iniera për plumb dhe zink Sasa dhe Sindikata multietnike për arsim dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nënshkruan marrëveshje, në pajtim me ofertën për rritjen e pagës që kompania e dorëzoi deri te sindikata në datën 26 të muajit të kaluar. “Na vjen mirë që arritëm të nënshkruajmë marrëveshje miqësore me SMEA, që paraqet ofertë fer për të punësuarit tanë. Miniera Sasa dhe pronarët e saj të rinj nga Londra, “Central Azia Metals”, besojnë me këtë ofertë të pranuar zgjidhet problemi thelbësor në lidhje me shpërblim dhe pagesë të të punësuarve, të cilat ishin trashëguar nga ish-pronarët dhe shpresojnë se…
Author: Adijat
Ata kundërshtojnë vendimin e komunës së Çairi dhe të Qytetit të Shkupit për dislokimin tezgave pas poliklinikës së Bit Pazarit pasi aty sipas tyre nuk ka frekuentim të njerëzve dhe rrjedhimisht nuk do të kenë shitje. ndërkohë nga Komuna e Çairit thonë se pavarësisht protestave të shitësve ata qëndrojnë pas vendimit të tyre për dislokimin e tyre me qëllim lirimin e hapësirave. Edhe nga Qyteti i Shkupit thonë se nuk do të heqin dorë nga synimet për lirimin e trotuareve nga vendosjet e paligjshme përgjatë bulevardeve. Sipas institucioneve, pas renovimit të pazarit shitësve do të ofrohen tezga brenda hapësirave të…
Festivali i pestë i Luleve në Shkupit, i cili është nën mbulimin e Qytetit të Shkupit dhe i organizuar nga ndërmarja “Parqet dhe Gjelbërimi” do të mbahet më 12 dhe 13 maj 2018 në Parkun e Qytetit në Shkup në fillim të pjesës së dytë nën moton “Në ngjyrat e ylberit” . – Festivali do të fillojë më 12 maj me defilim nga fontana e luleve Lotus në orën 11 dhe do të përfshijë fëmijë nga mosha parashkollore dhe shkollat fillore të veshura me “Ngjyrat e ylberit”, të cilat do të lëvizin nëpër 5 rrugë të ndryshme në park kurse…
Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë ka marrë pjesë në tribunën e parë me qytetarët që u mbajt në Qendrën e Kulturës në Tetovë ne temë: “Bashkë një shoqëri për të gjithë”. Ai para të pranishmëve tha se partia e tij nuk është sikur VMRO dhe se drejtësi patjetër do të ketë në Maqedoni. “Nuk ka jetë në Maqedoni nëse nuk ka drejtësi dhe dënime, pasi unë nuk jam Nikolla Gruevski dhe LSDM nuk është VMRO-DPMNE. Nëse nuk ka dënime si do të dijë unë dhe njerëzit që tani janë në pushtetin ekzekutiv të bëjnë të njëjtën që e kanë bërë më…
Xhezair Shaqiri, i njohr si Komandant Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga pozita këshilltar i kryeministrit Zaev, disa ditë pasi u emëru në këtë detyrë, përcjell Republika. Ja postimi i plotë i Xhezahir Shaqirit – Ish komandant Hoxha: Jas i e sqaron Hoxha dorëheqjen e tij: “Jan çu ne kamb gjith kriminelet shqipfolsa dhe vmro kunder meje . I lodhen medijat dhe Korin Diplomatik kunder postit tim ne qeveri Bash po mendojn se per 36000 den po brengosem Qe nga ki momente jap doreheqje nga posti i Kedhilltarit te Kryeministrit Un nuk dua te jem shkaktar qe te pengoj Kryeministrin ne…
Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Оsmani, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbajti takim me delegacionin e Lëvizjes Panevropiane nga Gjermania dhe Austria, të cilët për vizitë disaditore qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë. “Ideja Panevropiane për një Evropë të Bashkuar është një ndër idetë më përparimtare dhe më е fuqishme е shekullit të kaluar, e cila vazhdon të fisnikërojë ideologjinë politike të kontinentit. Ajo përputhet me interesat tona strategjike për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani në takim. Ai shtoi se jo vetëm Maqedonia, por edhe integrimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian paraqet…
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në fjalimin para kolegëve të tij në Sunio u përqendrua në titullin e konferencës “E ardhmja e Evropës” duke thënë se për vendet kandidate për anëtarësim në BE nga Ballkani, “ardhmëria” dhe “Evropa” janë dy fjalë sinonime. “Për ne në Ballkan, shtetet kandidate, vendet aspirante, e ardhmja e Evropës, dy fjalët nga titulli i sesionit janë pothuajse sinonime. Kur mendojmë në të ardhmen tonë mendojmë në Evropën, kur mendojmë në Evropën bëhet fjalë për të ardhmen tonë. Ne gjithashtu ndjejmë dhe njohim se tentojmë të gjejmë qëllim të lëvizshëm”, tha Dimitrov në fjalimin…
olicia e trafikut për më pak se tre orë mbrëmë gjatë zbatimit të masave dhe aktiviteteve për parandalimin e organizimit dhe pjesëmarrjes në gara të paligjshme ka regjistruar 21 kundërvajtje dhe ka dhënë 21 urdhëresa pagesore dhe urdhëresa për kundërvajtësit. Siç kumtoi MPB-ja, kontrollet i kanë zbatuar në rrugët “Xhon Kenedi”, “Lazo Tërpkovski” dhe “Brigada e Dytë Maqedonase” gjatë natës së kaluar, në periudhën nga ora 22:30 deri në orën 01:00 pas mesnate. Dy nga pjesëmarrësit nuk kanë pasur dokumente personale dhe dokumente për motoçikletat dhe prandaj janë arrestuar në Stacionin Policor Bit Pazar për procedurë të mëtutjeshme. Siç informoi…
Nga dita e sotme kanë filluar punimet për rikonstruimin e bulevardit përgjatë Bit Pazarit. Në këtë pjesë është i paraparë ndërtim i një taksi stacioni, rrugë për këmbësorë, hapësirë të gjelbërt dhe stacion ku do të mund të ndalen autobusët që do të bartin turistë për në Çarshinë e Vjetër, njoftojnë nga Komuna e Çairit.
Dy vjedhje të rënda nga hajna të panjohur në kishën e Kopancës dhe Radiovcës në Tetovë, janë paraqitur dje në polici. Vjedhja në kishën “Shën Nikolla” në Kopancë është paraqitur nga C.E.(74) nga ky fshat dhe sipas paraqitjes hajnat e panjohur nuk kanë arritur që me dhunë ta hapin derën hyrëse njashtu me dhunë e kanë hapur arkën metalike të vendosur në derë ku kanë vjedhur rreth 1500 den. Rasti i dytë për vjedhje të rëndë në kishën “Shën Atanasij” në fshatin Radiovce në Tetovë dje është paraqitur në polici në orën 18 nga ana e T.M.(66). Në këtë rast hajnat kanë vjedhur…
Trup i një gruaje të pa jetë identiteti i të cilës është i panjohur qëndron para Reptilit në Lagjen Butel 1. Njohuritë e para nga dëshmitarët okular thonë se gruaja ka vdekur në atë vend, mëson Koha. Më tepër informacione pritet të bëhen pasi të kryhet ekspertiza ligjore.
Partia VMRO Popullore e përkujton opinionin se çysh në vitin 2011 kur askush nuk e ka menduar të kërkon ndonjë ndryshim, ata dërguan iniciativë për ndryshim të modelit zgjedhorë, transmeton Zhurnal. “Jemi shumë të bindur se vetëm me ndryshim të ligjit për zgjedhje, gjegjësisht në vend të gjashtë njësive zgjedhore të ketë vetëm një njësi zgjedhore dhe do të kemi pluralizëm të vërtetë në Parlament dhe me këtë do të fitojmë demokratizim të shoqërisë maqedonase”, thonë nga VMRO-Popullore. Nga kjo parti gjithashtu propozojnë që të shfuqizohet pragu i kualifikimit për të hyrë në Kuvend si dhe të ndryshohen rregullat e…