Author: Adijat

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2160172660690241/ Pse tetovarët protestojnë kundër hapjes së kazinove dhe bastoreve në qytet? Çfarë pasojash sjellë për rininë nëse ato hapen në afërsi të shkollave dhe universiteteve? Si Eko Guerila e Tetovës arriti të mobilizojë qytetarët në protesta për të mbyllur kombinatin “Jugohrom”, ndotësin më të madh të ambinetit në rajonin e Pollogut? A do të arrijë sektori civil të mobilizojë sërish tetovarët kundër kazinove, të cilat shërbejnë për varfërimin edhe më të madh të qytetarëve dhe për larjen e parave të pista? Cila është përgjegjësia e sektorit civili në parandalimin e politikave të dëmshme të qeverive dhe të pushtetit vendor?…

Lexo më Shumë

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, priti sot në takim kryetarin e Asamblesë së Gjenevës Eric Leyvraz. Leyvraz u shpreh i nderuar që vizitoi këtë komunë dhe theksoi se së shpejti do të ketë një vizitë të anasjelltë drejtë Gjenevës. ‘Isha i nderuar për pritjen që na bëri kryetarja e komunës. Për ne ishte me rëndësi të vizitojmë një qytet si Tetova, poashtu do ta bëjmë të mundur një vizitë edhe në Gjenevë për të parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit, dhe të bëjmë shkëmbimin e përvojave.’ Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, u shpreh se do të…

Lexo më Shumë

Këtë fundjavë kryeministri Zoran Zaev po bisedon me Lëvizjen Besa dhe PDSH-në për ndarjen e posteve eventuale të ministrave dhe zëvendës ministrave. Kryeministri Zaev, raporton SHENJA, tha se me kryetarët e partive që janë të gatshme të kyçen në Qeveri, po finalizohen idetë dhe propozimet se cili dikaster cilës parti mund ti ndahet. Por më pas, propozimet do diskutohen në mbledhjen e LSDM-së, PDSH-së dhe BESË-s që duhet tua kumtojnë idetë antarëve të tyre dhe të merret vendim. “Faza e rikonstruimit ka ardhur deri në fazë të shqyrtimit të ofertave të partive me të cilat po negociojmë. Besoj se këtë…

Lexo më Shumë

Ndërsa në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të  Federatës Xhudo së Maqedonisë me 30 vota “pro” dhe 18 “kundër”  Zeglul Rexhepi zgjidhet kryetar i Federatës Xhudo të Maqedonisë. Zeglul Rexhepi ishte kandidat i i 12 klubeve iniciatore për Kuvend të jashtëzakonshem, ndërsa kundërkandidati i tij ishte Dimce Shipinkarivski nga Struga i propozuar nga xhudo Klubi Drim.

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, ish-ministri i Jashtëm në qeverinë e Nikola Gruevskit dhe me vite të tëra pjesë e udhëhehqësisë më të ngushtë të kësaj partie, Antonio Milloshoski vlerëson se VMRO-DPMNE-ja duhat ta rishqyrtojë, siç thotë, mosefikasitetin e koalicionit ‘Për Maqedoni më të mirë”. Milloshoski në profilin e tij në Facebook në mënyrë të detajuar e ka arsyetuar, këtë mosefikasitet të koalicionit të formuar në vitin 2016 duke vlerësuar se duhet të shpërndahet. “Një pjesë e madhe e partnerëve të koalicionit, kanë marrë shumë privilegje, përkrahje logjistike dhe pozicione të rëndësishme në dhjetë vitet e fundit, shpesh në llogari të VMRO-DPMNE-së…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Kalishtë janë ankuar deri tek portali Pa Censurë, se shtyllat elektrike në këtë fshat janë të vjetëruara dhe paraqesin rrezik potencial për to. Fshati Kalisht i komunës së Vrapçishtit është njëri ndër fshatrat që përballet me problemin e shtyllave të kalbura e të shtrembëruara, kabllove të grumbulluara në shtylla të drurit që mezi po mbahen drejtë. Në pyetjen tonë deri tek EVN-ja se kur do të merren masa për të rinovuar shtyllat në fshatin Kalishtë, ato na u përgjigjën se EVN-ja ka ndërtuar disa shtylla dhe një pjesë të rrjetit. “Ekipet e EVN Elektrodistribuimi kanë ndërruar disa…

Lexo më Shumë

“Akademia politike” është një nga trajnimet e para të këtij lloi që do të mbahet në qendrën për arsim joformal dhe kurse të ndryshme “Fluent”. Ligjërues të trajnimit në fjalë do të jenë figura të shquara politike dhe akademike. Trajnimi Akedemia Politike i cili filloi gjatë ditës së sotme do të përfshijë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë, politikën e jashtme dhe shumë lloje të ndryshme të ligjeratave nga sfera politike e më gjërë. Koordinatori i “Akademisë Politike” në “Fluent”, Nehat Memedi, thotë se kjo Qendër tanimë është e dëshmuar në organizmin të një sërë aktivitetesh nga sfera e arsimit joformal. Pritjet…

Lexo më Shumë

Shefat e diplomacisë të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias dje në Selanik kanë shqyrtuar kombinimet e mundshme për çështje më të vështira në negociatat për emrin, ndërsa për kombinimet e shqyrtuara paralajmëruan se do të informojnë kryeministrat e dy vendeve. Ministrat javën e ardhshme, më 12 maj në Athinë do të kenë takim me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara për emrin, Methju Nimic. Dy ministrat dje u takun në margjina të mbledhjes katërpalëshe të Maqedonisë, Greqisë. Shqipërisë dhe Bullgarisë. Takimi, i cili është pjesë e kontakteve të shpeshtuara në negociatat për zgjedhjen e çështjes së emrit, zgjati…

Lexo më Shumë

Një këmbësor është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhur dje rreth orës 12.30 në rrugën “Boris Trajkovski” në Veles, transmeton Almakos. Ashtu si informuan nga policia, aksidenti ka ndodhur kur mopedi “Tomos” me targa nga Velesi e drejtuar nga Z.D.(30) e ka goditur gruan 68 vjeçare U.V. nga Velesi. “Në aksident U.V. është lënduar rëndë për çka edhe është dërguar dhe mbajtur për shërim në Spitalin e Përgjithshëm në Veles”, informuan nga MPB-ja. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori Publik. Është kryer kontroll në vendngjarje dhe ku po punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Deri në fund të vitit 2020 pritet të jetë gati rruga drejt vendkalimit kufitar “Klepallë” mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, paralajmëroi mbrëmë ministri bullgar për zhvillim rajonal dhe punë publike Nikollaj Nankov. “Nga anën e Maqedonisë segmenti rrugor është gati, por ka nevojë për riparim me çka janë marrë masa”, ka thënë Nankov duke shfaqur shpresë se deri në fund të vitit 2020 apo fillim të 2021 të hapet vendkalim i ri i katërt me Maqedoninë.

Lexo më Shumë

Prokurori përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit solli vendim për implementim të procedurës hetuese për edhe dy shtetas të Maqedonisë të involvuar në lëndën me rastit e vajzës nën përkujdesje nga IP Enti për përkujdesje të fëmijëve me probleme edukativo-sociale – Shkup (Shtëpia e fëmijëve “25 Maji”). Me propozim të prokurorit në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, personave të dyshuar u caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Personat ngarkohen se kanë kryer vepër penale “Tregti me fëmijë” për të cilën është paraparë dënim prej më së paku…

Lexo më Shumë