Author: almakos

Me tridhjetepesë vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstemin Qyteti i Shkupit ka sjellë vendim për binjakëzimin me Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë dhe kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevën. Gjatë debateve u theksua se bashkëpunimi ndërmjet tri qyteteve do të sjellë punë dhe interesim më të madh mes vete. Sipas përfaqësuesve të BDI-së ky është një hap i rëndësishëm dhe sipas tyre kjo është njëëndërr e plotësuar, e cila ka filluar shtatë vjet më parë. ”Na lidhin shumë gjëra, jetojmë nëBallkan jemi shtete multikonfesionale multinacionale edhe unë mendoj që kemi çka të bashkëpunojmë në shumë sfera”, deklaroi Qemal Musliu, këshilltar…

Lexo më Shumë

Rishikimi i buxhetit 15 herë me radhë synon shkurtimin e projekteve në vendbanimet shqiptare, siç janë ujësjellesat, kanalizimet, rrugët, shkollat e kushtet tjera elementare për banim. Nga PDSH propozim rishikimin e buxhetit të qeverisë e quajnë një hiç të cilit i shtohet tallja se BDI në buxhetin  e shtetit ka projekte të përhershme. “Për vitin  e 8 me radhë në Buxhet planifikohen pak të holla për bibliotekën dhe teatrin e Tetovës, ujësjellësin Tetovë, Likovë e Zajaz, sheshin Skëndërbe dhe Kanalin e Haraçinës. Ka tetë vjet që kjo qeveri tallet shqiptarët duke premtuar se këto projekte do të përfundojnë. Ku janë…

Lexo më Shumë

Shkurtimi i fondeve IPA nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë është një realitet I hidhur, koston e të cilit do ta paguajnë fillimisht qytetarët dhe më pas edhe subjektet politike të cilët janë pjesë e keqmenaxhimit. Kështu vlerëson eksperti ekonomik Abdylmenaf Bexheti. Ai tha se këtë kosto përveç partive që janë në qeverisje do ta paguajë edhe opozita.  “Është një izolim faktik financiar për shkak të keqqeverisjeve të përgjithshme në Maqedoni, që është rezultat i absolvimit të gjitha aspekteve deri tani, përpjekjeve që i ka pasur midis institucioneve për të vetëdijesuar politik bërësit për një qasje serioze në mirë menaxhimin e…

Lexo më Shumë

Për një çast e imagjinojmë Shqipërinë e sotme njëqind e kusur vjeçare sikur të jetë një qënie. Po po një qënie e cila ndjen, nuhat, shikon dhe percepton. Kjo qënie ngjan ashtu e rrënuar, e shkatërruar, e sakatuar, dhe e goditur thellë në ndjenjat e saj. Shqipëria ngjan e tillë. Atdheu ynë ngjan se është qënie të cilën e kanë ndarë në katër pjesë të ndryshme. Trupin e saj e kanë shkatërruar dhe e kanë ndarë në katërsh. Çfarë bën një trup i tillë? Çfarë ndjen i lënë ashtu i sakatuar dhe i damkosur? Ky trup, trupi i atdheut nuk…

Lexo më Shumë

Aktivisti i çështjes kombëtare , njëherit bashkëvendasi i Ali Ahmeti , Fazli Veliut dhe Musa Xhaferit , Selam Bajrami përmes një letre të hapur i është drejtuar opoinionit duke shruar detaje nga e kaluara e tyre e ku mes të tjerash Aliun , Fazliun dhe Musën i quan si Tridem Psikopat  dhe si projekt i UDB -së.  Për më tepër mund ta lexoni letrën e shkruar nga Selam Bajrami . Përfundimin i letrës së hapur me datë 09. 01. 2016 me nëntitull “Ruski Rulet” e bëra për arsye që t`u jap kohë organeve kompetente për verifikimin e të dhënave në…

Lexo më Shumë

Nga Faruk Kaba* E dëgjova interpelancën e ministrit Haxhinasto në parlament për Rrugën e Arbërit. Një turp i vërtetë. Mbeta i shokuar! Vetëm kjo intervistë do të mjaftonte për t’i treguar vendin ministrit të Transporteve. Mbushur me të pavërteta dhe me elemente, që tregojnë se është në padijeni të çështjes ose krejt i papërgjegjshëm. Këtë e them me kompetencë të plotë, pasi pretendoj se e njoh më mirë se kushdo, ecurinë dhe zhvillimin e kësaj vepre të rëndësishme të infrastrukturës. Po i rendis kronologjikisht faktet: Ministri tha në interpelancën në Parlament se Rruga e Arbërit është filluar në vitin 2008.…

Lexo më Shumë

https://youtu.be/BVFKaDjzJt8 Përshëndetje të dashur dashamirë. lajTme për ju sërish kanë gdhirë. A sëmuret pylli, drunjtë apo ata që mbeten pa pyll? Si në qytet i zënë njerëzit me presh në dore? Në fshat me pelë për dore e këtu me fallxhore? Si i sheh disa qytetarë horoskopi i saj? Çka tha kurkushi se ka faj Ramushi e pse s’ju përgjigj askushi? Ku shkoi abolicioni pasi u tërhoq? Na ndiqni që të dini se kujt dhe çka i ka shku për dore?

Lexo më Shumë

Nga Bledi Kore Tashmë shtëpia e lindjes së korifeut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në Gjirokastër po shërben si një qendër e rëndësishme jo vetëm për vizitorët vendas dhe të huaj, por edhe për nxitjen e organizimeve artistike dhe kulturore. Shtëpia e restauruar plotësisht çeli dyert në 80-vjetorin e lindjes së Kadaresë. Në këtë sezon turistik ajo po shërben si muze për jetën dhe veprën e shkrimtarit të njohur, duke u vizituar nga banorë të Gjirokastrës, nxënës shkollash dhe të rinj si dhe  turistë të shumtë. Në mjediset e brendshme të shtëpisë “Shtëpia Kadare “ vazhdon të tërheqë gjithmonë e…

Lexo më Shumë

Nga Olsi Lelaj* Në librin “Antropologji e Kanunit” të autorit Nebi Bardhoshi, në fokusin e të cilit është e drejta zakonore ndër shqiptarë, ai debaton qoftë me teoricienët që kanë formuar korpusin e antropologjisë juridike botërore, gjithashtu edhe me studiuesit, të cilët i kanë dhënë formë etnografisë juridike, brenda kornizave të studimeve shqiptare apo albanologjike, shkruan Olsi Lelaj Mbi korpusin e të drejtës dokësore ndër shqiptarë është folur dhe shkruar shumë, si nga studiuesit e huaj ashtu edhe ata shqiptarë. Aktualisht, në publiken shqipfolëse mund të gjesh mjaft monografi, të cilat kanë si subjekt të tyren kanunin. Mirëpo ajo që…

Lexo më Shumë

Shkruan: Sefer Tahiri Maqedonia ka hyrë në krizën më të madhe politike pas vitit 2001. Kur mendohej se më në fund partia shqiptare në pushtet (BDI) u esëllua duke mos mbështetur 5 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve, pas rikthimit të Kuvendit të vjetër ata e miratuan papritmas një vendim absurd: deputetët e BDI-së, së bashku me ata të VMRO-DPMNE-së, e rikthyen qeverinë e vjetër, duke i larguar nga koalicioni në pushtet dy ministra dhe zëvendësministrat e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në opozitë, që u bënë pjesë e pushtetit pas publikimit të bombave të opozitës. Qeveria e gjerë kishte…

Lexo më Shumë