Author: Adijat

Nesër, Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, do ta mbajë Mbledhjen nr. 16-të me temë: “Perspektiva franceze mbi ardhmërinë e BE-së”. Ambasadori i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Kristian Timonie, do të mbajë fjalim në këtë mbledhje. Në mbledhje fjalim do të ketë edhe z. Iv Bertonçini, ekspert për çështje evropiane që njëherit është edhe kryetar i Lëvizjes Evropiane të Francës dhe nënkryetar i Lëvizjes Evropiane Ndërkombëtare. Ju ftojmë ta ndiqni këtë mbledhje si dimension i rëndësishëm i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Francës, në kontekst të zhvillimit të Bashkimit…

Lexo më Shumë

Jam në dispozicion për takim liderësh, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve a do të ketë takim liderësh me kërkesë të opozitës. Ai theksoi se që dje ka pasur informata se janë në dispozicion, por se për takim liderësh të gjithë pjesmarrësit duhet të jenë në vend, ndërkaq presidenti Ivanov është në Turqi, e Ministri i Punëve të Jashtmë është në Hagë. “Sot pas kësaj ngjarjeje jam i gatshëm të mbaj mbledhje me liderin e opozitës, nëse ai vlerëson se duhet të ketë. Ata kanë kërkuar takim liderësh, sidoqë të vendosin unë qëndroj në dispozicion, t’i…

Lexo më Shumë

Çmimet me pakicë të karburantit nga nesër do të rriten nga një në dy denarë. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjisë të miratuar sot, çmimi i Eurosuper BS-98 rritet me dy denarë për litër dhe do të jetë 73.50 denarë. Çmimi i EURODIESEL rritet nga një denar dhe do të jetë 63 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri rritet me 1.5 denarë dhe është 71.50. Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur gjithashtu me 2.1 denarë për litër. Çmimi i ri do të jetë 32,13 denarë për…

Lexo më Shumë

Ushqimi i besimtarëve gjatë muajit të agjërimit dallon nga ushqimi i përditshëm, prandaj është e nevojshme t’i kushtoni kujdes këshillave të mjekëve dhe të nutricionistëve, në mënyrë që organizmi të funksionojë pa probleme të mëdha gjatë agjërimit, porosisin ekspertët shëndetësorë. Duke ju rikujtuar që besimtarët myslimanë sivjet do të agjërojnë deri 18 orë në ditë, është e nevojshme që të konsumojnë ushqimin i cili tretet ngadalë, duke përfshirë edhe ushqimin i cili përmban pejza ushqyese. Të shmanget ushqimi kalorik Gjatë muajit të agjërimit rekomandohet ushqimi i pasur me vitamina, minerale dhe oligo-elemente. Të konsumoni sallatat e sezonit, pemët dhe perimet.…

Lexo më Shumë

Në këtë turne i cili u mbajt në fshatin Studeniçan të Shkupit, morën pjesë mbi 100 mundës nga vende të ndryshme, duke përfshirë Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën, Turqinë, Bullgarinë dhe Greqinë Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua turneu i 8-të tradicional i mundjes Etno Fest nën moton “Tradita vazhdon”, raporton Anadolu Agency (AA). Turneu organizohet nga Shoqata Qytetare për Arsim, Kulturë, Sport dhe Ekologji (AKSI), mbështetur nga Federata e Mundjes Turqi dhe Federata Botërore e Organizatave Ballkanike. Në këtë turne i cili u mbajt në fshatin Studeniçan të Shkupit, morën pjesë mbi 100 mundës nga vende të ndryshme, duke përfshirë…

Lexo më Shumë

Shtatë vjet më shumë se dhjetë shkolla na Manastir janë me xhiro llogari të bllokuara. Borxhi i përgjithshëm i arsimit të Manastirit është mbi 4,3 milionë euro. Disa vite me radhë nuk kanë paguar energji elektrike, ndërsa shkolla ekonomike tashmë shtatë vite po harxhon energji elektrike me hua. Tani nxënësit mbetën edhe pa transport falas, për shkak se institucionet kompetente nuk dëshirojnë që tu përsëritet “Transporter”. Kryetarja e Komunës së Manastirit, akuzoi se qeveria e mëparshme këtë problem nga viti 2012, vazhdimisht e kanë injoruar. “Gjatë qeverisjes suaj, kur i sollëm shkollat në gjunj, tani po përballemi me borxh prej…

Lexo më Shumë

Niveli i Liqenit të Ohrit është 23 centimetra mbi nivelin e lejuar maksimal, ndërsa niveli i liqenit të Dojranit tre centimetra. Sipas matjeve të sotme hidrologjike, nivelet e lumenjve nuk shënojnë ndryshime. Disa janë më të ulëta, ndërsa disa për një numër të caktuar të centimetrave  më të larta se mesatarja për majin.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë pune në Mbretërinë e Holandës. Dimitrov do të realizojë takime me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Bllok, i cili e mori detyrën në mars të këtij viti, njoftoi MPJ. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë do të takohet edhe me Martijn Lukasen, këshilltar për çështje të BE-së të kryeministrit të Holandës, me drejtorin e përgjithshëm për çështje evropian pranë MPJ-së, Matijs van der Plas, si dhe me sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Vin Gerts. Dimitrov…

Lexo më Shumë

umri i turistëve në Maqedoni në periudhën janar – mars të vitit 2018 është rritur për 17,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, ndërsa i bujtjeve për 17,7 për qind, tregon statistika. Rritje e numrit të turistëve për 25,1 për qind është evidentuar edhe në mars të këtij vitit në krahasim me periudhën e njëjtë nga vitit i kaluar, si dhe i bujtjeve për 18,7 për qind. Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, numri i turistëve në mars të vitit 2018 arrin 53,836, ndërsa numri i bujtjeve 108.638. Numri i turistëve vendor në mars të…

Lexo më Shumë

Në vitin 2017 me gjithsej 2.496 taksi kanë lëvizur 31.182.000 udhëtarë nga të cilët 28.278.000 në qytet dhe 2.904.000 në transportin ndërurban. Me të njëjtin numër të automjeteve janë realizuar gjithsej 85.776.000 kilometra nga të cilët 72.401.000 në qytet dhe 10.375.000 në transportin ndërurban. Sipas Entit Shtetëror Statistikor, me hulumtimin për transport me taksi janë përfshirë 2.496 automjete nga 217 njësi raportuese.

Lexo më Shumë

Fatmir Etemi dhe Vanço Çifliganec janë propozuar për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës të Bankës komerciale- SHA Shkup, kanë njoftuar nga banka. Etemi është pronar i Shoqatës për hotelieri dhe tregti “ZSF- Kom Dooel” eksport import -Shkup dhe është biznesmen i njohur, ish deputet dhe bartës i funksioneve partiake të partisë për Prosporitet Demokratik të Shqiptarëve në Maqedoni – Partia Demokratike Popullore (PPDSH-PDP), njofton Medial.mk. Etemi ka qenë edhe anëtar i Këshillit drejtues të Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe anëtar i Këshillit të Fondacionit për zhvillim të ndërmarrjeve të Maqedonisë. Sipas bankës ai tani për tani nuk ka aksione në…

Lexo më Shumë