Author: almakos

Erhan ADEMI Zëri i ndërgjegjes buron prej aty kur njeriu fillon revolucionin shpirtëror dhe synon ndryshimin e një shoqërie që të ndalojë padrejtsitë.  Në Maqedoni vitet  e fundit jemi përballur me një diktaturë, e cila ka kufizuar zhvillimin e një rinie të shëndoshë duke ua instaluar sistemin partiak, që do të thotë nuk je në parti nuk ke asgjë, kurse nëse je në parti ke çdo gjë! Rinia duhet të zgjohet nga ky gjumë shumëvjeçar dhe ta ngre zërin, duke i thënë stop kësaj diktature që na shpie prapa, me çka duket se jetët tona janë bërë peng me 12…

Lexo më Shumë

Më të shumtët e banorëve lidheshin me martirët e Luftës së Dytë Botërore kundër fashistëve, pastaj ishin oficerët pa grada, nëpunësit e administratës së lartë, të afërmit e njerëzve me pozitë ishin më të rëndomët, sigurimsat jo më të paktë dhe kjo justifikohej me të qenin shumë afër Bllokut. Tek-tuk banonin edhe punëtorë, por këta vetëm nëse do kishin merita të veçanta socializmi. … Në mesin e viteve ’70, e përshkonte ndonjëherë në të rrallë, në xhirot e tij mbrëmësore, vetë Enver Hoxha. E mbaj mënd vetëm një herë. I rëndë, me një palë syze të errëta, e me pallton…

Lexo më Shumë

Shteti i se drejtës- obligim i yni             Ka kohë që analistë e pacifistë të ndryshëm nuk ngurojnë të thonë: “Pavarësia e Kosovës është Projekt i ndërkombëtarëve”. Me ketë mënyrë të menduarit, jo vetëm që mohohet përpjekja shekullore e popullit tonë për liri, për gjuhë e komb, për shtet e bashkim kombëtar, por, janë duke e mohuar edhe përgjegjësinë dhe obligimin tonë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, shtetin e zhvilluar e të mirëqenies dhe shtetin e dijes e të drejtësisë sociale. Ketë nuk mund ta na bëjnë të tjerët, sikur nuk na e bënë të tjerët as deri…

Lexo më Shumë

Çka na ndodhi këta pesëmbëdhjetë vite? 1.Na ndodhi shkelja e krenarisë dhe poshtërimi tejmasë i popullatës së këtuit, i cili tani 15 vite është shndërruar në sistem. Liderët shqiptarë mbyllën sytë edhe atëherë kur duhej më së shumti t’i kenë të çelë. Mbyllën veshët kur duhej më së shumti t’i kenë të hapur. Dikush vite me radhë instrumentalizoi nacionalizmin e vet, ndërkohë që liderët tanë tundjen e kokës e shndërruan në sport personal. Madje kokat e dirigjuara pohonin edhe djallëzimin tonë. Ato tundeshin horizontalisht kur bëhej fjalë për liri, drejtësi, barazi, begati e dinjitet, kurse vertikalisht për të kundërtat. Këso…

Lexo më Shumë

Bujar MISIMI Ngjajshmëria me karakteristikat e ujit i cili nuk ka ngjyrë, shije dhe arome duket se përvec financiarisht Hazbi Idrizin kryetarin e komunës së Bogoviës e tërheqin edhe nga aspekti i përputhshmërisë me  karaktrin e tij si një politikan që ka ndryshuar shumë parti pavarësisht ngjyrave duke ushtruar më shumë pozicione që ja kanë nxjer shijen si politikan lokal me afat të skaduar. Në fshatin Bogovinë, uji për pije ështe kthyer në simbol të rezistencës për mbrojtjen e investimeve të kryera nga vet qytetarët kundër qeverisë lokale. Është situatë hipotetike që të jep një shpjegim të qartë se sa…

Lexo më Shumë

Të ikësh nga rreziku në vend se të ballafaqohesh me të, do të thotë të heqësh dorë nga besimi te Zoti, te njeriu, te vetvetja.. “Të heshtësh për gjërat që ndodhin rreth teje e të strukesh qosheve në kohët kur vendoset për fatin e përgjithshëm, pa dyshim se është qyqarllëk. Por, të rrezatosh qetësi në situata të ndera është diçka krejtësisht tjetër, është mënyra më e fuqishme për të dëshmuar se je në gjendje të mendosh esëll, të këshillosh, të ndikosh racionalisht mbi proceset…”. Kështu fliste dikur moti një profesor i imi mjekërbardhë tek sa po përpiqej të na e…

Lexo më Shumë

U përdorët besoj pa e ditur qëllimin e atyre që ju përdorën. Më erdhi keq për ju dhe m’u dhimbsët. Treguat se ende s’dini të ruheni prej djallëzisë së të pangopshmëve me pushtet dhe prej trabantëve të tyre në medie. Unë nuk jam i propozuar prej asnjë partie e as prej Opozitës për kryetar të ardhshëm të Kosovës. Dhe nuk jam i propozuar sepse edhe ata që u tha se më propozuan e dinë mirë se unë s’pranoj propozime për mandate të përkohshme politike. Për arsye se u mashtruat kështu harruat çka s’do të duhej të harronit: unë s’jam njeri…

Lexo më Shumë

Nuk e di se kush mund të na tregojë fundin e drejtimit për nga Beogradi të Qeverisë së Kosovës. Natyrisht që ekzistojnë në Kosovë ata njerëz që mund të na e tregojnë qëllimin e fundit të kësaj Qeverie. Por ata nuk i përkasin listës serbe. As ata nuk e dinë saktë. Grupi që e di këtë skaj të animit për nga Beogradi janë njerëzit që e mbajnë gjallë këtë Qeveri, sigurisht ata që mendojnë se ka filozofi rugoviane tek Isa Mustafa dhe ata që mendojnë se ka një dell çlirimtari te Hashim Thaçi. Nuk po mundohemi të bindim këta dy…

Lexo më Shumë

Struktura e përfaqësimit diplomatik në Gjenevë (në kuadër të OKB dhe organizatave të tjera ndërkombëtare) është tejet komplekse dhe specifike. Komplekse për shkak të përbërjes, peshës politike dhe shumëllojshmërisë së problematikave që trajtohen, dhe specifike, për shkak të karakterit operativ dhe nivelit të lakmueshëm profesional që disa agjenci të OKB e kerkojnë. Kjo fushë e diplomacisë, si një segment specifik i saj, deri tani ka qenë më pak në vëmendjen dhe kujdesin e strukturave përkatëse për përcjellje (MPJ-së), qëndrim jo vetëm i strukturave drejtuese të diplomacisë maqedonase, por të shumicës së vendeve. Me ndryshimet e thella në kuadrin marrëdhënieve ndërkombëtare…

Lexo më Shumë

Një doktrinë e të drejtave të njeriut meriton këtë emër, vetëm nëse të drejtat e deklaruara në të mund të vendosen apriori, me fjalë të tjera, si të drejta të justifikuara me arsyetim filozofik më shumë dhe jo nga mënyra se si punon një sistem specifik i ligjit. Në rrethana normale, një mosmarrëveshje mbi të drejtat është një lojë me shumën zero, në të cilën një parti fiton gjithçka dhe tjetra humb gjithçka. Nuk ka çmime ngushëllimi.  Për më tepër, doktrina e precedentit bën të mundur që vendimi gjykatës të mbushë një vrimë në çdo legjislacion të ndërtuar për të…

Lexo më Shumë

Politikanë, gota e rakisë, femrat dhe paratë ua kanë mpirë vetëdijen, mosni gota, femra e para, po bëhuni rrjedhë të lumenjve, liqeneve e detrave për popujt tuaj që edhe ata të dehen, freskohen e kënaqen nga këto begati natyrore, materiale e shpirtërore. Politikanë të dashur dal nga dalë do të vi e afrohet Minuti i Zgjedhjeve Parlamentare; e ju do të kërkoni që ky Minut i rahatisë suaj t’ju kthehet përsēri, por kurrë më nuk do të kthehet. Ky Minut nuk do t’ju pranojë më. E duke parë se nuk do t’ju pranojë, ju do t’i luteni përsëri, përsëri e…

Lexo më Shumë

Të shtunën, rreth 700 vetë demonstruan para Zyrës Kancelarore kundër “refugjatëve kriminelë”. Shumë prej tyre flisnin rusisht. Të dielën demonstratat vazhduan në qytete të tjera: vetëm në landin e Baden- Vyrttembergut policia numëroi rreth 3000 pjesëmarrës. Kjo sipas agjencive të lajmeve. Ata donin “të mbronin gratë dhe vajzat tona”, “cilësitë gjermane dhe të krishtera” ose edhe “kulturën gjermane”, shikoje të shkruar nëpër pllakata. Shkas për to qe përdhunimi i supozuar prej “refugjatëve” supozuar i një 13-vjeçareje me origjinë ruse. Mediet ruse përhapën njoftime horror për “aktin e turpshëm” dhe treguan madje edhe një video me përdhunuesin e supozuar. Budallallëku ishte…

Lexo më Shumë