Author: Adijat

Pjesëtarët e FSK-së, NJSI-së dhe alpinistë nga klubi i Prishtinës, pritet të rinisin edhe sot kërkimet për policët e zhdukur të Policisë së Kosovës në Kaçanik. Kërkime pritet të bëhen edhe në territorin e Maqedonisë. Makina e tyre është gjetur po atë natë, por trupat e tyre jo. Kërkimet kanë nisur në Lepenc prej vendit ku u gjet makina. Sot është dita e katërt që këto kërkime po bëhen por pa rezultate. Dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Malsor Dashi e Armend Trena u zhdukën pas aksidentit.

Lexo më Shumë

Më 12 maj do nis viti i fundit i Gjorgje Ivanovit në postin e presidentit të Maqedonisë, si pjesë e mandatit të dytë, pas rizgjedhjes më 27 prill 2014. Sipas gazetës “Nezavisen”, partitë politike tashmë kanë nisur kombinatorikat për kandidatin e tyre të preferuar që do të garojë për president të vendit. LSDM po shqyrton disa kandidatura, mes tyre ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, zv/kryeministri Koço Angjushev, biznesmenin Trifun Kostovski, por nuk përjashtohet edhe Stevo Pendarovski, ish-kandidati i zgjedhjeve të kaluara. Por nga ana tjetër, emra po përfliten edhe në VMRO-DPMNE. Ditëve të fundit është…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot dot mbaj seancën e 45-të. Në rendin e ditës janë paraparë projektligjet për të huajt, për energjetik, ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për barna dhe pajisje mjekësore, Ligji për punësim të personave me aftësi të kufizuar, të gjitha në lexim të parë. Në leximin e dytë në rend të ditës janë propozim ligji për arsim të lartë, ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për siguri dhe komunikacion të rrugëve, të ligjit për mbikëqyrje inspektuese, të ligjit për klasifikim të informatave. Me procedurë të shkurtuar në rend të ditës janë ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për…

Lexo më Shumë

Ka filluar beteja për emrin e ri të guvernatorit të Bankës Popullore të Maqedonisë. Me kandidat potencial ka dalë edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Bëhet fjalë për ish-ministrin e ekonomisë dhe zv/kryeministrin Fatmir Besimin. Lajmin për TV21 e konfirmon deputeti i kësaj partie Xhevat Ademi. Nga BDI shprehen se nuk e mbështesin propozimin e Ivanovit.   “Fatkeqësisht, Ivanov po e vështirëson kohabitacionin muajt e fundit në karrierën e tij politike dhe nuk ofron kontribut konstruktiv shtetëror në këto momente kyçe për shoqërinë tonë. Ne si BDI e kemi kandidatin tonë dhe njeriun profesionist ai është Fatmir Besimi. Sa për informim…

Lexo më Shumë

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore inter-urbane është rritur ndjeshëm mëngjesin e sotëm. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të moderuar dhe respektim të sinjalistikës . Në grykat e maleve është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. Në vendkalimet kufitare paraqiten radhë të gjata në hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë…

Lexo më Shumë

Rrugët kryesore të kryeqytetit ishin të bllokuara për disa orë si rezultat i protestave që organizuan sindikate të ndryshme të punëtorëve. Marshi protestues filloi nëpër lokacione të ndryshme, por ata kishin një pikë dhe qëllim të përbashkët, u bashkuan para Qeverisë së Maqedonisë dhe qëllim kryesor  kishin përmirësimin e kushteve për punëtorët. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, ishte ajo që e filloi marshin protestues dhe gjatë gjithë kohës së protesës në sfond përsëriteshin 15 kërkesat e tyre. Sipas kryetarit Darko Dimkovskit, disa nga kërksat e tyre sindikale janë paga më të larta, regres për pushimin vjetor, pozicion më të mirë…

Lexo më Shumë

Gjashtë vite nga aksioni policor për rastin “Monstra”. Dyshimet për veprimet e policisë mbeten akoma të pa zbardhura ashtu si edhe vetë rasti i cili akoma nuk ka epilog gjyqësorë. Aksioni policor i 1 majit të vitit 2012 dëshmoi veprimet e policisë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut. Si fillim të dyshuarit u arrestuan në mënyrën më brutale të mundshme, ndërsa përveç arrestimit të femrave jashtë dispozitave ligjore, policia terrorizoi familjet dhe fëmijët. Si të dyshuar për procedurën gjyqësore, por autorët e vërtetë sipas policisë, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës u arrestuan: Agim Ismailoviq,…

Lexo më Shumë

Finalizohen bisedimet për hyrje në Qeveri në mes Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë së Zoran Zaevit dhe dy partive tjera shqiptare, asaj të Partisë Demokratike Shqiptare dhe Lëvizjes Besa të Afrim Gashit, njoftojnë burimet qeveritare. Edhe pse partitë shqiptare mbeten të rezervuara në qëndrimet e tyre, por jozyrtarisht konfirmojnë se veç më mund të llogarisin se janë pjesë të Qeverisë, por se mbetet vetëm aspekti teknik i ndarjeve të resoreve për finalizimin përfundimtar të kësaj marrëveshje. Nga Lëvizja Besa e Afrim Gashit, për TVM2 pohojnë bisedimet janë në fazën finale dhe se kanë mbetur vetëm edhe disa çështje teknike të…

Lexo më Shumë

Trupat e dy policëve kosovarë që pësuan aksident trafiku në rrugën Kaçanik-Han i Elezit të shtunën mbrëma, ende nuk janë gjetur. Autoritetet Kosovare me rreth 170 zyrtarë të forcave të sigurisë, në mënyrë intensive vazhdojnë kërkimin në lumin Lepenc, ku dyshohet të jenë trupat e Armend Trenës dhe Malësor Dashit. Megjithëse sot ishte lokalizuar telefoni i njërit nga policët e humbur, pikërisht në vendin ku edhe ka ndodhur aksidenti, ende nuk ka detaje të reja në lidhje me lokacionin e mundshëm të trupave të dy policëve. Në lidhje me rastin në fjalë, sot u prononcua edhe kryeministri i Kosovës Ramush…

Lexo më Shumë

Në ditën e të drejtave të punëtorëve, kryeministri Zaev premton mbështetje me 30% rritje të pagave bruto të punëtorëve në veprimtaritë intensive të punës. Kjo masë u dakordua në takimin e Këshillit Socio-ekonomik dhe ka si qëllim të rrisë standardin jetësor, thonë nga qeveria. “Bëhet fjalë për masë me anë të së cilës shteti do të sigurojë përkrahje të drejtpërdrejtë financiare prej 30% nga rritja e pagës bruto të punëtorëve në veprimtaritë intensive të punës. Masa do të dedikohet për pagesë të pagave të rritura deri në 18.000 denarë. Rreth 15. 000 kompani dhe rreth 50.000 të punësuar i plotësojnë…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot në pres konferencën për shtyp njoftoi se Qeveria ka rritur pagën minimale në 12,000 denarë, kurse paga minimale në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 4,6%, gjithashtu shtoi se pagat duhet të rriten, që të rritet standardi jetësor i qytetarëve. “Kjo masë mbulon kompanitë që nuk marrin ndonjë mbështetje nga shteti, ndërsa kompanitë nuk duhet të bëjnë fitime të mëdha. Ndihma do të jepet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, pas aplikimeve nga kompanitë dhe kontrollit të tyre në Zyrën për të Ardhura Publike”, tha Tevdovski, duke shtuar se masa do…

Lexo më Shumë

Telefon celular të vjetër disa vjet, kushton 600-700 euro, pa internet kushton 200 euro, një televizor 32 inç kushton 500-600 euro, dyshek gjysmë të përdorur 1.000 denarë, ftohës të vogël 200 euro. Këto janë vetëm disa nga çmimet në Burgun e Idrizovës për gjërat e ndaluara deri te të cilat arrijnë të burgosurit. Ekuipimi jo i mjaftueshëm i autoriteteve të burgut, mostrajnimi dhe statusi i dobët materialo – financiar, shprehja jo-profesionale duke përdorur masë të tepruar të forcës dhe dukuritë e korrupsionit janë disa nga arsyet për trajtim jo-human dhe jo adekuat të të burgosurve, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut. Edhe Stejt Departamenti në raportin për…

Lexo më Shumë