Author: Adijat

në një intervistë të dhënë për televizionin Tema, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka sqaruar shumë të pa thëna për ngjarjet e 27 prillit. “Natën e 27 prillit më ka thirrur në telefon Izet Mexhiti, ku më ka thënë se një grup i madh i BDI-së janë mbledhur para qendrës tregtare Mavrovska dhe janë përgatitur për të ardhur në parlament. Ndërsa unë, i kam thënë që t’i ndalojë sepse menjëherë do t’u shpallet gjendje lufte dhe kush e di se çfarë mund të bëhet me pas. Mexhiti e kreu detyrën me sukses dhe për ata, shqiptarët nuk erdhën drejt parlamentit”, ka…

Lexo më Shumë

NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi informon se gjatë ditës së nesërme për shkak të pastrimit dhe klorizimit do të ketë ndërprerje të ujit në fshatin Moranë prej orës 9 deri në përfundimin e punimeve. Apelohet që qytetarët të mbushin rezervat me kohë.

Lexo më Shumë

Zaevi dje ka patur takime me BESËN e Afrim Gashit dhe PDSH-në e Menduh Thaçit dhe tha se do të vazhdojnë të bisedimet, raporton SHENJA. Zaev tha se nuk ka pengesa nga asnjë parti politike dhe se derisa të merren vesh me partitë do vijojnë bisedimet. Zaev tha se ai do të shpalosë detajet e bisedime me partitë shqiptare në momentin kur do të përkufizohen. Ferikan Iljazi /SHENJA/

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit dhe Komuna Saraj vendosën që bashkërisht të punojnë me qëllim që qendra rekreative Treska, një nga objektet kapitale të Shkupit të revitalizohet dhe ti kthehet funksioni i mëpërashëm, njofton Koha. Për momentin po punohet në terren, pastrohet ky atraksion për 1 dhe 2 maj dhe zyrtarisht do të lëshohet për dy javë. https://www.facebook.com/Sarajinfo1/videos/1735350129856182/

Lexo më Shumë

Agim Ismailoviq dhe Sami Luta, dy të arrestuarit dhe më pas të dënuarit me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra” rrëfejnë momentet e arrestimit dhe për vuajtjet nëpër dyert e burgjeve dhe gjykatave. Ata për “Studio e Hapur” kanë përshkruar si ditë të kobshme një majin e vitit 2012, kur njësiti special ka hyrë në shtëpinë e tij dhe e ka marrë atë, bashkëshorten e tij dhe bashkëshorten e vëllait. Përshkruajnë në detaje se si gjatë gjithë kohës kur është marrë në pyetje ka qenë i shoqëruar nga 7 inspektorë, të cilët kanë përdorur të gjitha mënyrat e mundshme për…

Lexo më Shumë

ava e Dallimeve Kulturore po zhvillohet në Tetovë nga data 30 prill deri më 5 maj për të tetën herë me radhë nga OJQ Multikultura. Java e Dallimeve Kulturore ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore të të gjitha grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Në Tetovë me anë të një konference për shtyp u bë prezantimi i Edicionit të tetë, të Javës së Diversiteteve Kulturore që e organizon OJQ Multikultura me donatorët dhe bashkëpunëtorët. Sipas Vullnet Zenkut nga OJQ Multikultura, kjo javë do të jetë e ngjeshur me aktivitete kulturore. Ndërkaq, në vazhdën e aktiviteve kulturore, poashtu…

Lexo më Shumë

Sot në Qeveri do të mbahet pres konferencë ku opinionit do ti drejtohen kryeministri Zoran Zaev, ai i Financave Dragan Tevdkovski, ministrja e punës dhe politikës sociale Milla Carovska dhe përfaqësues tjerë të Këshillit social ekonomik, transmeton Medial.mk. KSE është trup i formuar nga Qeveria dhe partnerët social për udhëheqjen e dialogut social dhe krijim të kushteve për stabilitet ekonomik dhe social.

Lexo më Shumë

Ka filluar edhe protesta kundër përmbaruesve në organizim të Konfederatës së organizatave Sindikale. “Protestojmë kundër përmbaruesve, kërkojmë ligj të ri, jo vetëm ndryshime kozmetike. Qytetari i rëndomtë nuk mund të jetojë me paratë që i mbeten”, ka thënë Ana Gligorova, transmeton Medial.mk. Të pranishmit thanë se ka katër protesta të ndryshme, por me një qëllim, për shkak të dallimeve tek sindikalistët për të cilët shpresojnë se do të tejkalohen.

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, e cila gjendet për vizitë zyrtare në SHBA, gjatë konferencës për shtyp në shtetin federal të Vermontit, tha se gjendet në SHBA për të kërkuar mbështetjen e shtetit amerikan, si partner strategjik, për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO gjatë samitit të qershorit. “Qëllimi im është të kërkoj mbështetjen e partnerit strategjik të Maqedonisë, Shtetet e Bashkuara, përpara Samitit të NATO-s. Maqedonia e meriton vendin e saj në NATO, kemi punuar shumë. Ne kemi treguar se Maqedonia është një partner i përkushtuar në të cilin anëtaret e Aleancës mund të llogarisin. Besojmë se ftesa për Maqedoninë për t’u…

Lexo më Shumë

Departizimi i Parlamentit për ndryshime serioze të ligjeve dhe demontim të sistemit kaotik të drejtësisë, kërkuan Sindikatat në protestën e sotshme para Parlamentit të Maqedonisë. Siç theksuan, përkushtimi i tyre është humanitetit, drejtësia dhe respektimi i të drejtave të punëtorëve, ku gjithashtu theksuan se nuk ka demokraci pa drejtësi sociale.

Lexo më Shumë

Nën moton “Rrugët janë të ndryshme, qëllimi i njëjtë” qindra qytetar, sot më 1 maj Ditën Ndërkombëtare të Punës, e filluan protestën e tyre para ndërtesës së Lidhjes së Sindikatave. Borko.S, 40 vjecar është i punësuar në një firmë private me një rrogë mujore prej 250 eurove. Ai thotë se mezi ia del të kalojë muajin. “Jam punëtor fizik dhe se vështirë është që me një rrogë të tillë të kalosh muajin, të mbulosh harxhimet mujore. As që bëhet fjalë për të kursyer”, thotë Borko. Rroga mesatare e përcaktuar së fundi nga Qeveria e re është 15 mijë denarë apo…

Lexo më Shumë

Seanca për katër lëndë të Prokurorisë Speciale Publike , “Treqind”, “Titanik”, “Dhunë në Qendër” dhe “TNT” janë caktuar  për këtë këtë në Gjykatën Penale. Për të mërkurën është caktuar seanca për “Titanik”, që është rasti i parë i zbardhur nga PSP. Krahas ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në këtë rast janë të akuzuar edhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Janullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Lek Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nekevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata janë të…

Lexo më Shumë