Policia mbrëmjen e djeshme është futur në shtëpinë e kryeshefit të Sektorit për Punë të Brendshme- Kumanovë, Stojançe Veliçkoviq, me urdhër të Prokurorisë Publike, nën dyshimin për veprën penale- krim zgjedhor, shoqërim kriminal, keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nga Prokuroria Publike kanë njoftuar se qëllimi i aksionit ka qenë gjetja e gjurmëve të veprës penale ose materialeve të rëndësishme për veprën penale dhe marrjen e tyre. “Janë marrë materiale që përmbajnë të dhëna në formë të shkruar dhe lëndë që përmbajnë materiale në formë elektronike në lidhje me veprat penale- Shoqërim kriminel nga neni 394 dhe Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe…
Author: almakos
Shqiptarët kanë të drejtë legjitime që të kërkojnë postin e kryeministrit për t’u ndjerë që janë qytetarë të barabartë të këtij vendi dhe faktor kyç i stabilitetit. Sipas analistit Ismet Ramadani, rezultati që kanë korrur partitë shqiptare në këto zgjedhjeve u lejon që të mos pranojnë asgjë më pak se kryeministër, duke e ditur se mund të mos kenë rast më të mirë ndonjëherë tjetër. “Po është e drejtë legjitime sepse kemi plot raste kur në situatat të tilla forca më e vogël politike kur ka rolin e çelësit mund të insistojë që ta marrë kryeministrin. Por, në këtë rast…
Rezultati i zgjedhjeve të 11 dhjetorit ishte i pritshëm për të ftuarit e emisionit të mbrëmshëm të emisionit Arena në Televizionin Shenja. Njohësit e rrethanave politike Mersim Maksuti dhe Arsim Sinani, vlerësojnë se situata politike në Maqedoni është një moment shumë interesant e sidomos në kampin shqiptar, pasi shqiptarët janë në pozicion që të vendosin për Qeverisjen e Maqedonisë. Sipas profesorit universitar, Mersim Maksuti, Bashkimi Demokratik për Integrim po hyn në një moment të ri politik, drejt humnerës dhe drejtë historisë, gjë që ai e sheh si përsëritje të asaj që ka ndodhur më herët me PPD-në dhe së fundmi…
Po behen 48 orë që rajoni i Studeniçanit është pa ujë të pijshëm, gjegjësisht Batinca Draçeva dhe Studeniçani. E gjithë kjo për shkak të shpërthimit të tubacionit kryesor të ujësjellësit në lumin Markova Reka që gjendet mes Batincës dhe Draçevës. SHENJA jozyrtarisht mëson se ekipet e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi, gjatë tërë natës së kaluar kanë punuar në gjetjen e problemit, ndërsa sonte do të punojnë në sanimin e dëmit që ka lënë pa një pjesë shumë të madhe të rajonit të Karshiakës. Sipas informacioneve jozyrtare, problemi pritet të sanohet deri nesër në mëngjes.
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami realizoi sot një takim me ambasadorin norvegjez Arne Sannes Bjornstad. Kasami tha që gjatë këtij takimi me ambasadorin Bjornstad, për të cilin tha që po qëndron në Beograd dhe po e mbulon edhe Maqedoninë, biseduan për situatën në të cilën gjendet për momentin vendi, nga përfundimi i zgjedhjeve si dhe mënyrat se si mund të dalë Maqedonia nga kjo krizë e thellë politike. “Biseduam për situatën aktuale në Maqedoni dhe për mundësitë për variantet e daljes nga kjo situatë, me qëllim që Maqedonia t’i rikthehet integrimit të saj euroatlantik. Ne treguam për qëndrimin tonë…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka afat qe deri sot pasdite ose më së voni nesër të shqyrtojë ankimimet për parregullsitë që i kanë parashtruar dje partitë politike. Në KSHZ kanë arritur 8 ankimime nga Lëvizja Besa dhe 8 nga LSDM-ja. Lëvizja Besa ka parashtruar ankimim për njësinë e 2 zgjedhore, ku sipas tyre, nëse pranohen ankimimet e tyre mund të merr edhe një mandat, të cilin sipas rezultateve preliminare e ka marrë VMRO DPMNE, ndërsa Besa pretendon se rezultatet janë sajuar dhe ky mandat i takon Lëvizjes Besa. Ndërkohë, LSDM-ja pret edhe një mandat plus në njësinë e 6 zgjedhore. KSHZ…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot se nuk ka qenë e informuar dhe e kyçur në planifikimin e aksionit të djeshëm në të cilën është kryer bastisje në shtëpinë e kryeshefit të SPB Kumanovë S.V. “Aksioni në të cilin është kryetar kontroll në shtëpinë e kryeshefit të SPB Kumanovë S.V. është zhvilluar me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake dhe zbatuar nga ana e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në kuadër të procedurës prahetimore, pa informim dhe planifikim nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në komunikatën. Ata kanë bërë…
Ambasada e SHBA-së në Shkup ka reaguar në shkrimet e një pjese të mediave të cilat raportuan se ambasadori Xhejs Bejli është përzier në punët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ata thonë se janë të brengosur në lidhje me këto dezinformata. “Me shqetësim po i përcjellim këto raportime jo të sakte, të cilat pohojnë se ambasadori amerikan po përzihet në punën e KSHZ-së. Kjo nuk është koha për publikim të lajmeve të rrejshme. Ambasadori i SHBA-së nuk është takuar me përfaqësues të KSHZ-së, nuk e ka vizituar KSHZ-në e as që ka intervenuar te ndonjë anëtarë i KSHZ-së. SHBA i përkrah…
Në mesnatë skadoi afati për parashtrimin e ankimimeve për procedurën për përmbledhjen e rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Republikën e Maqedonisë. Paraprakisht, në orën 19 skadoi edhe afati për parashtrimin e ankimimeve deri në KSHZ për procedurën e votimit. Deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor kanë arritur edhe 16 ankimime dhe atë tetë nga bartësi i listës së kandidatëve të Lëvizjes Besa dhe tetë nga bartësi i Listës së Koalicionit të udhëhequr nga LSDM. Një pjesë e ankimimeve kanë të bëjnë me procedurën e votimit, ndërsa një pjesë ka të bëjë me procedurën e mbledhjes dhe…
Dhjetëra qytetarë të Kumanovës, kryesisht simpatizantë të LSDM-së, si shenjë revolte ndaj arrestimit të kryeshefit të policisë janë tubuar para shtëpisë së tij. “Është proces i montuar nga kryeprokurori Marko Zvërlevski dhe Mitko Cavkov. Ju lutem të shpërndaheni që njësiti special të mund të dalë nga shtëpia ime. Nuk do të arrestohem”, porositi Veliçkoviq masën e qytetarëve që ishin tubuar para shtëpisë së tij, për të mos lejuar arrestimin e tij. Dyshohet se bastisja ka të bëjë me dyshime për parregullsi zgjedhore. ___________________________________________________________ Njësite policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e një zyrtari të lartë nga Ministrinë e Brendshme në…
Njësite policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e një zyrtari të lartë nga Ministrinë e Brendshme në Kumanovë. Sipas burimeve, bëhet fjalë për shefin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Kumanovë, Millanço Veliçkoviq. Veliçkoviq në këtë funksion është emëruar nga ministri Oliver Spasovski.
Pas konferencës së Zoran Zaevit ku ju bën thirrje partive shqiptare për bojkot të Nikolla Gruevskit, menjëherë ka reaguar VMRO-DPMNE-ja nëpërmjet Vllatko Gjorçevit. Në konferencën për media, Gjorçev ishte decid se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve i cili ka vendosur që ti kryesojë partia e tij. Funksionari i VMRO DPMNE-së tha se Zaevi nuk mund të vendos se kush do ta formojë Qeverinë por qytetarët që kanë votuar. Sipas tij, Zaevi është duke luajtur rol të rrezikshëm duke e shtyrë Maqedoninë në një skenar mjaft të rrezikshëm i cili vetëm do ta zvarrisë krizën politike edhe më tej. Vllatko…