Me rastin e tre vjetorit të ngjarjes së ndodhur në Lagjen e Trimave, në Kumanovë u mbajt një panel diskutimi i organizuar nga shoqata “Civil”. Kryetari i kësaj shoqate, Xhabir Deralla tha se kjo datë është një kujtim i traumave, siç e quajti, të një “lufte të vogël”, e cila u zhvillua në një periudhë të shkurtër kohore prej 48 orësh. Ai theksoi se ishte një konflikt, që e përjetuan me tragjedi qytetarët e Kumanovës, dhe pas tri vjetësh mburret që shoqëria shumë-etnike e këtij qyteti nuk ra pre e provokimit, siç tha Deralla, për të nxitur një luftë civile.…
Author: Adijat
Video paraqitja e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani deri tek ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së.
Ministri për çështje evropiane në MPJ-në e Gjermanisë, Mihael Roth, i cili është takuar sot me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar se çështja e emrit duhet të zgjidhet këtë vit, dhe se në të kundërtën situata e status kuo, do të qëndroj edhe më tutje me vite. Sipas tij ndërmjetësi Metju Nimic ka rol kyç, por se qeveritë e dy vendeve janë ata që e udhëheqin procesin. “Deklaratat e fundit e konfirmojnë vullnetin që çështja të zgjidhet tani, dhe se të dyja palët janë të gatshme për kompromise të rënda Gjermania jep përkrahje të plotë”, ka thënë Roth.…
Mes ministres së Mbrojtjes dhe zv/kryeministres Radmilla Shekerinska dhe ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov nuk ka kurrfarë mospajtimesh. Bëhet fjalë për dy kolegë në Qeveri mes të cilëve ka besim dhe bashkëpunim të shkëlqyer, ka thënë sot kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen nëse me thirrjen e ambasadorit Vasko Naumovski në konsultime në Shkup del në pah mospajtimi mes dy ministrave, transmeton Medial.mk. “Kur dikush e thotë mendimin e vet për punë të caktuara, ajo nuk nënkupton se ekziston rezervë në bashkëpunimin. Besimi është i madh, ndërsa thirrja në konsultime e Naumovskit është punë e ministrit. Ai i…
Nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup njoftojnë se është ngritur padi penale ndaj personit A.J (37), nga Shkupi, ku dyshohet për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë në mënyrë të dhunshme, në periudhën mujore mars-maj, 2018. Me 09.03.2018 rreth ores 16:30 duke lëvizur në bulevardin “VMRO”, i akuzari i është afruar nga mbrapa një personi të gjinisë femërore dhe me dhunë ia ka këputur stolinë e arit nga qafa, dhe ka ikur në drejtim të panjohur dhe më pas stolinë e arit të vjedhur e ka shtiur në lagjen Shuto Orizare. Veprën penale e ka…
Kryeministri aktual dhe i mëparshëm grek, Aleksis Cipras dhe Jorgos Papandreu në takimin e tyre i cili zgjati pothuajse 1,5 orë në pallatin e kryeministrit kanë biseduar, mes të tjerash për negociatat rreth emrit. Kryetari i ndërkombëtares socialiste dhe lëvizjes së socialistëve demokratë, më pas shkoi në MPJ greke në bisedime me Nikos Koxiasin, ndërsa për sot është caktuar takim me shefin e diplomacisë të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. Në Sunio, në orët e vona, do të mbahet takimi, të cilin e konfirmoi vetë Papandreu për korrespondenten e MIA-s nga Athina, menjëherë pas takimit me Cipras. Ish kryeministri tha se si kryetar i…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) si partneri i dytë më i madh në Qeverinë reformatore në opinion po përceptohet si partnerë i heshtur përball “vëllaut” të madh LSDM-së. Analistët vlerësojnë se bëhet fjalë për strategji të ndryshme të komunikimit me opinionin. “Bëhet fjalë për strategji të ndryshme të komunikimit me opinionin. Duket se LSDM është më e strukturuar dhe më efektive në këtë drejtim, kurse BDI ka një komunikim që nuk bazohet mbi një strategji por duket se është e paplanifikuar. Aspekti tjetër është edhe kualiteti i kuadrove. Nëse një funksionar nuk ka kapacitet të kontribuojë në debatin për një…
Mbrëmë në “Click Plus” në TV21, u diskutua tema “Çfarë valle do të hedhë Ansambli Shqiptar?” me të ftuar: Valmir Aziri – sekretar Shtetëror për Kulturë, Emin Gaxha – koreograf, artist, Jeton Pustina –drejtor i SHKA-së Xheladin Zeqiri. Emin Gaxha ka drejtuar kritika të ashpra për sekretarin e Ministrisë së Kulturës Valmir Aziri, se si ka guxuar të vendos të madhen Inva Mula të pëformojë në Pallat të Kulturës në Tetovë. Gaxha tha se, Inva Mula meriton një skenë më të mirë për të përformuar, është turp që ajo figurë e madhe të përformojë në atë sallë të Pallatit në…
Shkolla fillore “ Sali Lisi” në fshatin Dobërdoll të Komunës së Vrapçishtit, nuk ka shumë kohë që është restauruar, por në të njëjtën nuk janë ndërtuar zhveshtore për nxënësit. Drejtori i shkollës, Nexhmi Ibrahimi, shpreson se së shpejti zhveshtoret do të ndërtohen me kontributin e banorëve, njetë siç kanë bërë edhe më sallën sportive, të cilën e ka restauruar r dhe kompletuar Bujar Kadriji, banorë i këtij fshati. “ Nuk i ka zhveshtoret, por në të ardhmen besoj se edhe atje do të ndërmarrim diçka. Përsëri do të shkojmë në këtë forme siç kemi shkuar me Bujarin, është e obliguar…
Me rastin e manifestimit të ditës së Evropës, 9 Majit, por edhe ditës së fitores kundër Fashizmit, sot komunën e Gostivarit e kanë vizituar ambasadorët e shteteve të Vishegradit, të cilët janë pritur nga kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari. Aktiviteti ka nisur me takimin e përbashkët dhe bisedën rreth ditës së Evropës dhe 14 vjetorit të themelimit të shteteve të Vishegradit. Përfaqësuesi i Ambasadorëve të shteteve të Vishegradit, ambasadori i Hungarisë, Lazo Ishtvan – Duks, në fjalimin e tij pas takimit u ndal tek krijimi i Evropës, dhe vendimi i shteteve të lartpërmendura për tu kyçur të bashkuar.…
Grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në seancën e ardhshme të Këshillit të komunës së Kumanovës do të propozojë ngritjen e përmendores për tetë policët e vrarë më 9 maj 2015 në “Lagjen e trimave”, ka thënë Igor Bozhinovski, anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-së. “Ftojmë këshilltarët e LSDM-së të dalin nga korniza partiake dhe të mbështesin këtë propozim për Maqedoninë dhe djemtë e tyre të guximshëm”, ka thënë Bozhinovski
Rrahje e përgjakshme ka ndodhur dje pasdite në burgun e Idrizovës, me ç’rast një i burgosur ka marrë lëndime të rënda. Sipas policisë, në krahun e pestë (pjesa e mbyllur), ka ardhur deri te një përleshje fizike mes personave të burgosur S.R. (26) dhe M.E. (32), të dy nga Shkupi. Rrahjes i ka parapri një zënkë verbale, transmeton Gazeta Lajm. Gjatë përleshjes, M.E. ka marrë lëndime të rënda trupore, që është konstatuar nga ana e mjekut në Klinikën për Kirurgji Makislofaciale. Policia po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit.