Author: Adijat

Mbrëmë në orët e vona është rrënuar shtëpia afër gjyqit të Tetovës, e cila me vite pengonte qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe makinave,. Me rrënimin e kësaj shtëpie realizohet kërkesa e qytetarëve të Tetovës për hapjen e rrugës dhe qarkullimin e lire në të dy anët e rrugës.

Lexo më Shumë

Ivo Kotevski mbetet drejtor i Qendër për komunikim të VMRO-DPMNE-së. Pozicioni i tij në parti mbetet i njëjtë pas ekipimit të Qendrës me dy zëdhënës të rinj, Naum Stoillkovski dhe Dimçe Arsovski. Siç ka thënë Kotevski, emërimi i dy zëdhënësve bëhet për hapje më të madhe të partisë karshi opinionit.

Lexo më Shumë

Agjencia për Punësim ka shpallur thirrje publike për të papunësuarit që të aplikojnë për grante punësimi prej 5000 deri 10000 euro. Me këtë thirrje, inkurajohen të papunësuarit që kanë frymëzim për afarizëm për të themeluar ndërmarrje të tyre private, të aplikojnë në Programin për mbështetje për vetëpunësim. Të gjithë ata që të moshës deri 29 vjeçare, të papuënsuar, mund të paraqiten në klubet e punës të qendrave të punësimit për të aplikuar, shkruan Telegrafi Maqedoni. Mbështetja financiare përfshin: -mbështetje ekspertësh në formë trajnimi, sistem taloni për përpunimin e planit të afarizmit dhe mbështetje në regjistrimin e afarizmit, me vlerë prej…

Lexo më Shumë

Çmimet roaming për Maqedoninë dhe Serbinë do të reduktohen në muajin gusht ndërsa vendimi do të miratohet gjatë presidencës bullgare me BE, tha ministri bullgar i transportit, Ivajlo Moskovski. Ai pret që së shpejti të ketë ulje të çmimit të roamingut edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Moskovski informoi se operatorët e telefonisë mobile nga Bullgaria, Maqedonia dhe Serbia tashmë janë duke punuar në mënyrë aktive për nënshkrimin e një marrëveshjeje.

Lexo më Shumë

Ne nuk do ta pranojmë Bogovin si guvernator tha zëvendës kryeministri për integrimin evropian Bujar Osmani në 24 Analiza në Tv 24. “Në këtë rast, kemi pasur zgjidhjen më të mirë profesionale për këtë pozitë me njohje vendore dhe ndërkombëtare dhe menduam se Fatmir Besimi është zgjidhja më e mirë për suksesin e atij institucioni. Ne nuk do të mbështesim propozimin e njëanshëm të Ivanovit, ne mbetemi në mendimin se Besimi është zgjidhjamë e mirë dhe ne do të përpiqemi të bindim partitë se kjo është zgjidhja më e mirë”, thotë ai, përcjell Flaka. Propozimi i Ivanovit e komplikon bashkërendimin, ai duhej…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, ku në disa pjesë të vendit do të ketë shi dhe bubullima e vetëtima, ndërsa në pjesët  perëndimore të vendit pritet që të ketë të reshura më të theksuara. Gjithashtu do të fryj erë mesatarisht e fuqishme në drejtimin juglindor, që pritet të arrij deri 70 kilometër në orë. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 20 gradë celsius e deri më 27 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit – 3 Maji do të shënohet sot nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Ministria e Komunikimit, Llogaridhënies dhe Transparencës, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e SHBA-së. Në ngjarje fjalime do të mbajnë kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, ministri pa dikaster i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe transparencë Robert Poposki, ushtruesi i detyrës shef i sektorit për çështje politike, informacione dhe komunikime i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Lukash Holub dhe shefi i zyrës politike-ekonomike pranë Ambasadës së SHBA-s, Djevid Stefenson. Ngjarja organizohet në suaza të projektit “Rrjeti i gazetarëve për lirinë e mediave në Maqedoni”,…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2153038984736942/ Qeveria e Maqedonisë dhe partitë  e shumicës parlamentare nuk janë transparent lidhur me bisedimet me partitë opozitare për zgjerimin e koalicionit parlamentar. Përfaqësues të qeverisë dhe deputet të shumicës parlamentare nuk janë në një mendje se kush duhet të informojë median rreth rrjedhjes së bisedimeve. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, thotë se kompetent për t’u përgjigjur pyetjeve lidhur me rezultatin e bisedimeve për gjerimin e qeverisë janë partitë politike në koalicion, LSDM dhe BDI. “Të ndëruar, rreth përgjigjeve për pyetjet tuaja ju sygjerojmë të drejtoheni tek partitë politike të koalicionit , sepse ata janë kompetent rreth kësaj teme”- thonë…

Lexo më Shumë

Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore në Ligjin për Gjykatat dhe Këshillin Gjyqësor. Me këto ndryshime, përveç masave disiplinore ndaj gjykatësve, hiqet edhe e drejta e votës për kryetarin e Gjykatës Supreme në Këshillin Gjyqësor. Propozimet për të cilat nevojiteshin 2/3 e votave u mbështetën edhe nga opozita, kështu që pro këtyre ndryshimeve ligjore votuan gjithsejtë 86 deputet. Është mirë që opozita dha kontributin e saj konstruktiv. Se ligjet do të ishin një hiç nëse miratoheshin pa opozitën, këtë po e pranojmë si afirmim të opozitës, megjithatë, krenarinë lëreni anësh. Ne si shumicë e mbështesim punën dhe mënyrën e punës si kanë…

Lexo më Shumë

Ne kemi vepruar drejtë që kemi hapur çështjen për erga omnes, mundnim të udhëheqim me negociatat dhe të jemi afër, për herë të parë aq afër, deri te marrëveshja. Por edhe të ekzistojë marrëveshje, ne nuk do të jemi fajtor dhe këtë e di universi, ka thënë shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias në intervistën për emisionin “Istories” të televizionit grek Skaj, transmeton Medial.mk. “Që të jetë vërtetë erga omnes duhet të implementohet edhe në brendinë e vendit. Mund të lidhet marrëveshje ndërkombëtare që do e përmbajë atë? Ndoshta edhe ka jurist që besojnë në atë. Por, përvoja tregon se…

Lexo më Shumë

Njëzet e katër persona janë lënduar  lehtë në 15 prej gjithsej 23 aksidenteve të ndodhura gjatë dy ditëve të fundit në rajonin e SPB-së Shkup, ndërsa në tetë janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB informojnë se në dy ditët e fundit policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëqind e shtatëmbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë për parkim të paligjshëm, si dhe 39 vozitës për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse. Nga komunikacioni janë përjashtuar 31 shoferë të…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, vlerësoi sërish nga Uashingtoni, ku ndodhet në vizitën e parë zyrtare të një ministri të mbrojtjes së Maqedonisë, pas më shumë vitesh, se vendi e meriton anëtarësimin në NATO. Në pres konferencën pas takimeve të para që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë, Sheqerinska tha se ftesa për në Aleancë do të kontribuonte jo vetëm për sigurinë në Maqedoni, por për sigurinë e të gjithë rajonit. Gjatë vizitës, Sheqerinska ka qëndruar edhe në Vermont, ku u takua me komandantin e gardës nacionale, Stiven Krej, dhe guvernatorin, Fil Skot. Me gardën e Veromntit, Maqedonia ka bashkëpunim…

Lexo më Shumë