Ministrja i Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carova në përshëndetjen me rastin e Ditës së Punës, më 1 maj, tha se Maqedonia nuk duhet të jetë dhe nuk do të jetë një vend me punë të lirë. “Si politikanët dhe punëtorët, obligimi ynë është që t’i mbrojmë dhe t’i përmirësojmë të drejtat e tyre. Maqedonia nuk duhet të jetë dhe nuk do të jetë vend me punë të lirë dhe punëtorë të pambrojtur. I kemi zgjedhur problemin e një numër të madh të punëtorëve tepricë. Bëjmë gjithçka që femrat të paguhen njëjtë si punëtorët. Është detyra jonë të krijojmë kushte…
Author: Adijat
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në urimet e tij me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës thotë se promovimi i të drejtave të punëtorëve është një proces konstant në të cilin qeveria e një vendi luan një të rëndësishëm. Sipas tij, kushtet e këqija të punës dhe mobbing në vendin e punës janë një sfidë serioze që duhet të zgjidhet. Mickovski beson se punëtorët duhet të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur, sepse ata meritojnë më mirë.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, në shenjë respekti për të vdekurit në Çikago në vitin 1886 në grevën për kohën e punës tetëorëshe, Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM) u bën thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të saj në Protestë të 1 Majit, me të cilën kërkon urgjentisht të ndalet injorimi i problemit të kushteve të punës së gazetarëve dhe punonjësve medialë. “Obsesioni i menaxhmentit për zvogëlim të shpenzimeve dhe maksimalizimi i produktivitetit solli derinë stres të vazhdueshëm 24 orësh, shitje të teksteve me çdo çmim, rritje të problemeve shëndetësore për shkak të kushteve të punës,…
Lufta për më shumë të drejta për punëtorët është angazhimi ynë parësor me qëllim që të ndërtojmë një Maqedoni të moderuar, të barabartë për të gjithë. Kështu nis telegramin e tij të urimit me rastin e 1 Majit kryeministri Zoran Zaev për qytetarët e Maqedonisë, transmeton MEDIAL. Zaev gjithashtu në këtë telegram urimi thotë se është e drejtë bazike e njeriut që të jetë i sigurt në vendin e tij të punës, kurse reflektim i çdo shoqërie të moderuar është vlerësimi i punës për të gjithë në mënyrë të barabartë. “Jemi të vendosur dhe të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie…
Është paralajmëruar se në lagjen Reçicë të Vogël, do të hapet një kazino e re. Kjo kazino gjigande do të hapet, në afërsi prej jo më shumë se 200m nga shkolla Medicinale dhe Universiteti i Tetovës! Qytetarët e revoltuar, kanë filluar një nismë për protesta, ata i ftojnë të gjithë që të bashkohen për të ndaluar këtë nismë degjeneruese për rininë!/PaCensurë
Në reagimin e LSDM-së, thuhet se kreu i VMRO DPMNE-së Mickoski ka publikuar një të pavërtetë dhe lajm të rrejshëm. Nga partia e kryeministrit Zaev thonë se rasti për të cilin foli Mickoski është i shpifur tërësisht dhe nuk ka kurrfarë lidhje me realitetin. As që ka ndonjë krim në REK e as që ekziston ndonjë lidhshmëri me ndërmarrje ose persona nga familja e kryetarit Zoran Zaev, të cilët sot i përmendi rrejshëm Mickoski. Për hir të së vërtetës, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente dhe organizatave joqeveritare që merren me antikorrupsion që të interesohen për rastin e shpifur…
Nga muaji shtator i këtij viti do të ketë më pak orë mësimi në shkollat fillore, ka bërë të ditur minsitreja e arsimit dhe shkencës Renata Deskoska. “Nga e para deri në të tretën numri i orëve do jetë i kufizuar edhe atë 20, nga e katërta në të gjashtën 25, nga e shtata në të nëntën 30 orë në javë. Kjo do të bëj dhe ndryshimin e planit mësimorë e për këtë e kemi obliguar Byronë për zhvillimin e arsimit që të punojë dhe ligjit të ri t’i ofrojë koncept të ri për zboglimin e orëve,”- ka thënë Dekoska. Paralelisht…
Gjykata e Apelit konfirmoi se ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov del nga paraburgimi. Prokuroria për krim të organizuar dorëzoi ankesë për vendimin e Penales që Çavkov të mbrohet në liri me garanci prej qindra mijëra euro, pronë e patundshme. Çavkov për një kohë të shkurtër u lëshua nga burgu i Shutkës pasi që Supremja ia shfuqizoi paraburgimin. Ai u kthye sërish brenda, pasi që policia nuk e gjeti në adresën e theksuar. Çavkov është njëri prej 30 të akuzuarit për terrorizëm dhe rrezikim të rendit kushtetues për ngjarjet e 27 Prillit.
“Zaev: Është i mundur ndryshimi i Kushtetutës për anëtarësim në BE”,”Zaev: Me siguri do ta hapim Kushtetutën në prag të integrimit në BE”,”Ëahtë e hapur mundsëia për rishikimi të Kushtetutës së IRJM-së”,” Zaev nuk përjashton mundësinë e rishikimit të Kushtetutës”, janë disa nga titujt në mediat greke mbi deklaratën e djeshme të kryeministrit Zoran Zaev në drejtim të mundësisë për të bërë ndryshime kushtetuese në Maqedoni. “IJRM me siguri do të duhet ta hapë çështjen e Kushtetutës së saj, para integrimit të saj në BE, njejt si të gjitha shtetet anëtare të Unionit”, kryeministri i IRJM-së, Zoran Zaev”, shkruan “Katimerini”.…
Sipas Eurostat, mbi 60 për qind e qytetarëve në Maqedoni nuk mund t’i sigurojnë vetes një pushim veror. Për të ofruar një pushim njëjavor jashtë vendit të banimit, për shumicën e qytetarëvetë Maqedonisë nuk është e mundur, thuhet më tej nga Eurostat. Në grupin me Maqedoninë janë edhe Serbia, Qiproja, Bullgaria dhe Rumania. Qytetarët e Kroacisë në krahasim me vitin e kaluar janë në një situatë pak më të mirë, por ende janë në pjesën e keqe të listës, pasi 58.1 përqind e popullsisë nuk mund të përballojë luksin e një pushimi njëjavor jashtë vendit. Qytetarët e Greqisë fqinje, një destinacion…
Zëvendës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska qëndron për vizitë zyrtare në SHBA. Sheqerinska në Uashington, sot do të takohet me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Matis, që do të jetë takim i parë dypalësh zyrtar me sekretar amerikan të Mbrojtjes pas shumë vitesh. Në takim do të konfirmohet partneriteti strategjik midis Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së. Takimi realizohet në prag të samitit të NATO-s, i cili do të mbahet në korrik në Bruksel. “Vizita zyrtare në SHBA dhe takimi me sekretarin e Mbrojtjes, Matis ndodh në periudhë kyçe, dy muaj para Samitit të NATO-s. Kjo është mundësi e shkëlqyer…
Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të kohpaskohshme, ndërsa në orët e pasditës në rajonet malore do të ketë reshje të dobëta të shiut dhe do të fryjë e dobët nga jugu, informojnë nga Enti Hidrometeorologjik. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 6 në 13 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës nga 21 në 31 gradë. Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me diell dhe do të fryjë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të bjerë në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në në…