Pas marrjes së sigurive të vazhdueshme nga zyrtarë të nivelit të lartë të OKB-së dhe Maqedonisë, se Shkupi është i gatshëm të zgjidhë mosmarrëveshjen afatgjatë për çështjen e emrit me Greqinë fqinjë, Ministrja e Mbrojtjes e vendit ballkanik, tha se kjo çështje mund të jetë arsyeja e vetme që ka penguar praninimin e vendit në NATO. Pas takimeve që pati në Pentagon me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmila Sekerinska, i tha Zërit të Amerikës, se Shkupi i ka përmbushur të gjitha kriteret e anëtarësimit në NATO dhe se “bekimi” i Greqisë në takimin…
Author: Adijat
Kreu i organizatës EcoGuerilla nga Tetova, Arianit Xhaferi ka bërë thirrje për përkrahje masive të protestës së sotme kundër hapjes së një kazinoje në Reçicë të Tetovës. “Kot e keni. Nuk mbyllet Jugohromi. Janë shumë të fortë. Shteti ju rri mbas. Mafia ju rri mbas. Kot lodheni… Nuk e pastron Teuta deponinë…” Këto janë vetëm disa nga fjalët që na i thonin ata që s’besonin tek përkushtimi jonë, tek puna jonë, tek vullneti i qytetarëve. Sot ne dhe ata (të gjithë) thithim ajër deri 60% më të pastër, prandaj të gjithë ata që mund të mos besojnë në PROTESTËN ANTI…
Unë në Uashington për një moment kam menduar se nuk kemi ambasador atje sepse nuk e kam parë zyrtarisht, as në fillim e as në fund të vizitës, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në emisionin e mbrëmshëm të televizionit Telma. “Konsideroj se është sjellje skandaloze sepse ambasadorit tonë nuk i pengon që çdo të parën ditë të muajit të merr rrogë nga qeveria. Megjithatë ju e anashkaluat vizitën e Pentagonit që ndodh çdo 6 vjet, kjo së pari flet për kalibër diplomatike, por edhe për papërgjegjësinë ndaj kryerjes së funksionit”, tha Shekerinska. Ai shtoi se për këtë sjellje të…
Prokurorja Speciale Katica Janeva premtoi sot në Komisionin për sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive se nëse në ndonjë nga bisedat e përgjuara ka indikacione se burgjet janë të mbushura me shqiptarë të pafajshëm, Prokuroria Speciale do të hap hetim të veçantë. Kështu tha prokurorja special duke u përgjigur në pyetjen e deputetit Syrija Rashidi, nga Aleanca për Shqiptarët, gjatë prezantimit të raportit të punës. “ Unë nuk jam kompetente rreth të dhënave për numrin e të burgosurve, por nëse në ndonjë nga bisedat e përgjuara ka indikacione të tilla, ja ju premtoj se do të hapim hetim të veçantë”-…
3 Maj-Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medieve sot është shënuar bashkërisht nga ana e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Qeverisë dhe faktorit ndërkombëtar. Qeveria është e kënaqur se nuk ka sulme fizike ndaj gazetarëve, ndërsa Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, kërkoi që Qeveria t`i jep fund sulmeve ndaj gazetarëve dhe sjelljes së papërgjegjshme të funksionarëve të saj, tranmeton Almakos. Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, ka thënë se mediet kanë rrol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave themelore demokratike, siç janë liria, siguria dhe mirëqenia. “ Të rralla janë profesionet si profesioni i gazetarisë ku çmimin për punën e…
Gjatë ditës së djeshme, kryesia e Forumit Rinor Shqiptar, kryetari Ariton Rama, nënkryetarja-Llausha Zenuni, sekretari gjeneral Jasir Asani, udhëheqësit e përfaqësuesve të Republikës sê Kosovës, Besim Berisha dhe të Shkupit Esat Iliazi, ishin pjesë e manifestimit të 2 Majit, ditën e çlirimit të Sllupçanit dhe të rajonit të Karadakut në përgjithësi.
ridhjet ditë paraburgim për tetovaren ka caktuar prokurori publik në Kumanovë për 33 vjeçaren nga Tetova që me 30 prill u kap me heroin në vendkalimin kufitar Tabanovc. – Prokurori publik Kumanovë, duke vepruar në një ankesë penale të paraqitur nga Drejtoria e doganës ka iniciuar një procedurë kundër një personi të dyshuar se ka kryer krimin e “prodhimit të paligjshëm dhe shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, thonë nga prokuroria. E dyshuara 33-vjeçarja nga Tetovës, siç informojn nga prokuroria, është akuzuar se më 30 prill në pikën e kalimit kufitar në hyrje për në RM, u përpoq…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, është pyetur sot për angazhimin e palës maqedonase për kërkimin e dy policëve nga Kosova që janë zhdukur në aksidentin e ndodhur para pesë ditësh në lumin Lepenc. Spasovski ka shpjeguar se po punojnë së bashku me kolegët e Kosovës, të cilëve po ju ofrojmë ndihmë lidhur për këtë aksion, raporton Tv SHENJA. “Kanë punuar grupe të përbashkëta, normalisht këtë procedurë e kanë udhëhequr policia kosovare. Ne po qëndrojmë si logjistikë në çdo moment kur do të kërkojnë çfarëdolloj ndihme. Në këtë pjesë siç e dini janë aktivizuar edhe njësitet speciale. Megjithatë, edhe më…
Hristijan Mickoski përsëri ka humbur mundësi që të distancohet nga politikat e ndarjeve dhe destruktivitetit të paraardhësit të tij Nikolla Gruevski që fuqishëm u mposhtën nga shumica e qytetarëve, ka reaguar LSDM. “Me këtë Mickoski tregon se mbetet në mbrojtje të krimit, shkatërrimit dhe korrupsionit që partia dhe shefi i tij Gruevski e kanë bërë 11 vite të plota. Mickoski deri tani është i njohur vetëm për vazhdimin e politikave destruktive dhe përhapjen e lajmeve të rreme. Maqedonia po ec përpara si një shoqëri për të gjithë, shtet modern – mik në rajon dhe Evropë dhe asnjë veprim destruktiv i…
Me pajisjen e re që sot u furnizua spitali gjinekologjik i Çairit do të rritet mbrojtja shëndetësore për nënën dhe fëmijën. Pajisjet mjekësore sipas udhëheqsisë së këtij spitali do të ndikojnë edhe në uljen e vdekshmërisë së foshnjave. Prezent në këtë rast ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai iu falemnderua këti donacioni ku tha se është shumë e rëndësishme dhe presin që të rrisin kualitetin e shërbimeve medicinale që ofrohen në këtë shtëpi publike të shëndetit.
Kongresisti amerikan, Jim Banks udhëheq një grup kolegësh të tij në letrën dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, në lidhje me Maqedoninë, ku në këtë letër thuhet se SHBA-të e kanë mbështetur synimin e Maqedonisë për anëtarësim të plotë në institucionet euro-atlantike, ku potencohet se kjo është jetike për interesat amerikane në Ballkan, si dhe për Aleancën. “Për një komb shumë kulturorë siç është Maqedonia, besojmë se ka të ardhme të ndritshme, dhe se besojnë që është koha për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Kongresistët shprehen se e kanë vëzhguar nga afër situatën politike dhe diplomatike, duke theksuar…
Ministria për Punë dhe Politik Sociale në bashkëpunim me MPB dhe Drejtoria për librat amë, filloi aktivitetet për identifikimin e personave të cilët nuk posedojnë dokumente personale, Gostivari është njëri ndër vendet e cila ka më shumë të ashtuquajtur “Fantome”. Nga Qendra për Punë Sociale në Gostivar, u bëjnë thirrje personave që të ngrenë kërkesë në sportelet e Drejtorisë për libra amë, që t’i zgjidhin problemet dhe të vinë deri tek posedimi i dokumenteve personale, informon “radio stacioni kanal 77”. Mendohet se në vendin ton ka afërsisht rreth 5000 persona çka nuk posedojnë asnjë dokument personal.