Author: Adijat

Ndihma sociale në Maqedoni për familjet në nevojë, për një muaj është 1700 denarë, ndërsa shporta e konsumatorit e përpiluar për herë të fundit nga Enti i statistikës në vitin 2015, e cila duhet të kënaq nevojat e një familje katërantarëshe për një muaj, është mbi 30 mijë denarë. Ndihmë sociale marrin familjet të cilat nuk janë në gjendje të sigurojnë të ardhura minimale për mbulimin e shpenzimeve elementare të jetesës, siç janë shpenzimet e banimit, ushqimit dhe të veshmbathjes. Një ndër rastet e shumëta në vend me gjendje të rënduar ekonomike, është edhe familja e Remzi dhe Mihane Abazit,…

Lexo më Shumë

Përfaqësues nga ndërmarrjeve së hekurudhave të Maqedonisë dhe Bullgarisë sot në Shkup do të bisedojnë për ndërtimin hekurudhës pjesës e korridorit 8 çka i lidhën këto dy shtete. Takimi do të mbahet në hapësirat e ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Maqedonisë”, ndërsa aty do të marr pjesë edhe drejtori i HM Infrastrukturës, Irfan Asani dhe drejtori i hekurudhave të Maqedonisë, Krasmir Papukçiski.

Lexo më Shumë

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos ka përsëritur qëndrimin se marrëveshja eventuale për emrin do të duhet të garantojë eliminimin e irredentizmit, pasi sipas tij “Greqia nuk mund të tolerojë të ekzistojnë tensione irredentiste dhe shkelje të historisë.” Megjithatë për Athinën sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë më të rëndësishmet. Edhe lideri i opozitës greke Micotakis tha se marrëveshja e mundshme duhet të përfshijë ndryshimet kushtetuese dhe një emër për të gjitha përdorimet respektivisht erga omnes. Fqinji ynë duhet ta ndryshojë Kushtetutën, pasi Kushtetuta e saj sot përmban emër të papranueshëm. Ajo duhet të ndryshojë. Ky ndryshim në Kushtetutë është parakusht kryesor dhe…

Lexo më Shumë

Pala e akuzës kërkon dënimin e Nikolla Gruevskit dhe Gjoko Popovskit, në lidhje me lëndën e PSP-së, “Tanku”, respektivisht për blerjen e Mercedesit prej rreth 600 mijë eurove. Në vitin 2011 Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka sjellë vendim për blerje të një veture që do të kushtonte më së shumti 243.000 euro për shkak buxhetit të varfër të Ministrisë, por me ndikimin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili ka kërkuar veturë luksoze, ish-ministrja Gordana Jankulovska ka nënshkruar vendim për furnizim të veturës prej rreth 600.000 eurove. Kështu prokurori i Prokurorisë Speciale Publike i filloi fjalët përfundimtare të rastit…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2172259819481525/ Deputetët e partive në pushtet kërkojnë të shtojnë edhe një shpërblim shtetëror me emrin “22 Nëntori”, për nder të ditës së Alfabetit Shqip, i cili do të mund t’u ndahet politikanëve dhe njerëzve të shkencës edhëe kulturës për arritje të veçanta në fushën e bashkëjetesës ndëretnike. Vlera monetare e shpërblimit kap shifën e 5 rrogave mesatare, ndërsa të parët që mund të nominohen janë politikanët dhe më pas vijnë individ nga sfera kulturore dhe shoqërore. “Kontributin e dhënë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes qytetarëve që u takojnë etniteteve, religjioneve dhe kulturave të ndryshme”, thuhet…

Lexo më Shumë

Hajnat në Shkup dhe rrethinë çdo të katërtën orë e vjedhin nga një banesë. Kështu thotë statistika e fundit e Ministrisë për Punë të Brendshme, sipas të cilës, mesatarisht gjashtë banesa (shtëpi) në Shkup, për çdo ditë janë në cakun e vjedhësve. Nëse deri dje organet e rendit në kryeqendër bastisjen më të madhe të banesave në Shkup e kanë regjistruar në Komunën Qendër, të dhënat e fundit tregojnë se primatin e muajve të parë të këtij viti e merr Komuna e Aerodromit, shkruan gazeta KOHA. Statistikat e fundit të publikuara nga MPB thonë se nga 1 janari i këtij…

Lexo më Shumë

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave Civile “No Pasaran” informon se në orën 12.30, para Gjykatës së Lartë në Shkup do të mbajë një protestë paqësore kundër “gjyqësorit kriminal dhe të korruptuar”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Shoqata “No Pasaran” do të lexojë publikisht emrat e 44 gjyqtarëve të Gjykatës Themelore 2 dhe Apelit, të cilët, në kundërshtim me Ligjin, kanë udhëhequr gjykime dhe kanë sjell vendime që kanë dëmtuar qytetarët. Në protestë do të kërkohet dorëheqja e personave përgjegjës dhe pranimin në Gjykatën e Lartë.

Lexo më Shumë

Maqedonia pritet që ta vazhdojë gjendjen e krizës në kufirin jugor të saj deri në fund të këtij viti, për shkak të rritjes së tentimeve për tranzitim të refugjatëve dhe migrantëve drejt Evropës. Propozim-vendimi për vazhdimin e gjendjes është në rend dite në Komisionin për mbrojtje dhe siguri. Ky propozim do të del në seancë plenare më 21 maj. Edhe Komisioni për arsim, shkencë dhe sport do të mblidhet sot, ku do të diskutohet për Propozim-ligjin për mbë

Lexo më Shumë

Besimtarët myslimanë kanë nisur sot ditën e parë të agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ndërkohë, mbrëmë besimtarët kudo që janë, përfshirë ata në vendet e Ballkanit falën namazin e teravisë së parë, raporton Anadolu Agency (AA). Namazi i teravisë është falur nëpër xhamitë e Shkupit, Tiranës, Prishtinës, si dhe në qytete të tjera të vendeve të Ballkanit me pjesëmarrjen e qindra besimtarëve. Në Xhaminë Mustafa Pasha në Shkup besimtarët të shumtë me lutjet e tyre falën namazin e teravisë, ndërsa xhamia ishte e mbushur plot. Një pjesë e besimtarëve e falën namazin në oborrin e xhamisë, ndërsa edhe…

Lexo më Shumë

“Demokracia që dërgon: Dhjetë vite pas shfrenimit të potencialeve të Ballkanit Perëndimor” është tema në të cilën kryeministri Zoran Zaev do të flasë sot në konferencën në Ohër, me çka do ta fillojë vizitën e tij në kryeqytetin e Bullgarisë, e cila nesër është nikoqire e Samitit BE – Ballkani Perëndimor. Konferenca në të cilën do të flasë kryeminsitri është në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer dhe organizatës tink-tank Qendra për studime demokratike dhe Fondit ballkanik evropian, si dhe të Samitit të liderëve dhe shefave të qeverive të Partisë së socialistëve evropianë (PES), ndërsa është pjesë e aktiviteteve të Zaevit…

Lexo më Shumë

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE sot përmes një komunikate me shkrim edhe njëherë ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë. VMRO-DPMNE paralajmëron se Maqedonia nën udhëheqjen e LSDM-së, me hapa të shpejta ka marrë rrugën e bankrotit, transmeton Zhurnal. “Ministria e finansave mbrëm morri borxh mbi 16 milion euro, ky është borxhi i dytë mbrenda muajit maj, edhe pse javën e kaluar qeveria huazoi 9 milion euro. Huamarrja e pacaktuar, ka bërë që borxhi publik të kaloj shumën mbi 5 miliard euro, përkundër borxhit shtetror që është 4 miliardë. Vetëm në tre muajt e para të vitit borxhi i ri…

Lexo më Shumë

Deri në  bisedimet e tanishme me fqinjtë ka përparime të theksuara, por ende nuk është afër arritja për një marrëveshje mes dy palëve, tha Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Xanakopoulos. Xanakopoulos thekson se mbetet një rrugë e gjatë deri te arritja e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet të dy palëve. Sipas tij, Qeveria greke vazhdon me  vendosmëri  të mbrojë linjën kombëtare për një emër të përbërë, që do të vlej për të gjithë, që si parakusht e ka edhe rishikimin e Kushtetutës.

Lexo më Shumë