Author: Adijat

Tre të lënduar kanë mbetur pas një rrokullisje të veturës në rrugën Kamjan- Pallçisht e cila ka ndodhur rreth orës 10.00. Njesiti i Zjarrfikësve ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shpëtuar personat të cilët ishin në veturën e rrokullisur. “Njësiti i NJTKZ-së – Tetovë me dy makina dhe 6 zjarrfikës ka intervenuar dhe ka ndihmuar personat që gjendëshin në veturë. Ne nxorrëm tre personat e lënduar dhe menjëherë me Ndihmën e Shpejtë u dërguan në Spitalin e Tetovës” u shpreh Uka Aliti për TetovaSot. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po heton askidentin. /TetovaSot/

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbajti takim me Ministrin Shtetëror Gjerman për Evropë, Mihael Roth. Zëvendëskryeministri Osmani fillimisht shprehu falënderim për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për integrimin evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, më fortë të shprehur përmes iniciativës “Procesi i Berlinit”si dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë dy palëshe që Republika e Maqedonisë e merr nga Gjermania. Osmani shprehu shpresë se në prag të ditëve dhe javëve vendimtare, Gjermania, do të vazhdojë me tempo të përforcuar ta kryesoj procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar edhe mbështetjen për…

Lexo më Shumë

Në tregun e punës në rajonin e Gostivarit kërkohen rreth 35 punëtorë të profileve të ndryshme, informon Koha. Konkurset e shpallura nga Agjencia për punësim e Maqedonisë thonë se bëhet fjalë për vende pune nëpër firma që merren me tregti, ndërtimtari, hotelieri dhe të ngjashme. Firmat kërkojnë: teknik makinerie, shitës, punëtorë ndërtimor, instruktor fituesi, kamerier, kuzhinier, motër medicinale etj. Gjitha konkurset mund ti shihni KËTU. Përndryshe, në Gostivar janë të evidentuar 6.224 të pa punë që kërkojnë aktivisht punë.

Lexo më Shumë

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e fakulteteve në Universitetin “Kliment Ohridski” nga Manastiri pas procedurës së shkurtuar, e cila iu dorëzua Kuvendit më 4 maj, parashikon që Fakulteti Juridik në Kërçovë do të shkojë në Manastir. Ligji u paraqit nga deputetët Aleksandar Kiracovski dhe Goran Milevski. Fati i studimeve juridike në Kërçovë është vulosur me sa duket, shkruan Kërçova.mk. – Fakulteti juridik në Manastir është shpërndarë zyrat e Fakultetit  në Kërçovë, ku pikërisht në vend kemi një trend negativ në regjistrimin e studentëve. Mbi faktet e tjera  dhe argumente tregojnë një trend pozitiv të regjistrimit të nxënësve dhe…

Lexo më Shumë

Të akuzuarit për manipulime zgjedhore Bedredin Ibraimi dhe Menduh Thaçi kërkojnë që seanca e sotme të anulohet, në mënyrë që gjithë materialet e lëndës të përkthehen edhe në shqip. Ibrahimi dhe Thaçi, grindeshin me gjykatësin Ognen Stavrev dhe Osman Shabani duke i korrigjuar vazhdimisht që shqipen ta cilësojnë si gjuhë të dytë zyrtare e jo si gjuhë amtare të të akuzuarve. Por anulimin e seancës e kërkonte edhe avokati Elvir Iseni i cili insistonte që ai është angazhuar tek sot edhe nga Ibrahimi dhe i duhet kohë për ta përfaqësuar. Avokati e kërcënoi gjykatën se do të kërkojë përjashtim nëse…

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA në Maqedoni, në partneritet me këndet amerikane në Maqedoni dhe Komunën e Manastirit, do të sponsorizojë Maker Faire për herë të parë në Ballkan. Ngjarja do të mbahet nesër, nga ora 10:00 deri në 20:00, në Shtëpinë e Kulturës në Manastir. Mini Maker Faire në Manastir është festival shpikjesh, kreativiteti e shkathtësish ku do të marrin pjesë 20 organizata “krijimtarësh” nga e tërë Maqedonia, dhe atë mund ta vizitojë e gjithë familja. Ngjarja do të grumbulljë në një vend entuziastë të teknologjisë, krijues, edukatorë, inxhinierë, klube shkencore, artistë, studentë e nxënës të të gjitha moshave, si dhe…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2163726587001515/ Kryeministri Zoran Zaev sot u ka bërë thirrje partive parlamentare të mendojnë për ofertat që kanë marrë për hyrje në Qeveri. “Propozimet janë të vlefshme dhe ja vlen të mendohet, pres përgjigje nga ata. Mbrëmë jam dëgjuar me njërin nga liderët prej grupeve parlamentare. Sot do të ju telefonoj, dëshiroj që të rritet shumica parlamentare”, ka thënë sot Zoran Zaev në konferencën për shtyp në Qeveri. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2163726587001515/

Lexo më Shumë

Sot janë paraparë në Gjykatën Penale që të mbahen seanca gjyqësore të reja për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale “Titanik 2”, “Treqind” dhe “Tarifa”. Në lëndën “Titanik 2” çka ka të bëjë me parregullësi zgjedhore për vitin 2013, të akuzuar janë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së, Sasho MIjalkov, si dhe ish-anëtarët e KQZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Srcev. Gjykatësi Ognen Staver në seancën e kaluar e pranoi kërkesën e mbrojtjes që të shtyhet seanca gjyqësore dhe të cakohte seancë e re për sot, me qëllim që të mundet të shikohet teksti i akuzës…

Lexo më Shumë

Liria mediatike si e drejtë themelore e njeriut dhe faktor i rëndësishëm për demokracinë dhe problemet me të cilat po përballen mediat dhe gazetarët në vendet e Evropës Juglindore, por edhe më gjerë, janë temat kryesore për të cilat do të debatohet në Konferencën mediatike vjetore të pestë dyditore për Evropën Juglindore që sot dhe nesër do të mbahet në Strugë në organizim të OSBE-së. Në konferencë do të bisedohet për sigurinë e gazetarëve si parakusht absolut për media të lira, për kërcënimet fizike dhe verbale ndaj tyre, për hakerim gjithnjë e më të shpeshtuar të portaleve informative dhe për…

Lexo më Shumë

Gjashtëmbëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në shtatë nga gjithsej 12 aksidente gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente  janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB-ja informojnë se gjatë aksidente së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Pesëdhjetë e gjashtë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa një shofer nuk u ka dhënë përparësi këmbësorëve në kalim për këmbësorë.

Lexo më Shumë

Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një komunkate me shkrim kanë theksuar se cunami ekonomik është simbol i LSDM-së dhe bashkë me trion Zaev, Tevdovski dhe Angjushev e rrënuan ekonominë maqedonase dhe varfëruan qytetarët e Maqedonisë, transmeton Zhurnal. Nga kjo parti shtojnë se deri sa çmimet për produktet elementare për jetesë po rriten, paga mesatare po ulet. “Çdo qytetarë i Republikës së Maqedonisë ka borxh prej 2500 euro, ndërsa një familje 4 antarëshe ka borxhe prej 10 mijë euro nga borxhi i përgjithshëm i shtetit. Karteli që është në pushteti e çon Maqedoninë drejtë robërisë, borxhi publik e ka kaluar kufirin prej…

Lexo më Shumë