioni. Se miratimi i ligjit të gjuhëve ka qenë një manipulim i partive në pushtet e ka…
2 aksidente janë regjistruar gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit, informoi Ministria e Brendshme. Në komunikatë theksohet se në 17 aksidente janë lënduar 22 persona, ndërsa në 14 aksidente ka pasur vetëm dëme materiale. Gjatë fundjavës patrullat policore të trafikut kanë sanksionuar dhe gjobitur dhjetëra drejtues të makinave. 40 shoferë janë ndaluar në gjendje të alkoolizuar 45 shoferë pa patentë shoferi 42 makina të paregjistruara 249 makina të parkuara gabimisht 123 makina të tërhequra me karrotrec.
Një person është lënduar rëndë gjatë një fatkeqësie komunikacioni që ndodhi mbrëmë rreth orës 23 në rrugën lokale Milladinovcë-Mralinë, rrethi i Shkupit. Siç informoi MPB, në fatkeqësinë, automjeti “Audi A3” me targa të Shkupit i drejtuar nga E.B. (60) nga Shkupi, ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokulllisur. E.B. me automjet të ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe pas ofrimit të ndihmës mjekësore është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet në ndriçimin e plotë të rastit. MIA
Në Gjykatën penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Treqind” të Prokurorisë Speciale Publike. Në këtë lëndë është i akuzuar Gjoko Popovski, ish-ndihmës ministër në MPB për furnizimin e 300 automjeteve për nevojat e Minsitrisë së Punëve të Brendshme. Sipas aktit të prokurorisë, Popovski me furnizimin e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për shumë prej 453.570 euro. Prokuroria Speciale Publike pohon se Popovski tenderin për blerje, servisim dhe për mirëmbajtje të automjeteve ua ka dhënë ndërmarrjeve të cilët nuk kanë apsur ofertë më të lirë.
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri mori pjesë në gala koncertin e mbajtur në hapësirat e Pallatit të Kulturës në Tetovë. Në gala koncert performoi sopranja e mirënjohur shqiptare Inva Mula e shoqëruar nga Orkestra Filharmonike e Maqedonisë nën udhëheqjen e dirigjentit Gridi Kraja. Në qendër të programit ishte simfonia “Nuredini” e përpiluar nga kompozitori austriak Meinhard Rüdenauer e dedikuar Aki Nuredinit, përkrahës e promovues i artistëve shqiptarë. Sekretari Aziri përgëzoi, falënderoi dhe i dhuroi mirënjohjen Aki Nuredinit i cili me vendim unanim të Bordit të Festivalit Skena e Muzikës Serioze Shaiptare u shpall si Mik i Artit…
Një delegacion i Kuvendit të Përgjithshëm të Republikës Socialiste Vietnam, i kryesuar nga nënkryetari Oung Çu Luu, është duke qëndruar për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Gjatë vizitës, delegacioni do të takohet me nënkryetarin e Kuvendit, Vesel Memedi, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonio Milloshoski dhe kryetaren e Komisionit Ligjdhënës-juridik, Sonja Mirakovska.
Qëndrimet dhe mbështetja për Maqedoninë nga kryetari i Këshillit Evropian, por edhe përdorimi i gjuhës maqedonase nga ana e Donald Tusk, janë pyetjet e eurodeputetes së opozitës greke Nova Demokratia (Demokracia e RE) që ia drejtoi kryetarit të Komisionit Evropian, pas takimit të Donald Tusk me Zoran Zaevin në Shkup. Maria Spiraki, e cila është edhe zëdhënëse e partisë opozitare në letrën e saj me pytjet e parashtruara për kryetarin Donald Tusk i ka marrë parasysh edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë se “një nga shtyllat në negociatat për emrin është pranimi nga ana e Greqisë se gjuha që…
Edhe pse premtohet pothuajse çdo vit, assesi të fillojë me punë ambulanca në fshatin kufitar të Jazhincës. Rreth 1500 banorët e këtij fshati, edhe më tej shërbimet shëndetësore vazhdojnë t`i marrin dhjetëra kilometra larg fshatit të tyre, në Tetovë ose në ndonjë fshat në komunën e Jegunocit. Ata janë shprehur të irrituar nga premtimet, si të Ministrisë po ashtu edhe të partive politike të cilat ambulancën e “hapin” vetëm gjatë fushatës parazgjedhore. “Tani kushtet janë me gjitha aparaturat më moderne, tani vetëm të sillen mjetet për punë dhe mjeku të fillojë punën, por, se ku qëndron problemi nuk e dimë.…
Rruga rajonale Tërpejca – Dogana përmes parkut nacional Galiçicë nga sot hapet për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve me peshë të përgjithshme deri në 3,5 tonë, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Kryeministri Zoran Zaev së fundi në disa raste ka qenë cak i kërcënimeve me jetë përmes rrjeteve sociale. Kërcënimet kanë qenë përmes video- porosive, porosive të shkruara dhe fotografive të djegura. Kërcënimi i fundit, sipas… Kryeministri Zoran Zaev së fundi në disa raste ka qenë cak i kërcënimeve me jetë përmes rrjeteve sociale. Kërcënimet kanë qenë përmes video- porosive, porosive të shkruara dhe fotografive të djegura. Kërcënimi i fundit, sipas portali Maktel, vjen nga një profil që mban emrin e organizatës nacionaliste “Trdokorni”, të cilët sërish e kanë paralajmëruar Zaevin. “Dëgjuam lajme se Z.Z do të ndryshojë kushtetutën. E po…
Policia rrugore nuk do të heq dorë që bulevardet e pjesës Veriore të qytetit të Shkupit të jenë të qarkullueshme duke mos lejuar parkimin e makinave. Ditëve të fundit policia rrugore ka qenë e pranishme tërë kohën në tre bulevardet e kësaj pjese të qytetit, si[ është bulevardi i Bit pazarit, të lagjes së Jahja Pashës dhe të rrugës së plastikave dhe nuk ka lejuar shoferët e pandërgjegjshëm tgë parkojnë makinat në bulevard. Ka pasur raste kur shoferët janë ankuar për mungesën e parkingjeve, por policët rrugorë nuk kanë bërë kompromise dhe kanë detyruar ato të largojnë makinat nga bulevardet.…